Author: tirana

Pas medaljes së argjendtë të fituar në Rio de Janeiro në vitin 2016, përfaqësuesja olimpike e Gjermanisë në futboll nuk ia del të kalojë fazën e grupeve në “Tokyo 2020”. Skuadra e drejtuar nga Stefan Kuntz u eliminua pas barazimit 1-1 kundër Bregut të Fildishtë, me skuadrën afrikane që u rendit e dyta në Grupin D pas Brazilit kryesues. Gjermania e mbylli në vendin e tretë, me një pikë më pak se Bregu i Fildishtë dhe tri më pak se Brazili. Humbja 4-2 kundër Brazilit në ndeshjen hapëse rezultoi vendimtare për eliminimin. Në të dytën erdhi fitorja 3-2 ndaj Arabisë…

Read More

Një grup kriminal është goditur në Spanjë nga autoritetet policore falë bashkëpunimit me një shqiptar. Autoritetet policore në Spanjë kanë goditur me sukses një grup kriminal atje, që merreshin me kultivim dhe shpërndarje të lëndës narkotike. Grupi prej gjashtë anëtarësh, merreshin me kultivim e shpërndarje të lëndës narkotike dhe gjithashtu dyshohen se kanë mbajtur peng një shqiptar, në një vilë në zonën e Valencias. Në hetimin e policisë, një rol kryesor ka luajtur shqiptari, që ka treguar detaje rreth veprimtarisë së grupit. Ai ka treguar se si arriti të arratisej nga rrëmbimi i tyre dhe të njoftonte autoritetet, se krahas…

Read More

Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” më në fund do të nisë transmetimin së shpejti. Së fundmi, “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e pestë. Sipas njoftimit të “Netflix”, sezoni i pestë do të jetë i ndarë në dy pjesë, që do e nisin transmetimin në kohë të ndryshme. Pjesa e parë do të nisë transmetimin në 3 shtator, ndërsa pjesa e dytë do të shfaqet në 3 dhjetor të këtij viti. Para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin dhe shumë. “Cfarë nisi…

Read More

Të enjten do të zhvillohet në Shkup forumi ekonomik “ Ballkani i bashkuar”. Kryeministri Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të zyrtarizojnë në takimin e tyre të radhës nismën për Shengenin Ballkanik që synon liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në pikat kufitare brenda rajonit tonë. Për këtë arsye në takimin e nesërm do të marrin pjesë dhe kryetarët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së këtyre 3 shteteve.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Pas takimit do të firmoset dhe marrëveshja e bashkëpunimit rajonal mes Vuçiçit dhe Zaevit, si dhe do të ketë një konferencë të…

Read More

Pas vizitës së Dua Lipës në Shqipëri, Besa Kokëdhima bëri një reagim në rrjete sociale, ku u shpreh shumë e revoltuar. Në një postim në Instagram Besa u shpreh se Dua u prit me lëvdata e kortezira, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj. Ajo theksoi se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël. Shumë e përkthyen deklaratën e saj si një reagim kundër Dua Lipës, ndaj Besa Kokëdhimës iu desh t’i sqaronte edhe njëherë fjalët e saj. Ajo theksoi se nuk ka asgjë me Dua Lipën, mdaj e…

Read More

“Gjithçka që ke” është romani më i shumëpritur i vitit. Por ky roman ka kohë që po vjen. Enkelejd Lamajnjihet nga të gjithë si shkrimtari i parë dhe i vetëm që sfidon lexuesin me tregimet dhe romanet e tij të frikshëm. Pas tre përmbledhjeve me tregime horror dhe dy romaneve, më i fundit “Ajo e errëta”, që tashmë është duke u kthyer edhe në filmin e parë horror shqiptar, Enkelejd Lamaj vjen me një roman thriller, i cili na rrëfen një histori ngjethëse, plot terror mizor e tension të lartë, që është sa e pabesueshme, aq edhe e errët dhe…

Read More

Editori i gazetes “Koha Jone” Nikollë Lesi vijon te analizoje zgjedhjet e 25 prillit, teksa ka bërë një shkrim ku zbulon historikun e përplasjeve PD-LSI gjatë zgjedhjeve elektorale. Ai shkruan në Koha Jonë se të dyja forcat politike punuan kundër njëra-tjetrës dhe se harruan përballjen me Ramën. Sipas tij, Meta kerkonte te behej kryeminister, Monika i kerkonte Bashes 30 deputete dhe nje portofol ministri, duke e trembur kreun e PD, aq sa te bashkepunonte me PS per te shkaterruar LSI-ne! Artikulli i plotë: Koalicioni mes PD dhe LSI para 25 prillit u firmos me festë e lule, me shtrëngim duarsh…

Read More

Jennifer Lopez shpëtoi paq pa u përballur me ish-të fejuarin e saj Alex Rodriguez, teksa mbërriti sot në Capri, të Italisë per pushime, me të dashurin “e përsëritur” Ben Affleck. Pasi festoi në fundjavë ditëlindjen e 52-të në Saint-Tropez të rivierës franceze, Jennifer e 48 vjeçari Ben, erdhën me mega-jahtin e tyre në Itali nga një port në Monaco. J-Lo dukej me një pamje “të lavdishme” në një komplet në të bardha, ndërsa bukuroshi i saj Ben, mbante bluzë dhe pantallona ngjyrë blu. Dyshja dukeshin vërtet si një çift në muajin e tyre të mjaltit, teksa shëtisnin në Capri duke…

Read More

OSHEE njofton qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme në disa zona të kryqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit energjia do të stakohet në këto zona: pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim” dhe rruga “Qazim Vathi”. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 29 korrik Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 29 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Qazim Vathi”.

Read More

Ajo që ndodhi pak ditë më parë në protestat masive në Athinë kundër vaksinimit të detyrueshëm, ku pjesë kryesore e saj ishin qarqe të Kishës Ortodokse, nuk ishte rastësore. Ajo ishte pasqyrë e një përplasje të vazhdueshme mes shkencës dhe fesë, fiks në vendin ku feja ka ndikim edhe mbi vetë shtetin. Kisha Ortodokse Greke zyrtarisht e mbështet vaksinimin. Por mediat kanë raportuar se disa kryepeshkopë me ndikim në vend, në mënyrë të përsëritur u thonë besimtarëve që të mos vaksinohen dhe, në disa raste, refuzojnë të lejojnë që njerëzit të mbajnë maskë apo të kenë bërë vaksinën në kishë.…

Read More

Greqia vazhdon të jetë në luftë me zjarret që kanë përfshirë një pjesë të madhe të rajoneve të saj.Glafkos, Patra, Koukouli, Achaia, Kretë, Athinë, Halkidiki janë disa nga rajonet më të prekura ku erërat e forta e kanë bërë më të vështirë shuarjen e flakëve. Zona e Souli është evakuuar, ndërsa flakët kanë arritur në shtëpitë e para. Perimetri në lartësinë e Glafkos u mbyll, ndërsa kataliza e romëve në Riganokampos po evakuohet. Në këtë kohë flakët janë përhapur në Riganokampos. Në zonë, këmbanat po bien për të evakuuar vendbanimet. Në Souli, sipas “patrastimes.gr”, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e…

Read More

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 pas një muaji me bilanc negativ. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se ka humbur jetën një 74-vjeçar nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar. Ndërkohë janë shënuar 30 raste të reja dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja…

Read More