Author: tirana

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Fikasit në Mullet. Policia njofton se një automjet që drejtohej nga L.R. është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe është larguar duke braktisur mjetin. Pasagjeri në këtë automjet, O.S. ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa po punohet për kapjen e shoferit. “Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur…

Read More

Pak ditë me parë Turjan Hysko dhe Orinda Huta u bekuan me një vajzë, që e pagëzuan me emrin Atara. Këto kohë ata i kanë qëndruar vogëlushes pranë dhe nuk janë ndarë për asnjë moment prej saj. Ndërkohë sot për herë të parë pas lindjes, Orinda ka zhvilluar një pyetësor të shkurtër me ndjekësit e saj. Përmes tij ajo ka zbuluar se gjatë kohës që ishte shtatzënë nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës, por Turjani ja ka bërë surprizë për ditëlindje. Gjithashtu Orinda ka publikuar dhe një foto, që duket se është shkëputur nga surpriza që Turi ka përgatitur…

Read More

Instagram ka zgjatur sekondazhin e”Reels” në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të krijojnë video më të gjata. Sipas njoftimit të kompanisë në “Twitter”, tani gjatësia maksimale e një videoje në “Reel” është 60 sekonda. Versioni i mëparshëm lejonte video deri në 15 sekonda, më pas u rrit në 30. Ndërkohë rivali i Instagram, Tik Tok i lejon përdoruesit të krijojnë video me gjatësi deri në 3 minuta. Një tjetër risi e Instagramit është mbrojtja ndaj përdoruesve adoleshentë nga mosha 16 vjeç ose më të vegjël, do të kenë një llogari private, pa mundur ta kthejnë në publike.

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ultimatumin që Yuri Kim i dha Lulzim Bashës për të mos lejuar futjen në Parlament të Sali Berishës. Postimi i Ngjelës Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën. Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan'”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën. E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të…

Read More

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka marrë miliona vota në historinë e tij si politikan gjatë jetës së tij. Berisha tha se vendimi non grata për të është i bazuar në raportet Blinken dhe në raportime e Edi Ramës dhe George Soros, për të një armik i demokracisë shqiptare dhe popullit tonë. Berisha: Janë miliona vota të shqiptare me shumë se çdo person tjetër në historinë e vendit. Nuk kam asgjë personale në raport partiak. Ku vendim është i bazuar në raportet Blinken dhe në raportime e Edi Ramës dhe George Soros, për…

Read More

Një autobus në autostradën gjermane midis Staakoë dhe Freiëalde është përmbyset sot, ku kanë mbetur të lënduar të paktën 19 persona, në drejtim të Berlinit. Raportohet se autobusi nga Serbia ka dalë nga rruga dhe u rrokullis në përpjekje për t’u kthyer në rrugë. Bild raporton se më shumë se 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në shpëtimin e të plagosurve. Në informacionet e para zyrtare thuhet se dy shoferë dhe një pasagjer kanë marrë lëndime të rënda. Sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë…

Read More

Dua Lipa është duke shijuar pushimet në jug të Shqipërisë me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe familjen e saj. Këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale ku herë pas her ka ndarë momente nga pushimet. Së fundmi ajo u shfaq në ‘Instagram’ duke pozuar në një jaht lukzos, e veshur në bikini. Përveç fansave, komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid nuk duhet humbur. “Ju dua” ka shkruar ajo duke iu referuar Duas dhe Anwar.

Read More

Prej vitesh, në Shqipëri ndodh një handikap i çuditshëm. Shumica e shkollave zbrazen nga viti në vit për shkak të rënies demografike, ndërsa në një grusht shkollash grumbullohen aq shumë nxënës duke krijuar shumë klasa paralele me mbingarkesë e turne të dyta, që u bënë tre e katër në kushte pandemie. Ndonëse ka një udhëzim që kërkon maksimalisht 33 nxënës për klasë, shpesh është anashkaluar. Shkolla në qendër të Tiranës tejkalojnë këtë numër, në një kohë që ato në periferi vuajnë për nxënës, duke lënë edhe mësues pa punë për shkak të mungesës së orëve. Pas rregullimeve të tre viteve…

Read More

Vuani nga hipertensioni dhe këto ditë të nxehta po përjetoni ndjesi të fikëti dhe dobësi trupore? Konsultohuni me mjekun pasi temperaturat e larta ndikojnë në luhatjen e vlerave të presionit të gjakut. “Për shkak të temperaturave shumë të larta që po kalojmë tani gjatë kësaj stine shumë të nxehtë , enët e gjakut, qoftë arteriet, qoftë venat zgjerohen së shumti. Kjo bën që trupi të humbasë më shumë lëngje dhe për këtë arsye pacientët hipertonikë në këto kushte përjetojnë vlera të ulëta të tensionit që shoqërohen me ndjenjën e të fikëtit, marrje mendsh apo dobësi trupore. Por, duhet pasur parasysh…

Read More

Kryeministri Edi Rama sugjeron bregdetin e Durrësit për të kaluar fundjavën. Me këngën në sfond ‘Ëaves’ dhe me pamjet mbresëlënëse që vijnë nga i gjithë rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake, Rama uron një pasdite të këndshme. Ndër të tjera kryeministri bën me dije se ky rrugëtim ka një gjatësi prej 11 km dhe të ofron mundësi edhe për hiking. Ndërkaq, vizituesit mund të shijojnë bukuritë natyrore e jo vetëm, mund të ndalojnë edh ene plazhet ranore e shkëmbore. “Pasdite të këndshme nga peizazhi që ofron rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake në një itinerar me…

Read More

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më parë, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale…

Read More