Nëse kërkoni një lidhje që të zgjasë përgjithmonë, njihuni me këto shenja, pasi janë më të përkushtuarat në dashuri! Për to dashuria është diçka që duhet marrë seriozisht! Kur gjejnë dikë që e ngre zemrën e tyre peshë dhe zgjon ndjenja të vërteta e të forta, angazhohen me gjithë trupin dhe shpirtin duke u përpjekur vazhdimisht ta bëjnë marrëdhnien të funksionojë, gjithmonë me shumë respekt, reciprocitet dhe dashrui. Këto shenja kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie të qëndrueshme sepse investojnë të gjithë veten dhe e trajtojnë tjetrin si partneri i jetës, jo vetëm si një interes i përkohshëm. GaforrjaGaforret…
Author: tirana
Nga Sophia Deboick Babai themelues i Bashkimit Evropian, mund të fitojë së shpejti një aureolë hyjnore. Robert Schuman ishte burrështetasi francez i lindur në Luksemburg, që themeloi Këshillin e Evropës dhe ideoi planin e pasluftës për themelimin e një autoriteti të vetëm evropian të çelikut dhe qymyrit. Ai hodhi themelet për nënshkrimin e Traktatit të Romës në vitin 1957 dhe krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian vitin që pasoi. Ndërkohë, ai u zgjodh kryetari i parë i Parlamentit Evropian. Muajin e kaluar, Papa Françesku njohu “virtytet heroike” të Schuman, duke i dhuruar politikanit katolik titullin “I nderuar”, e para nga tre…
IGJEUM me anë të një postimi në rrjetet sociale sqaron se një erë e madhe me pluhur po vjen drejt vendit tonë nga shkretëtira e Saharasë. IGJEUM ka paralajmëruar se në 10 qarqe të vendit ka rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarrit, për shkak të temperaturave të larta. Parashikohet që në disa zona temperatura të shkojë mbi 40 gradë celcius. 10 qarqe të vendit parashikohen me rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve. Postimi: ‘ZJARRET NË PYJESot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një prononcim për TCH ka dhënë detaje për vizitën e tij në Bejrut për të marrë shqiptarët që kanë qenë peng në kampet e ISIS. Ekipi shqiptarë i përbërë nga Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama si dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit si dhe Kolonel Fauzi Shamaun zv. drejtor i sigurisë kombëtare libaneze krahu i djathtë i Gjeneral Abas Ibrahim drejtor i sigurisë kombëtare në Liban, ndodhen këto momente në zonën Al Hasaka në Sirinë Verilindore për të marrë 19 shtetasit shqiptarë. Ata fillimisht do të udhëtojnë drejt Damaskut e më…
Kastriot Hasalla ka pranuar autorësinë e vrasjes së kushëririt të tij Romeo Hasalla, në konfliktin që ndodhi 2 ditë më parë në Lushnje, ndërkohë që të plagosur mbetën edhe Laert, Emiljano dhe Shaip Hasalla. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy familjeve për një tokë bujqësore në Lushnje, ndërkohë që Kastriot Hasalla është vetëdorëzuar ditën e sotme, pas dy ditësh në arrati. Në një intervistë për Klan News, ai tha se nuk është dorëzuar fillimisht në polici pasi nuk ka patur besim te drejtësia, ndërkohë që kërkoi të lirohen nga burgu djali dhe vëllai i tij, pasi janë të pafajshëm.…
Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë. Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut. Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti. A është e ngrënshme lëkura e fikut? Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë. Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të…
Banorët e disa zonave të thella të Bulqizës duke nisur nga Gjorica e duke përfunduar në Ostren, kanë ankesa të shumta për kompaninë celulare ONE pasi kjo e fundit nuk i mbulon me sinjal të mjaftueshëm. Edhe pse paguajnë për paketat e ofertave, ata nuk kanë valë në celularët e tyre. “Këtu nuk ka valë fare, e as internet. Eshtë shumë dobët” thonë banorët. Detyrohen të ecin 30 minuta në këmbë për të gjetur valë në telefonat e tyre në mënyrë që të flasin me të afërmit e tyre. Qytetarët shpresojnë që ankesat e shumta për kompaninë One të marrin…
Nga Artan Hoxha / Dje, ambasadoresha amerikane ju tha shqiptarëve, me fraza ca më të shkoqura se zakonisht diplomatikisht, se i paskësh kërkuar Lulzim Bashës të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat me çeljen e sezonit të ri. Duket se linja zyrtare që qeveris aktualisht ShBA, pas shpalljes së ndalimit të hyrjes së Sali Berishës dhe familjes se tij në këtë vend, synon të arrijë një rezultat të ngjashëm me rastin e Tom Doshit, i cili, pasi fitoi betejën zgjedhore, me Amerikën zyrtare kundër, dha dorëheqjen edhe nga mandati parlamentar edhe nga kryesimi i partisë së vet. Lidhur me…
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 gusht. Në një konference për shtyp është bërë me dije se qytetarët mund të futen në restorante e klube nate vetëm nëse janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pra, për tu futur në bare e restorante qytetarët duhet të vërtetojnë që: 1- Janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës 2- Kanë kaluar koronavirusin 3- Test negativ PCR të 72 orëve të fundit 4- Test negativ antigen të 48 orëve të fundit Pronarët e…
Familjet shqiptare në kampin e ISIS po iu dorëzohen autoriteteve shqiptare. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj në vendin tonë. Ndërkohë që fytyrat e grave janë të mbuluara për arsye që gazetari nuk i ka bërë me dije, është treguar i kujdesshëm që të mos publikojë as emrat e tyre shqiptarë për t’u bërë me dije rikthimin e tyre familjeve në atdhe. Ndërkohë që as ministria e Jashtme, nuk ka…
Vetëdorëzohet në policinë e Lushnjës Kastriot Hasalla. Ai ishte në kërkim nga policia pas vrasjes së kushëririt të largët Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke. Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe nipi Marjus Hasalla. Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima…
Pas vendimit të marrë nga qeveria që e kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar dhe Aleanca për Teatrin. Aktivistja Adriana Kalaja tha se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave. “I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja mesditën e sotme. Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen disa javë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi…