Fatbardh Kadilli ka reaguar pas takimit të diplomates amerikane Yuri Kim me kryetarin e selisë blu Lulzim Basha. Sipas Kadillit, është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. “Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara…
Author: tirana
Kënga më e re e Capital T “Buzëqeshje”, përveç komenteve pozitive, mori edhe kritika nga disa prej dëgjuesve që kanë vënë re se është fshirë kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit, ku edhe është xhiruar ky projekt muzikor. Artisti sqaroi menjëherë se ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni. Ai risolli në kujtesë edhe këngën e tij “Hitman” të publikuar 5 vite më parë duke shkruar se ka qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në gjithë Shqiptarinë dhe ndër të parët që ka xhiru nëpër kisha. Por, Capital…
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka dhënë paralajmërim kundër udhëtimit në ishujt jugorë të Egjeut të Greqisë, duke e përditësuar zonën në të kuqe të errët pasi ditët e fundit është raportuar rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19. Harta e udhëtimit e publikuar nga ECDC kategorizon ishujt në pesë nivele, në varësi të situatës pandemike, duke filluar nga zonat jeshile, ku norma e virulencës deri tek zonat e kuqe të errëta, ku numri i rasteve ditore është 500 ose më shumë. Tetë ishujt grek që janë një hap para izolimit Sistemi i vlerësimit gjithashtu përfshin…
Ndërkohë që kanë kaluar pak kohë nga përfundimi i edicionit të dytë të “Për’puthen”, Alban Dyrmishi, konkurrent në sezonin e parë të programit të dashurisë, na ka kthyer pak prapa në kohë. Ai ka postuar një story në Instagram ku rikujton puntatën e parë të emisionit. Albani është ndalur veçanërisht te opinionisti Olti Curri, dhe ka analizuar profesionalizmin e tij duke e krahasuar me atë të Arjan Konomit. Ish-konkurrenti thekson se Olti nuk u bë kurrë shokë me ta, ndryshe nga opionisti i edicionit të dytë të “Për’puthen” që në ca raste u bë edhe fans i tyre. “Puntata e…
Gazeta greke Protothema ka parë dosjen e plotë të përdhunimit të pastrueses shqiptare në Petralona përpara disa javësh. Raporti i prokurorisë detajon të gjithë ngjarjen kur agresori grek e sulmoi gruan 51 vjecare në apartamentin e tij, duke e dhunuar fizikisht e seksualisht. Në dosje është zbardhur biseda e tij telefonike me të ëmën, e cila e pyet se çfarë ka bërë e i thotë se e pret burgu. Burri përgjigjet se duhet ta kishte bërë këtë gjë shumë kohë më parë. “E di ti c`më kanë bërë shqiptarët mua? Më kërcënuan”, dëgjohet të thotë ai. Më tej, përpiqet ta…
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë nuk na i kanë kursyer fare fotot e videot nga momentet që kalojnë me njëri-tjetrin. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata e mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap dhe prej kohësh përveç Vlashentit, edhe Dojna po kujdesej për koncertin e partnerit, “Za Fest”. Këngëtari ka performuar mbrëmë në Shirokë dhe e para…
Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim). Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni: Pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson. Nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes. Fëmijët…
Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në…
George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it. Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë konsideruar ‘couple goals’. George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që e kanë bërë më të bukur jetën e çiftit. Mirëpo, akoma më të bukur do ta bëjnë edhe dy binjakët e tjerë që do t’i bashkohen shumë shpejt familjes. Amal është sërish në pritje të ëmbël siç kanë treguar miq pranë çiftit, që e kanë mësuar të parët lajmin. Madje, thuhet se ajo po pret sërish binjakë dhe çifti është në…
Erion Braçe, vetëm pak kohë nga deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim se “Do të ishte ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante barë, për hatër të një deputeti të saj”, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale. Zëvendës kryeministri thotë se Myzeqeja ka rritur çmimin e barit, duke ironizuar Bashën e Berishën, teksa ka nenvizuar se janë të bindur se partia ka zgjedhur barin e tyre. “Bujqit e Muzeqesë rritin çmimin e barit për sezonin e vjeshtës! Të bindur që partia ka zgjedhur barin e tyre! Sakrificë në fakt se bari për ta vlen dhe qumësht,…
Mbrëmë në mesnatë, ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna lançoi këngën e saj më të re në Youtube, të titulluar “Taka”. Veshja e saj në videoklip si personazhi ‘Cruella’ në filmin “101 Dalmatët” bëri zhurmë në media e rrjete sociale, ndërsa kënga po pritej me padurim e kuriozitet të madh. Mirëpo pas lançimit, komentet e fansave nuk ishin siç priteshin. Duket se kësaj here, reperja e shumë hiteve nuk i përmbushi pritshmëritë e ndjekësve të saj, të cilët u shprehën se kishin pritur më shumë prej saj. Një pjesë shkruanin se i mungonte Tayna e vjetër me tekstet e bukura dhe…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 37 raste të reja nga COVID, ndërsa nuk ka asnjë viktimë. Njoftimi COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4593 testime, 37 raste të reja, dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja…