Author: tirana

Lorela Lazaj drejtoreshë e Zonave të Mbrojtura ka folur në lidhje me situatën dhe vështirësitë që paraqiten në këtë mal dhe që kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri. Lazaj tha se përafërsisht llogaritet për një sipërfaqe deri në 500 ha që është dëmtuar nga zjarret kryesisht kullotë. ‘Situata është shumë kritike, në krahasim me ditën e djeshme ka një trend përmirësimi, jemi në ditën e 5 të zjarrit dhe e vetmja ndërhyrje është bërë nëpërmjet tokës. Sot janë gati 80 persona që janë shpërndarë në perimetrin e zjarrit dhe po mundohen që ta neutralizojnë ato. Po punojnë në kushte atmosferikë shumë…

Read More

Petro Koçi i përgjigjet kreut të Kadastrës, Artan Lame pasi ky i fundit deklaroi që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës, një përgjigje kjo që vinte pas akuzave të deputetit të zgjedhur Koçi. Në kundërpërgjigjen e tij Koçi thekson se “Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier”. Politika thekson Koçi nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni. “Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si…

Read More

Këngëtarja Aurela Hoxha së fundmi ka publikuar fotot e para me djalin e saj të porsaardhur në jetë ku konfirmoi lajmin për herë të parë, ditën e djeshme ajo publikoi një foto gjatë shtatzanisë. Kjo është hera e parë që këngëtarja publikoi foto me barkun e rrumbullakosur ku shfaqej gjysmë e zhveshur dhe gjoksin e ka të mbuluar me dorë. Modelja kishte zgjdhur emoji-n e një engjëlli për ta mbivendosur tek pjesa e barkut, duke iu referuar në këtë mënyrë djalit të saj.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dalë nga shtëpia pas zbulimit të skandalit seksual me sekretaren e tij, Martha. DailyMail publikoi disa foto të Matt Hancock që dërgonte valixhet dhe rrobat e tij në makinë, ndërsa i vetmi që e përcolli ishte qeni i familjes. Hancock, 42 ​​vjeç, mbante në kokë një kapelë bejsbolli dhe me një syze. Ndër kutitë, kishte dhe një aparat kafeje Nespresso, tek e cila shkruante: Delikate, mbajeni me kujdes!

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se Varianti Delta i COVID-19 është një rrezik për botën dhe duhet “shtypur” sa më shpejt para se të shtohen mutacione të tjera. Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë. Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë. Drejtori i emegjencave në OBSH-së, Michael Ryan tha se mutacioni Delta po evolon dhe se duhet të veprohet sa më shpejt për ta mposhtur atë. Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se “deri më…

Read More

Një pickim sado i vogël në dukje nga insektet apo nga ndonjë kafshë ujore nuk duhet neglizhuar kurrsesi pasi mund të provokojë reaksione të forta alergjike e deri në humbje jete. Dr. Violeta Dajçi mjeke dermatologe në shërbimin e dermatologjisë në QSUT thotë se gjatë muajit korrik ka pasur një shtim të ndjeshëm të reaksioneve alergjike të shkaktuara nga pickimet ku një pjesë e tyre kanë qenë urgjenca shëndetësore me komplikacione. Mjekja këshillon që sa herë të marrin rrugën drejt detit apo malit për të pushuar të kemi me vete edhe disa doza ultrakorten, medikament ky që vlerësohet nga ekspertët…

Read More

Partia demokratike ka reaguar sërish lidhur me katastrofën mjedisore në Fier, ku tymi nga djegia e mbeturinave është kthyer në një problem serioz për banorët. Nga Fieri, deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj tha se situata sot në Fier, është produkt i mafies së inceneratorëve, që në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, dhe në këmbim kanë dhënë vetëm këtë tym toksik që po detyron qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre. Deklarata e Partisë Demokratike: Është dita e 5-të që asistohet në një krim mjedisor, që asistohet në konsumimin e një krimi korruptiv…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë. Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese. “Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se është shumë i kënaqur me arritjet e sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në një lidhje direkte nga stadiumi ku edhe u hapën Lojërat Olimpike në Tokio, Veliaj tha se nuk e sheh si problem që të gjithë sportistët në këtë Olimpiadë janë të Sport Klub Tiranës dhe se ku është investuar për sportin i është parë hajri. “Izmiri ka vite që trajnohet, bashkë me kolegë të tjerë. Mbaroi garën Erkand Qerimaj, sapo përcollëm për në Tiranë Briken Çaljan. Me rekordin kombëtar dhe arritjet e tyre jam shumë i kënaqur. KOKSH ka…

Read More

Andrin Tahirai këshillon për kujdes të shtuar pasi shenjat e intoksikacioni mund të zgjasi deri në 10 ditë. Ndërkohë një prej faktorëve parandalues është patjetër higjiena e shtuar në ambientet e gatimit. Toksikologu apelon për qytetarët që të jenë vigjilent ndaj ushqimeve të konservuara që merren në supermarket dhe datës së skadencës. Mjeku toksikolog Andrin Tahiri ka dhënë një intervistë për Syri.tv ku është shprehur se ka një rritje të rasteve të helmimeve alimentare që sipas tij mbizotrojnë helmimet nga konsumi i ushqimeve fast fond dhe gjithashtu kur produkte janë jashtë afateve të përdorimit. Mjeku i QSUT u shpreh se…

Read More

Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dautin është ende në kërkim. Burime bëjnë me dije së pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka…

Read More