Gushti do të jetë një muaj plot gjallëri për gjithë zodiakun, por në veçanti për 3 shenja. Më 3 gusht, Afërdita, planeti i romancës – do të shkurtojë Uranin individualist, duke ju çuar drejt përvojave të reja në jetën tuaj romantike. Ju mund të bini në dashuri me një person të ri, me dikë që s’do e kishit menduar kurrë se është “tipi” juaj. Gjatë kësaj kohe, edhe nëse jeni beqarë, do ndiheni më të plotësuar se kurrë sepse do shihni frytet e pavarësisë. Deri në 19 gusht do ndjeni energjinë e egër dhe të pacënuar të sezonit të Luanit.…
Author: tirana
Shtogu është një nga bimët më shëruese dhe më të vjetra në Evropë. Të gjitha pjesët e saj, nga rrënja e deri te lulet dhe fryti e ruajnë shëndetin e njeriut, shërojnë bronkitin, astmën, kollën, inflamacionin e mushkërive në fazën e parë dhe infeksionet e fytit. Ndihmon edhe te ngufatjet në gjoks dhe e forcon imunitetin. Është përplot me antioksidues të fuqishëm të quajtur flavonoide, e lulet janë të pasura me glikozide, taninë, flavonoide, karotinë dhe vitamina C. Kokrrat e shtogut përmbajnë alkaloide, karotinë, taniinë, aciide organike dhe i vitamina A, C dhe B. Shtogu ndihmon edhe në shërimin e…
Gazetari Ergys Gjençaj u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, ku dëshmoi rreth incidentit që u përfshi dje me efektivët e policisë. Pasi dha dëshminë e tij në Prokurori, gazetari ka deklaruar se ka dorëzuar 2 video që i kishte filmuar me celularin e tij. “U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë e kreva detyrën time, dhashë dëshminë time, duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjes. Po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të apeloj që institucionet e…
Drejtori i Urgjencës Kombëtare në një intervistë për ‘ABC’ u shpreh sot se në ditët e fundit kemi pasur një shtim të fluksit të qytetarëve me virozë. Mirëpo, Brataj thekson se simptomat e virozëve janë të njëjta me ato të variantit Delta të virusit dhe i futin njerëzit në dyshime. “Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai. Por si ta dallojmë virozën nga Delta? “Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon…
51-vjeçarja Mine Lezi dhe 21-vjeçarja Aida Lezi, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë vrarë me sende të forta 47 vjeçarin Ylber Lezi, janë dërguar në spital psikiatrik. Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t’i dërguar për kurim. Fillimisht ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë. Mbrëmjen e së dielës dyshohet se pas një konflikti, nënë e bijë dyshohet se kanë goditur me mjete të…
Liberta Spahiu di si ta tërheqë vëmendjen e fansave. Së fundmi, moderatorja nga Kosova ka udhëtuar drejt Greqisë. Ajo ka zgjedhur ishullin Mykonos për të shijuar disa ditë pushimi, ndërsa ka ndarë dhe disa momente të këndshme. Në fotot që ka publikuar në “Instagram”, moderatorja duket më në formë se kurrë teksa ka pozuar topless. “Këtu shkon fjalia… ku rafsha mos u vrafsha!”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.
Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku e ka cilësuar qeverinë aktuale shqiptare si më të korruptuarën në Europë pas raportit të DASH për klimën e biznesit. Tabaku fton SPAK të hetojë korrupsionin e konstatuar dhe nga DASH teksa thekson se pengesa kryesore për ekonominë shqiptare është vetë qeveria. Sipas saj, lufta ndaj korrupsionit në vend është propagandë e ditës teksa garanton se PD do e ketë një nga betejat e saj të para në hapat për rikthimin demokracisë. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në…
Një rast korrupsioni është goditur në pikën kufitare të Kapshticës me një të ri shqiptar që kishte futur në pasaportë 20 euro për policing. K.D, kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin dhe kërkonte të futej në Shqipëri duke shmangur kontrollin e dokumentacionit. Ai është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprimet e mëtejshme. NJOFTIMI NGA POLICIA Kapshticë Goditet një tjetër rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi K. D.,…
Deputeti i zgjedhur i PD-së në Fier, Luan Baçi, ka reaguar zjarret në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se tymi e bloza e lëshuar nga flakët është në dëm të shëndetit të qytetarëve. Baçi nënvizon se pushteti lokal e ai vendor nuk po e rikuperojnë situatën, ndërsa plehrat vijojnë ende të digjen. Ai i bën thirrje qytetarëve fierakë të reagojnë, e të kundërshtojnë me forcë këtë sjellje të qeverisë. Postimi i Luan Baçit: Fieri sot! Tym, bloze, flake, katastrofe mjedisore, dem i pa rikuperueshem per shendetin e qytetareve Papergjegjshmeri totale, vjedhje,…
Këngëtarja Soni Malaj e ftuar sot në emisionin ‘ABC e mëngjesit’ ka rrëfyer peripecitë që e kanë ndjekur gjatë karrierës së saj dhe paragjykimi për origjinën e saj, Tropojën. “Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në shoëbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja. Sakaq, Soni u ndal dhe tek babai i saj i ndjerë. Kur u pyet nga moderatori Alban Musa për mësimin më të madh…
Ish-kandidatja për kreun të PD, Edith Harxhi ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet e 25-prillit dhe dorëheqjen e 14 anëtarëve të PD-së në Korçë me në krye Sekretarin e Degës, Devi Osmani dhe ish-Kryetarin e PD-së në këtë qark, Andrea Mano. Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Harxhi shprehet se në raportin e OSBE-së thuhet se zgjedhjet kanë përfunduar dhe në shtator Edi Rama dhe qeveria e tij do të qeverisin përsëri vendin, ndërsa Opozita do të paguajë çmimin e daljes nga parlamenti dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Harxhi shton se dorëheqja e 14…
Një burrë i cili braktisi qenin e tij ndërsa kishin dalë për shëtitje në liqenin artificial të Tiranës, sot mund të ishte duke bërë burg. Por pse? Qytetari me inicialet Th. M, u përball me një proces gjyqësor ,ku akuzohej se ai braktisi qenin e tij, dhe si pasojë kafsha lëndoi një shtetase e cila kishte dalë shëtitje me qenin e saj po në zonën e liqenit artificial. Si pasojë e kafshimit, zonja në fjalë, për 9 ditë nuk ishte në gjendje pune, ndërsa mori trajtim edhe në spital. Në dosjen që Top Channel ka parë për rastin thuhet se:…