Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njoftoi subjektet se afati i fundit për dorëzimin e bilanceve është data 2 gusht, pasi 31 korriku, data zyrtare bie e shtunë. Sipas njoftimit të QKB-së: Referuar Ligjit nr. 9723/2007, depozitimi i pasqyrave financiare vjetore për subjektet të cilat mbartin detyrimin për publikimin e tyre, duhet të depozitohet brenda dates 31.07.2021, në të kundërt mosdepozitimi i tyre brenda afatit përbën kundërvajtje administrative. Ndërkohë, referuar në nenin 56, pika 4 e Kodit te Procedures Administrative, “të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e…
Author: tirana
Ky është momenti kur një grua u përpoq që të përplaste me makinë një burrë në mes të rrugës. Madje nuk tentoi vetëm një herë, por plot tre herë, gjatë një shpërthimi të dhunshëm. Burri dhe gruaja, ku sipas rrjeteve sociale ata janë çift, u panë fillimisht duke u grindur në mes të një rruge banimi Në Baltimore, Maryland. Video e publikuar nga mediat e huaja tregon burrin që nxjerr nga bagazhi i një makine të gjitha sendet që ishin në të. Në ato momente, gruaja që ishte shofere ec pas dhe për pak sa nuk e përplasi atë. Pas…
Armin Laschet, i përfolur si pasardhësi i Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë ka kërkuar falje publike pasi ka pranuar se ka kryer plagjiaturë. Bëhet fjalë për një libër mbi emigracionin të cilin ai e shkroi në vitin 2019 dhe ku nuk ka deklaruar burimin e të dhënave. “Ishte padyshim një gabim për të cilin unë jam përgjegjës. Kjo është arsyeja pse unë dua të kërkoj falje”, u shpreh ai. Ndjesa publike e politikanit gjerman vjen pak javë përpara se kundërshtarja e tij për drejtimin e Gjermanisë, Analena Barbok, nga Partia e Gjelbër, pranoi se edhe ajo kishte kryer plagjiaturë…
Erion Braçe, zv.kryeministri i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale përsa i përketë transmetimit të ndeshjeve të huaja në televizionet shqiptare. Shumë media të ndryshme ditët e fundit kanë raportuar se Supersport ka humbur të drejtat e transmetimit të Serie A dhe La Liga, por deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Supersport rreth këtyre lajmeve. Duke parë këtë “tymnaj”, Braçe është ankuar se ku do të shikojnë sport ai dhe të gjithë shqiptarët. Siç flitet janë 4 platforma të ndryshme që mund të fitojnë të drejtat për të transfemtuar kampionate të…
Faqja zyrtare në rrjetet sociale e UEFA Europa League ka publikuar këtë të shtunë katër foto të stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pyet ndjekësit e vet se ku ndodhet ky stadium. Postimi është për të rikujtuar ndjekësit se në këtë stadium do të zhvillohet finalja e parë e Conference League më datën 25 maj të vitit që vjen. Faqja zyrtare e Uefa Europa League numëron plot 16 milionë e 258 mijë ndjekës, teksa të shumtë kanë qenë fansat që nuk kanë qenë të informuar se ky ndodhet ky stadium. Stadiumi “Air Albania” u inagurua në vitin 2019 në ndeshjen përballë…
Dy grupe kryesore obstetrike në Shtetet e Bashkuara kanë rekomanduar që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit. Kolegji amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve dhe Shoqëria për Shëndetësi të Nënave, thanë në një deklaratë të përbashkët se të dhënat e marra gjatë muajve të fundit nga dhjetëra-mijëra gra shtatzëna kanë treguar se përdorimi i vaksinave kundër COVID-19 është i sigurt. Infektimi me COVID-19 i vë gratë shtatzëna në rrezik të shtuar nga komplikimet e rënda, madje edhe vdekje. Por, vetëm 22 për qind e grave kanë marrë një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në të…
Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2021 janë shtuar 23 barna të reja që e çojnë ne 1191 listën e alternativave të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike. Në listë përfshihen barna të cilat trajtojnë dhe mbajë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare duke ofruar alternativa mjekimi bashkëkohore në mënyrë që të shmangin komplikacionet dhe të rrisin cilësinë e jetesës dhe jetëgjatësinë. Në listë janë përfshirë edhe barna inovative për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive,gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat…
Kur njerëzit përshkruajnë tiparet që ata duan në një partner romantik, sinqeriteti zakonisht vjen në krye të listës. Sidoqoftë, edhe pse duam partnerë që gjithmonë do të na tregojnë të vërtetën, shumë prej nesh fshehin gjëra në marrëdhëniet tona, veçanërisht për jetën seksuale. Pra, sa njerëz po mbajnë sekrete seksuale? Çfarë po fshehin? Dhe pse po e mbajnë këtë informacion nga partnerët e tyre? Një studim i fundit i botuar në revistën Sexuality & Culture u përpoq të zbulonte. Studiuesit anketuan 195 studentëpër sekretet e tyre seksuale. Pjesëmarrësit përfunduan një sondazh prej 39 pyetjesh në lidhje me numrin dhe llojin…
Australiania Jessica Fox nderoi vendin e saj me një medalje ari, të dhjetën në këtë edicion. Vajza 27-vjeçare, dominoi garën e kajakut në kategorinë K1. Por atletja, që ka fituar edhe dy medalje bronzi në Londër 2012 dhe Rio 2016, pak para garës që do ta përjetësonte në historinë e këtij sporti olimpik, ishte protagoniste edhe të një ngjarje të pazakontë. Mori një prezervativ nga një kit që çdo atlet ka në dispozicion, dhe e përdori për të izoluar defektin. Riparimi ishte shumë efektiv, dhe i dhuroi asaj medaljen e ëndërruar prej gjithë karrierës. Fox shpërndau videon e riparimit në…
Kreu i Unionit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni ka reaguar pas deklaratës së këngëtarit Kozma Dushi, i cili e cilësoi periudhën e komunizmit si kohë të arta dhe se në burg shkonin vetëm ata që bën gabime. “Nuk ishin kohë të vështira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert. Nëse ti bëje gabime shkoje në burg, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë në burg? Pse nuk u fut Tonin Tërshana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu?…
SHBA kërkon qartë që ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri që fillon punimet në shtator në Shqipëri. Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë liderin e tyre historik Berisha në grupin e tyre të ri parlamentar? Analistë të pavarur të Tiranës në opinione të mëparshme të dhëna për DW janë shprehur, se “fati politik i PD është ndarja e Bashës nga Berisha”.…
Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkon distancimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike pas kërkesës së ambasadores së SHBA ndaj Bashës që ai mos futet në parlament në shtator. I ftuar në një lidhje live në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Kadilli thotë se PD duhet të jetë e pastër dhe të shkëputet nga trashëgimia e saj, pasi nuk është vetëm krenari, pork a dhe problematika. Ai thotë se është koha që kryetari aktual i PD të mbajë qëndrim dhe përgjegjësi edhe pse sipas Kadillit, Basha dhe Berisha janë viktima të njëri-tjetrit. Kadilli shton se tashmë duhet një opozitë e re…