Vala e nxehtësisë ka goditur rajonin ditët e fundit duke bërë që temperaturat të regjistrojnë vlera të larta. Meteorologu grek Klearchos Marousakis ka deklaruar se “fenomene të motit të dhunshëm” mund të pasojnë, si ajo që ndodhi në Evropën perëndimore dhe qendrore”. Marousakis u shpreh se kjo është ajo që ndodhi në Europën perëndimore dhe qendrore ku temperaturat e larta u pasuan nga reshje të forta shiu. “Nuk do të ishte surprizë nëse një sekuencë e tillë e fenomeneve të papritura të motit të ndodhin edhe në rajon”, deklaroi ai. “Ditët që do të pasojnë do të jenë të vështira…
Author: tirana
Një zjarr ka rënë në Kodrën e Shikajve në fshatin Shikaj të Kukësit. Sipas banorëve të zonës zjarri dyshohet se ra nga përplasja e telave elektrike nga era e fortë, ku për pasojë ka marrë flakë bari i thatë dhe më pas janë djegur edhe pyje. Mësohet se janë shkrumbuar rreth 3.5 ha livadhe dhe 2.5 ha pyll i fshatit. Zjarr si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dhe banesat e banorëve të fshatit Shikja, por pa depërtuar në to. Sipas banorëve zjarri ka rrethuar dy banesa, duke ju djegur bazën ushqimore bagëtive, vreshtat, pemët frutore etj. Për shuarjen…
Luana Vjollca përpos televizionit po vazhdon edhe muzikën duke publikuar këngë të reja dhe fansat prisnin me padurim koncertet. Mirëpo, Luana ka treguar se ka një arsye madhore pse nuk po mban koncerte, teksa i përgjigjej fansave të saj në mesazhet private që i dërgojnë në Instagram. “Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!!”, ka shkruar Luana.
Dehidratimi ndodh kur ju humbisni më shumë lëngje nga sa konsumoni dhe etja është sinjali paralajmërues që tregon se po filloni të dehidratoheni. Dehidratimi ndodh për shumë shkaqe, duke përfshirë nxehtësinë, ilaçet ose shqetësimet me tretjen. Si pasojë ju mund të ndiheni të trullosur, të etur, të lodhur, të keni probleme me fokusin ose të keni një gjendje të fikëti. Për fat të mirë, krahas konsumit të ujit , ka më shumë mënyra të tjera për t’u hidratuar, AgroËeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre. Supa Supa ka përmbajtje të lartë të ujit dhe elektroliteve, ky kombinim është…
Kreshnik Spahiu Gjysma e demokratve kanë lindur pas vitit 1990. Në injorancën e tyre, mardhëneiet e PD dhe SHBA lidhen vetëm me një foto të Sali Berishës dhe Presidentit Bush në Tiranë, ku i pari kaloi tangent pët të shpallur njohjen juridike të shtetit të Kosovës dhe s’mund ta shpallte as nga Italia, as nga Maqedonia dhe as nga Nje vend tjetër i rajonit. Ajo foto apo vizitë s’kishin aspak lidhje me amerikanizmin Berisha. Zerooooooo. George Ë Bush erdhi në Shqipëri për të deklaruar njohjen e Kosovës. Ai do e bënte njohjen e Kosovës në Tiranë, pavarësisht emrit që drejtonte…
Askush nuk kërkon asgje veç dashurisë, ditën e Shën Valentinit, por t’i shkosh të dashurës pa një dhuratë duhet të kesh shumë guxim. Përtej shakasë të zgjedhësh dhuratën ideale për të dashurën e zemrës mund të mos jetë e lehtë por yjet ju vijnë në ndihmë. Dashi: Një udhëtim (qoftë edhe një ditor). Si një shenjë zjarri, dashi është shumë aventurier dhe me një dhuratë të paparashikueshme nuk do të dështoni kurrë. Demi: Verë, parfum Demi është një shenjë e sofistikuar që pëlqen gjërat luksoze. Një parfum apo një verë e mirë do të ishin dhurata ideale. Binjakët: Bileta koncerti.…
Nga Fatos Hoxha* Shprehja e “famshme” është: “edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i shkelim”. Me këtë slogan në gojë, sypatrembur edhe krenarë, përfunduam në gropë dikur… Nuk e bëmë për parimet, as për dashurinë ndaj liderit, as se ishim të verbër. E bëmë se nuk ishim të lirë… Sot ambasadorja e SHBA na tregoi me gisht gropën ku po rrezikojmë të biem si PD dhe si demokratë, ngase vazhdojmë sypatrembur dhe krenarë, gjithnjë duke rrotulluar në gojë shprehjen “edhe bar do hamë…”. Ambasadorja na tregoi se gomarllëkun nuk po e bëjmë për të mbrojtur parimet, sepse parimet…
Arsenali para pak minutave zyrtarizoi transferimin e qendërmbrojtësit Ben White nga Brighton për 58 milionë euro. Ndërsa, fokusi i “Topçinjve” tani do të jetë ta bindin Granit Xhakën të qëndrojë në Londër. Sipas The Athletic, Arsenali i ka ofruar kontratë të re futbollistit me prejardhje kosovare, ndërsa bordi ka besim se do të arrijnë ta bindin. Xhaka ka gjetur dakordin me Romën për kushtet personale, megjithatë nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve. Trajneri i Romës, Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht Xhakën në kryeqytetin italian dhe pas paraqitjeve në Euro 2020, dëshira e tij për ta pasur në…
Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un duket tashmë më i dobët se kurrë pasi llogaritet se ka humbur të paktën 18 kg në peshë, duke shtuar spekulimet se mund të ketë kryer ndërhyrje në rripin gastrik. 37-vjeçari ka shtuar shumë kilogramë prej kohës kur erdhi në pushtet një dekadë më parë, deri sa mezi arrinte të merrte frymë me peshën rreth 130 kilogramë, shkruan britanikja The Sun. Inteligjenca e Koresë së Jugut komenton se Kim ka humbur shumë në peshë vitin e fundit, ndoshta rreth 18 kg që kur u zhduk disa muaj nga syri i publikut. Kim…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se do të ndajë Medaljen Presidenciale për “Sundim të Ligjit” për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Lidhur me këtë, Kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderon presidenten Osmani me anë të një video-mesazhi, duke konfirmuar partneritetin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën, madje dhe ndihmën që po i ofron dhe do i ofrojë në vazhdim lidhur dhe me luftën ndaj pandemisë së Covid. “Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”,…
Bes Kallaku dhe Jona Spahiu u kthyen brenda pak kohësh në dyshen e preferuar në ekranet shqiptare. Ata bashkëmoderuan emisionin më të ri të humorit “Kosherja” çdo të dielë gjatë këtij sezoni televiziv. Në ekran ata shafqën shumë kimi dhe dukej se marrëdhënia e tyre ishte shumë e mirë. Por, si ka qenë marrëdhënia e tyre dikur. Në një intervistë për “Living”, Jona ka treguar se me Besin, nuk kishte miqësi më parë. Ajo shtoi se ndonëse punonin në një televizion mezi përshëndeteshin në ambientet e tij kur shkëmbeheshin. “Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në…
Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare, Qendra Kombëtare e Biznesit u kujton të gjitha kompanive të depozitojnë brenda 31 korrikut bilancet vjetore, raportet e aktivitetit si dhe auditimet për të shmangur penalitetet. Qendra paralajmëron se, bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të…