Author: tirana

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, ditën e sotme pritet një ulje e lehtë temperaturash, që do të variojnë në bregdet: 22 / 34 °C; në vendet e ulëta: 20 / 38 °C; ndërsa në vendet malore: 17 / 35 °C. Për shkak të temperaturave të larta në vend, pritet që të ketë rrezik të lartë për zjarre në Shkodër (jug-perëndim), Kukës (lindje), Lezhë (veri), Dibër (perëndim) dhe Durrës (lindje). Ndërkohë që era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare por do të shoqërohet edhe…

Read More

Pushimet në Tale të Lezhës kanë rezultuar fatale për nën-togerin Pavlin Rrasa i cili u mbyt ditën e djeshme në det. Për lajmin e hidhur ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili shprehet i hidhëruar për ndarjen e tij nga jeta. Peleshi shkruan se ai ndërroi jetë pasi pësoi një arrest kardiak ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij në raparin Ushtarak 1010. “I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta…

Read More

Një aksident i friksëhm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, në afërsi të televizionit Klan. Një mjet tip “BMW” që tentoi të futej në parakalim me shpejtësi shumë të lartë është përplasur me murin, duke u shkatërruar pothuajse i gjithë. Fatmirësisht nuk ka patur viktima, teksa mësohet se shoferi është nisur drejt spitalit. Nga përplasja kanë “fluturuar” në rrugë edhe gomat e BMW-së, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes punonjëseve të seksit në Elbasan. Për pasojë një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është goditur me sende të forta nga 23-vjeçare. 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një zënkë për territorin dhe klientët, dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë ai ushtrohet në disa zona të…

Read More

Disa turistë të huaj janë bllkuar në kanionet e Gjipesë. Njëri nga turistët ka dëmtuar këmbën, por fatmirësisht i është dhënë ndihma e parë. Patrulla e Policisë së kufirit në Dhërmi është duke ju dhënë ndihmë, ndërkohë që pritet ndihma mjekësore. Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar. “Në datë 30.07.2021 ora 17.00 pas një telefonate të mbërritur në sallën e Policisë së Rendit Himarë për disa shtetas që kishin ngecur në kanionet e Gjipesë, shërbimet e Policisë kufitare në Dhërmi, u organizuan për lokalizimin dhe më pas shpëtimin e tyre. Falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë e mundur nxjerrja e…

Read More

Ylli Manjani është shprehur se pas deklaratës së sotme të Yuri Kim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren. “Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund tu tregojë shqiptarëve se çduhet të bëjnë në vendin e tyre!”, shkruan Manjani. Postimi i Manjanit Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim. Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se çduhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar prerë se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Në një intervistë për OraNews me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se nuk e ka pyetur fare kryedemokratin Lulzim Basha dhe se as ky i fundit nuk i ka thënë asgjë. Beisha shtoi se vendimi i tij është ai që kanë vendosur qytetarët që e kanë votuar, të futet në Parlament, pavarësisht se ishte vetë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ajo që kërkoi të kundërtën e kësaj gjëje, sot. “Unë as nuk e kam pyetur dhe…

Read More

Blerina Vorpsi, drejtoreshë e Kurrikulave në Akademinë e Forcave të Armatosura tregon përparësitë që iu jep të rinjve studimi në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe kriteret për t’u bërë pjesë e kësaj akademie. Vorpsi tha se një nga arsyet pse të rinjtë zgjedhin studimet në Akademinë Ushtarake është punësimi i sigurt, pasi siç shpjegoi studentët që ditën e parë janë të punësuar dhe trajtohen me një pagë sipas ligjit tonë të karrierës së ushtarakut. Përveç kësaj, tha Vorpsi, përmes një kontrate të nënshkruar, ata kanë një punësim të sigurt të paktën edhe 6 vjet të tjera pas përfundimit të…

Read More

Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH). Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, sipas OBSH-së. “Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen“,…

Read More

Një 70-vjeçar, i cili besohej se kishte ndërruar jetë 45 vite më parë nga një aksident ajror është kthyer në shtëpi. Sajid Thungal u largua nga qyteti i tij i lindjes në Indi, në tetor të vitit 1976, për të fituar të ardhura për familjen. Ai udhëtoi drejt Gjirit Persik. Por gjatë fluturimit, një nga motorët e avionit u dëmtua dhe mori flakë, duke bërë që 95 persona të deklaroheshin të vdekur. Prindërit e Sajid, katër motrat dhe tre vëllezërit besonin se ai ishte në mesin e të vdekurve, por në realitet, ai udhëtoi për në Abu Dhabi, ku mori…

Read More

Një 42-vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar nga autoritetet vendase me akuzën e skllavërisë së punonjësve rumunë në biznesin e tij. Mediat shkruajnë se 42-vjeçari shqiptar Defrim Paci bashkë me një të huaj u dënuan pas një procesi të gjatë gjyqësor, pas akuzave se detyronin personat të punonin për ta, me pak para dhe në kushte shumë të vështira. Paci u dënua me 45 muaj burg. Ai bashkë me një të huaj kishte në pronësi një lavazh, ku dhe rekrutonin punonjës rumunë. Së bashku ata bënë të mundur që njerëzit nga Rumania të silleshin në Mbretërinë e Bashkuar për…

Read More