Sezoni ka mbaruar, por po luhet ende futboll sepse po zhvillohen Lojërat Olimpike. Argjentina barazoi me Spanjën sot me shifrat 1-1 dhe u eliminua nga kompeticioni. Natyrisht festë edhe në Brazil, që lumturohen më së shumti. Këtë e kanë treguar edhe vetë lojtarët e kombëtares braziliane në rrjetet sociale. “Pafshim vëllezër të vegjël”, shkruan Douglas Luiz në një foto të publikuar, ku shfaqen Matheus Cunha, Reinier dhe Richarlison, duke përshëndetur me dorë. Kjo festë vjen pas disa javësh kur Argjentina, me skuadrën e madhe fitoi ndaj Brazilit trofeun e Copa America në “Maracana”, shtëpinë e 5 herë kampionëve të botës.
Author: tirana
Për të marrë medalje në Olimpiadë nuk mjafton vetëm të kesh sportistë të zotë, por duhet të funksionojnë të gjitha hallkat. Mirëpo mjafton të shohësh se çfarë ndodhi sot me Briken Çaljen për të kuptuar se ne, Shqipëria pra, bën çudira edhe në sport. Briken Çalja, i cili u rendit i katërti në botë dhe humbi vendin në podium vetëm për një kilogram, nuk ishte i shoqëruar këtë kompeticion nga trajneri i tij Gerald Toska. Vendin e tij e kishte zënë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza. Imagjinoni pak që Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos kishin në Olimpiadë trajnerin…
Ministrja e Energjisë Belinda Balluku i ka tërhequr vëmendje pushtetit lokal për mbledhjen e pagesave të ujit. Teksa inspektoi ujësjellësin e ri në Rrogozhinë, Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor. “Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë…
Albumi të cilin Wu-Tang Clan shpenzoi 6 vjet për ta krijuar, i kushtoi 2 milionë dollarë Martin Shkrelit për ta blerë. Tani, është pikërisht ai që e nxjerr nga telashet shqiptarin më të urryer në SHBA. Sipërmarrësi mashtrues e nxori në shitje në e-bay albumin e papublikuar, dhe paratë e përftuara prej tij rezultuan të mjaftueshme për të mbyllur pjesën e mbetur të borxhit prej 7.4 milion dollarësh që i riu me origjinë shqiptare i kishte mbetur shtetit amerikan pas dënimit në vitin 2018. Albumi ishte i paketuar në një kuti argjendi dhe nikeli të punuar me dorë, e cila…
Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha foli ndër të tjera edhe për frikërat në jetën e saj. Lori tregoi se frika më e madhe dhe që nuk ka mundur ende ta tejkalojë është klaustrofobia. “Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia”, tha ajo duke vazhduar, “por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia”. Klaustrofobia është një fobi e situatës e shkaktuar nga një frikë iracionale dhe intensive e hapësirave të ngushta ose të mbushura me njerëz. Kjo është një nga fobitë më të zakonshme. Nëse përjetoni klaustrofobi, mund të ndiheni sikur keni një sulm paniku, edhe pse klaustrofobia…
Administrata tatimore ka paralajmëruar një përqasje të re lidhur me bizneset e dyshuara për evasion fiskal, fshehje të xhiros e të të ardhurave. Përmes një deklarate zyrtare ajo paralajmëron se fiskalizimi ka krijuar një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë, ka sjellë për Administratën Tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të thelluar të të dhënave tatimore, përfshirë këtu edhe kriteret e riskut. Referuar zhvillimeve të reja që sjell ky ligj, Administrata Tatimore ju bën me dije procedurat që do të ndiqen bazuar analizës…
Vjen reagimi i parë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndaj një grupi aktorësh, të cilët u paraqitën sot pranë këtij institucion, por nuk iu hap dera. Margariti dënon gjuhën e përdorur nga aktorët, të cilët pasi nuk u lejuan të futeshin për të dorëzuar një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për teatrin, iu drejtuan ministres me fjalët: “B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige”. Reagimi i plotë Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë…
Shtatë aeroplanë turq, prej të cilëve, 6 “luftëtarë” F-16 kanë fluturuar sot hapësirën ajrore greke. Autoritetet vendase kanë konstatuar 34 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare duke theksuar se dy prej tyre kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër, avionët grekë ishin në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo incidenti të mundshëm. Sipas GEETHA, avionët turq lëvizën në Egjeun Lindor, Qendror dhe Juglindor duke kryer shkelje të trafikut ajror grek.
Ato ofrojnë shumë proteina, acide yndyrore, minerale dhe vitamina të cilat plotësojnë shumë prej nevojave të organizmit. Ato mund të përdoren në gatime të ndryshme jo vetëm për të pasuruar shijen por edhe për të përmirësuar shëndetin. Ekspertët e AgroËeb.org kanë përpiluar listën e 6 farave më të rëndësishme që duhet t’i konsumojmë patjetër. Farat chia Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie. Ato janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë. Në 25g fara chia gjenden rreth 9g fibra. ndërkohë që…
Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell është takuar ditën e sotme me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Takimi është njoftuar nga ambasada e SHBA në Shqipëri. Në njoftim thuhet se Rockwell dhe Sadushi kanë biseduar në lidhje me mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri. Ambasada e SHBA thekson se mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë ndikim në jetën e qytetarëve shqiptarë. “Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të…
Meshkujt që shikojnë televizor për më shumë se 4 orë në ditë mund të rrisin konsiderueshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës, kanë zbuluar shkencëtarët. Ekspertët monitoruan 500 mijë britanikë për 6 vite, ku kanë zbuluar një lidhje të dukshme midis jetës sedentare dhe rrezikut përkancerin e zorrës. Rreziku më i madh është zbuluar tek meshkujt, sidomos ata që shikojnë shumë televizor. Shkencëtarët, nga Universiteti i Oksfordit, Kolegji Imperial i Londrës dhe Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Hulumtimin e Kancerit, zbuloi se meshkujt që ulen para televizorit për më shumë se 4 orë në ditë ishin 35%…
Kylian Mbappè ka komentuar fjalët në media për të ardhmen e tij, që sugjerojnë se ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën (i skadon në verë të vitit të ardhshëm) pasi dëshiron t’i bashkohet Realit të Madridit. Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit parisien, fenomeni francez tregoi një qëndrim krejtësisht të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se absolutisht nuk dëshiron të ndryshojë ambient. Në intervistë, në të cilën ai mori pjesë së bashku me shokun e sulmit, Neymar, Mbappè deklaroi: “Ëndrra ime e madhe është të jem në gjendje të fitoj Championsin me PSG, do të ishte diçka fantastike”.…