Mbrëmjen e kaluar një zjarr i madh ka shpërthyer midis zones së arbëreshëve që njihet si Piana degli Albanesi, në Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato. Pothuajse të gjitha shtëpitë u evakuan nga zjarrfikëset , ndërkohë që një helikopter ka punuar natën për shuarjen e zjarrit në zonë. “Ky është një zjarr unik. Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së flakëve”- thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth. Të gjitha ekipet e pyjeve dhe zjarrfikësve janë në veprim dhe kanë dërguar gjithashtu ekipe shtesë. Veprimi i zjarrvënësve së bashku me temperaturat…
Author: tirana
Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, që është përfshirë në një situatë shumë të vështirë. Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëruar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën 4 personave dhe disa pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin. Këtë situatë të frikshme e ka përjetuar edhe modeja Kejvina Kthella. Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin…
Ditën e sotme qeveria ka marrë vendimin që sipërfaqja e tokës ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Projekt/vendimi u miratua në mbledhjen e djeshme të qeverisë, e cila u drejtua zv/kryeministri Erion Braçe. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, është vendosur kalimi, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ndërkohë që…
Policia e Matit ka vënë në pranga një 47-vjeçar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë orëve të natës së 30 korrikut, ku një 13-vjeçar vrau veten aksidentalisht. Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin “Skëndërbeg”, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet për hapjen e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Në videon e publikuar në Facebook, Rama shkruan se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.
Shqipëria ashtu si shumë vende në botë e ka përqendruar vaksinimin masiv tek vaksina kineze Sinovac. Por varianti Delta dhe ritmet e larta të infektimeve kanë bërë që si në botë edhe te ne të diskutohet për një dozë të tretë përforcuese. Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha për Gazetasi.al se vaksina Coronavac ka qenë që në orgjinë më pak efektive se vaksinat e tjera. E rëndësishme sipas mjekut është se ne nuk kemi të dhëna se sa mbrojtëse janë vaksinat Coronavac për sëmundshërinë e rëndë. “Efikasiteti për çdo lloj vaksine ka rënë nga varianti Delta. Për pjesën e sëmundjes së…
Lei Kraja ishte e ftuar pasditen e djeshme në programin “Pushime On Top” për të rrëfyer më shumë për jetën e saj gjatë kësaj periudhe pushimesh, projektet e reja që ka në plan të risjellë në sezonin e ri, por ndau me publikun edhe angazhimin si aktore në ‘Portokalli’. Lei tha se nuk e gjeti veten tek aktrimi. Siç rrëfeu ajo, më shumë dëshirë do të kishte ta prezantonte spektaklin sesa të bënte role aty. Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një…
Burrë e grua janë arrestuar në fshatin Krajen të Lezhës, për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar Pjetër Kola dhe bashkëshortja e tij shtetasja Dava Kola, banues në Zejmen, pasi në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.
Policia e Durrësit në bashkëpunim më policinë e Lezhës kanë vënë në pranga 4 shtetas dhe kanë proceduar penalisht një tjetër. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se shtetasit janë ndaluar për vepra penale të ndryshme, përkatësisht A. V., 31 vjeç për vjedhje, A. V., 47 vjeç për dhunë në familje, M. K., 24 vjeç dhe E. B., 23 vjeç përmungesë të lejes së drejtimit. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet D. Q., 44 vjeç. Njoftimi i Policisë DVP Durrës Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.…
Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Në dokument shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor. Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi. Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës. Ndërsa prej datës 10 qershor ajo do të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm. Prej disa kohësh Vasjari ka qëndruar e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur në lidhje me akuzat e Petro Koçit në drejtim të Kadasrës së Fierit dhe ka kërkuar që politika të qëndrojë larg nga ky proces por të merret më drejtimin e vet. Ai është shprehur se e ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm pasi ka dy kategori dosjesh me probleme. Tek kategoria e parë hyjne gjobat dhe ‘futja e dorës në xhepin e tjetrit’ ndërsa në kategorinë e dytë janë problematikat e trashëguara, shit-blerja. Lame i ka bërë thirrje SPAK për ndihmë. Deklarata e plotë: ‘’Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa…
Shpejtësia në makinë i ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe. Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMË me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur. Si pasojë e përplasjes së fortë, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Triani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër…