Author: tirana

Një aksident ka ndodhur darkën e sotme në Kamëz. Një automjet ka përplasur këmbësoren 62-vjeçare F.K. Kjo e fundit është dërguar në spital për t’u mjekuar. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 31.07.2021, në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin M. H., rreth 48 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen F. K., rreth 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Read More

DashiNëse dëshironi diçka në këtë ditë të parë të muajit gusht, do të gjeni mënyrën për ta bërë tuajën, edhe nëse disa prej personave me të cilët jetoni dhe punoni nuk duan ta keni. Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të jetë një ndihmesë e madhe. Demi Në 24 orët e ardhshme do të përjetoni lëkundje të mëdha në qetësinë tuaj familjare, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Fakti është se duhet të bëni disa ndryshime dhe rifreskim të gjërave. Po ashtu duhet të shtyni fort që të zgjidhni çështjet në mënyrë të qëndrueshme. Binjakët Me ndikimin e…

Read More

Rreth një orë më parë kanë mbërritur në Qamshli gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen ditën e nesërme në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Taulant Koplikaj. Ai ka publikuar foto të grave dhe të fëmijëve ndërsa mbërrinin në Kurdistanin Sirian. Në Qamishli u mbajt edhe një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë edhe Gledis Nano dhe Indrit Doda, numri një dhe dy i antiterrorit në Shqipëri. Kujtojmë se në Beirut të Libanit ka nisur operacioni i shpëtimit nga kampi famëkeq Al Hol dhe kthimit…

Read More

Policia franceze përdori sot gaz lotsjellës për të shpërndarë turma të mëdha protestuesish anti-vaksina, që demonstronin kundër skemës së pasaportave të qeverisë, me banderola ku shkruhej “Nuk jemi kavje laboratori”. Rreth 3,000 policë me veshje të rënda u përleshën me protestuesit në Paris për të tretën fundjavë radhazi që prej propozimit të pasaportës së vaksinës, shkruan britanikja “The Sun”. Policia përdori gjithashtu ujë me presion për të mbajtur larg mijëra protestues në bulevardin qendror Champs-Elysees dhe sheshin Place de la Bastille.Si në Paris dhe qytetet e tjera të mëdha mijëra protestues morën pjesë në manifestimet e organizuara nga grupime të…

Read More

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo. Organizatorët e Tokio 2020 thanë se dy sportistët kanë shkelur rregullat e vendosura kundër COVID-19.Ky është rasti i parë i përjashtimit të atletëve që prej se Olimpiada në Tokio nisi më 23 korrik, tha zëdhënësi i komitetit organizativ, Masanori Takaya. Një zyrtar nga Komiteti Olimpik i Gjeorgjisë, tha se nga Olimpiada janë përjashtuar dy medalistët e bronztë Vazha Margvelashvili, 27 vjeç and Lasha Shavdatuashvili, 29 vjeç. Ky zyrtar tha se dy xhudistët kishin dalë…

Read More

Disa prej shqiptarëve që janë të vendosur në kampet e ferrit në Siri nuk duan të riatdhesohen drejt Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuar Marc Ghorayeb, konsulli i Shqipërisë në Liban në një intervistë për Top Channel. Ai thotë se mes atyre që nuk duan të kthehen, është dhe Eva Dumani, motra e Endri Dumanit i cili u riatdhesua disa muaj më parë sëbashku me disa fëmijë dhe gra shqiptare. Konsulli u shpreh se më vonë do të publikojë dhe komunikimet që ka pasur me vajzën e mitur në kampe, teksa njoftoi për një operacion të katërt riatdhesimi. “Unë dua tu…

Read More

Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhërave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje, ndërsa ajo zonë rrezikohet nga zjarret, njoftojnë mediat vendase. Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit. Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja. Pamjet filmike tregojnë tymin dhe zjarrin që ka përfshirë një kodër afër bregut të detit. Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar mbrëmjen e së shtunës për zjarret që kanë “pushtuar” vendin. Në një postim në Facebook, Peleshi bën të ditur se aktualisht janë 8 vatra aktive ndërsa shton se strukturat përkatëse po punojnë për neutralizimin e tyre. Sipas ministrit, situata më kritike paraqitet në Karaburun, Shijak, Përmet e Fier. Peleshi u bën thirrje banorëve në zonat e përfshira që të tregohen të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore. “Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre.…

Read More

Një parashutist ka rënë nga lartësia teksa ishte duke fluturuar me një parashutë e cila duket se nuk funksionoi duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ngjarja ndodhi sot pasdite vonë në zonën e plazhit të Qerretit. I riu ishte hedhur me një parashutë dhe po fluturonte me pritshmërinë që pas disa minutash të ulej aty ku ishte planifikuar, por parashuta befas pësoi rënie të menjëhershme dhe personi në të ra duke u zhytur në det. Teksa panë të riun që u rrëzua me parashutë, disa pushues vrapuan që ta shpëtojnë dhe arritën ta bëjnë këtë.

Read More

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim me shefin e komisariatit të qytetit bregdetar, ku kanë biseduar për masat anticovid. Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë dha detajet nga takimi, ku bëri me dije se ata kanë kërkuar që muzika të lejohet deri në orën 24:00, ndërsa lokalet dhe restorantet të qëndrojnë hapur deri në orën 02:00 të mëngjesit. “Na kanë dhënë shpresa që kjo gjë shumë shpejt do të ndodhë. E ndjejmë të nevojshme këtë periudhë, ka një fluks të madh turistësh. Të shtyhet orari i punës të paktën deri në 2.…

Read More

Një denoncim për dhunë në familje në Pogradec është tërhequr sërish nga një shtetase pasi policia shoqëroi në komisariat të shoqin e saj. Në momentin që efektivët sollën në komisariat të bashkëshortin me iniciale D.Sh., gruaja e tij me iniciale E.S. që kishte bërë kallëzimin u konfliktua me policinë, madje duke e qëlluar me gurë. Ajo u kërkonte efektivëve që të lironin bashkëshortin pasi do e tërhqite kallëzimin e bërë për dhunë në familje. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues…

Read More

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku ishte punësuar. Ndërkohë në aksin Sarandë-Borsh u bë i mundur arrestimi i 37-vjeçarit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. A., 37 vjeç,…

Read More