Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes. Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat. Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore. Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen. Sugjerohet që një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është që të konsumoni ushqime me aftësi pastruese. Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive. Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili…
Author: tirana
Prokurori i Mantovës ka vendosur të hapë zyrtarisht një hetim për vdekjen e mjekut Giuseppe De Donno, ish-shefi i pulmonologjisë në spitalin Carlo Poma dhe babai i terapisë anti-Covid me plazmë hiperimune. De Donno u vetëvra duke u varur në shtëpinë e tij në Eremo di Curtatone. Hetuesit, të cilët tashmë kanë dëgjuar anëtarët e familjes dhe kanë sekuestruar celularët dhe kompjuterët e mjekut, duan të vlerësojnë çdo përgjegjësi të palës së tretë. “De Donno një hero” Ndërkohë, rreth pesëdhjetë demonstrues, të cilët u mblodhën në Piazza Fontana për të parën nga tre manifestimet e planifikuara në qendër të Milanos…
Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të nisë transmetimin më 3 shtator, ndërsa “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e pestë. Ndërkohë, para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin shumë. “Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë. Sezoni i pestë dhe…
Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, dy anëtarët e KLP-së, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat e tyre në këtë institucion, ndërsa nënkryetari Alfred Balla kishte të punësuar nipin. Konflikti i dyshuar i interesit në organin mbikëqyrës së prokurorisë iu…
Shkencëtarët e NASA kanë studiuar 17 vjet gravitetin e planetit tonë për të kuptuar se si po ndryshon cikli global i ujit. Shkalla me të cilën bimët dhe sipërfaqja e tokës lëshojnë lagështirë në ajër është rritur në një shkallë globale midis 2003 dhe 2019. Këto procese njihen së bashku si avullimi i frymëzimit dhe një studim i ri i NASA-s ka llogaritur rritjen e tij duke përdorur vëzhgime nga satelitët e gravitetit. Duke vlerësuar ndryshimin në masë të ujit midis oqeaneve dhe kontinenteve, studiuesit përcaktuan që shkalla e rritjes së avullimit të frymëmarrjes është deri në dy herë më…
Një stuhi e papritur ka përfshirë pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Ekspress shkruan se në Prishtinë kjo stuhi ishte e papritur, për shkak se temperaturat gjatë ditës së sotme në vend ishin përvëluese. Stuhia zgjati disa minuta gjatë të cilës një erë e furishme e shoqëruar nga shiu përfshiu Prishtinën. Gjithsesi stuhia nuk raportohet që të ketë shkaktuar dëme të mëdha. Meteorologët thanë se kjo stuhi nuk ishte parashikuar që të ndodhte. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë temperaturat…
Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor. Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdorur si një kullotë dimërore për dele dhe dhi; plazhet e vogla të bukura, më së shumti në anën perëndimore, dalin në lajme më së shumti si baza të fshehta për trafikantët e kanabisit ndërsa shumica e tyre janë të aksesueshme vetëm me varkë ose përmes një ecjeje të gjatë e të lodhshme. Ato kanë emra që ngjallin ndjenjën e misterit – njëri quhet Gramata, ose Gjiri i Shkrimeve, një tjetër është i njohur si Gjiri…
Një pjesë e mirë e vendeve evropiane kanë drejtim me rotacion të shtetit, ku përfshihen presidenti dhe kryeministri. Franca ka president të fortë si Turqia, kurse Gjermanja kryeministër të fortë si kancelarja aktuale Angela Merkel. Edhe Shqipëria ka këtë mënyrë qeverisjeje, kryeministër i fortë dhe president kryesisht honorifik. Por ka disa shtete evropiane që janë Mbretëri. Mes tyre Britania e Madhe, Belgjika, Spanja, Suedia, Holanda, si dhe principet si Luksemburgu dhe Lihtenshtejn. Shumë njerëz nuk e dinë se sa fitojnë anëtarët e familjeve mbretërore që nuk janë monarkë dhe vetë monarkët. Më poshtë gjeni disa prej tyre. Familja Mbretërore britanike…
Vëllai i Valentina Binakaj, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me vajzën e saj, Erlindën në aksidentin e së dielës në Kroaci ka folur pas ceremonisë së varrimit në Gjakovë. Ai për T7 tha se motra e tij, Valentina kishte vdekur në vend të ngjarjes ndërsa për mbesën e tij tha se paraprakisht nuk kishin njohuri por e kishin njohur përmes këpucëve të saj. “Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Rama është pyetur nëse është i keqardhur pse Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Pjesë nga intervista në Top Channel Jeni i keqardhur se Albin Kurti nuk është nesër me ju? Rama: Nuk kam koment për këtë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik. Pasditen e sotme, Rama së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë bërë një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit. Gjatë kësaj ecjeje ku ndodhet edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.
Për disa mashtrues, thonë që i ndihmon jo vetëm aftësia, por edhe kurajo dhe fati. Por ndonjë prej tyre, si L.N., qëlloi aq i guximshëm, sa në oborrin e komisariatit, brenda në polici u soll aq mirë me një oficer krimesh, sa që e bindi atë se ishte një pronar i zoti i një mobilerie. Por kurajo nuk e ndihmoi kësaj radhe, pasi sipas burimeve policore të Gazetasi.al, agjenti, kur e kuptoi në krye të disa muajve se ishte mashtruar, nga një person i cili më pas rezultoi se ishte mashtrues, i dënuar edhe më parë, hapi gojën dhe rrëfeu. Mashtruesi…