Një grup aktivistësh që prezantohen si “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ushtrojnë oponencën e tyre në rrjetet sociale ku u përgjigjen qytetarëve, ndërsa ajo që bie në sy është gjuha skandaloze dhe ofenduese që përdorin në komentet e tyre. Ata kanë një organ zyrtar në Facebook me emrin “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare”, ndërsa replikat që bëjnë ndaj qytetarëve dhe gjuha e përdorur nuk ka asnjë lidhje me vlerat që mëton të përcjellë teatri. Më poshtë po përcjellim disa replika ku fjalori nuk ka as pak lidhje me artin dhe kulturën. Kujtojmë, se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit…
Author: tirana
Gazetari shqiptar i “Le iene” Taulant Kopliku ka publikuar në rrjetet sociale, historinë e njërës nga vajzat shqiptare brenda kampit të ferrit në Siri. Jasmina është vetëm 11 vjeç dhe mes lotësh tregon se ka shumë dëshirë që të kthehet në Shqipëri. Gazetari e pyet se përse është mërzitur dhe e vogla shton se dëshiron të kthehet në vendlindje ku ka të gjithë familjen dhe shoqet e saj. Pjesë nga biseda: Taulant Kopliku: Çfarë ke zemër, pse je mërzitur? Jasmina: Dua të shkoj në shtëpinë time, nuk dua të rri këtu Taulant Kopliku: Ne po bëjmë gjithçka që t’ju kthejmë…
Dje, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës ishte në Fier për shpërndarjen e certifikatave të tokës bujqësore. Duke u gjendur në një zonë me maxhorancë ortodokse, shumica e fermerëve të pranishëm kishin emra e mbiemra të ketij besimi: Vasil, Jorgji, Rama, Thanas, etj. I gjendur në situatën që po lexonte disa fermerë rresht me mbiemrin Rama, në një moment Lame shpërtheu: -Ore po sa Rama keni ju këtu? Ne një Ramë kemi në Tirane dhe po na bën rreshtore, na luajti mendsh!
Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3684 testime të kryera janë konfirmuar pozitive 45 raste të tjera. Ndërsa, humbje jete nuk ka pasur në 24 orët e fundit. Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamzë, Përmet, Peqin Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të…
Britanikët e vaksinuar kundër Covid 19 po raportojnë simptoma unike, të padëgjuara deri tani. Shërbimi shëndetësor në vend raporton se nëse keni tështima të vazhdueshme, e ndërkohë jeni vaksinuar, kjo mund të jetë një shenjë se jeni infektuar sërish. Tre simptomat e tjera që po mbizotërojnë tek personat e imunizuar por që preken sërish nga sëmundja janë dhimbja e fortë e kokës, hundët që rrjedhin dhe fyti i acaruar. Ato konsiderohen për çdo të buta krahasuar me simptomat e forta të virusit fillestar si temperatura e lartë dhe kolla e vazhdueshme ngacmuese. Ekspertët thonë se në total, ka rreth 20…
Postimet gjithnjë e më të rralla janë bërë shkak që të nisin thashethemet se Marina Vjollca mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. Pak javë më parë, Marina postoi një foto e veshur me një triko të gjerë, detaj që tërhoqi vëmendjen dhe menjëherë nisën spekulimet se është në pritje të ëmbël. Ajo që i ka shtuar dhe më shumë dyshimet është postimi i fundit i saj në Instagram, ku Marina ka falënderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen. “Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja. Ky status hedh më shumë dyshime që moderatorja ka shkruar këto…
Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për të siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit. Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është që duhet të pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra. Në mjekësinë popullore, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që shkaktojnë kancer, si antiseptik dhe…
Nxehtësia e verës na bën të djersitim më shumë. Dhe sa më shumë të djersitemi, aq më shumë ujë humbet trupi ynë. Nëse nuk e kompensojmë përmes konsumit të ujit, mund të rrezikojmë dehidratimin, informon albeu.com. Pyetja është sa ujë të pimë në orë tani që moti është kaq i nxehtë? Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë të pini një gotë ujë çdo 15-20 minuta, qoftë kur jeni në një vend të nxehtë apo në hije. Nëse nuk jeni aktiv, për shembull po qëndroni në një çadër plazhi, rekomandohet një gotë ujë çdo 20-30 minuta. Është e…
Kjo e shtunë e ka gjetur qytetin me një trafik të rënduar në pothuajse të gjitha rrugët dalëse të qytetit që të lidhin me jugun, edhe pse fundjava sapo ka nisur dhe kjo ka sjellë edhe problemet e para në qarkullim në qytetin e Vlorës. Shumë turistë janë nisur për pushimet e fundjavës dhe duke pasur parasysh se jemi vetëm një ditë para fillimit të gushtit, shumë pushues marrin lejet dhe shkojnë drejt jugut, gjë që bën që situata e trafikut të jetë problematike. Në Vlorë, policia rrugore është në të gjitha akset e pranishme, por megjithatë kjo është thuajse…
Policia ka ndëshkuar me një gjobë prej 1.000.000 lekë, pronarin e një lokali në Sarandë, i cili ushtronte veprimtarinë përtej orës policore. Ai gjithashtu u procedua penalisht. Policia e Vlorës njoftoi po ashtu se kanë rënë në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre për vjedhje dhe tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Njoftimi i policise: DVP Vlorë U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti. Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale. Në zbatim të planit…
Policia rrugore ka vijuar aksionet, në aksin Fier-Vlorë. Në vetëm 6 orë monitorim me radar, policia njofton se janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti…
Tropojë – Tre persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 43-vjeçar. Konkretisht mësohet se në kërkim janë shpallur, babi me dy djemtë si autorë të dyshuar, N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj. Njoftimi i policisë: Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babi me dy djemtë si autorë të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit; N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M.,…