Author: tirana

Çfarë ka ndodhur? Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, u raportua së fundmi, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat e njeriut. Përdorimi i softuerit, Pegasus, i zhvilluar nga grupi izraelit NSO, u raportua nga Washington Post, Guardian, Le Monde dhe media të tjera që bashkëpunuan në një hetim për marrje të të dhënave. Përgjimi përfshin një listë me 50,000 numra telefoni që besohet se janë identifikuar si njerëz me interes nga klientët e NSO që nga viti 2016, thanë raportimet. Çfarë është Pegasus? Pegasus është një softuer përgjimi…

Read More

Kosova do të tentojë ekstradimin e shoferit që shkaktoi aksidentin me 10 viktima të autobusit në Kroaci. Po tentohet që gjykimi i shoferit të bëhet në Kosovë pavarësisht se Gjykata në Kroaci i ka caktuar arrest me burg për 1 muaj. Kosova dhe Kroacia nuk kanë marrëveshje ekstradimi për të burgosurit, por Ministri i Brendshëm, Sveçla ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje të veçantë.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar disa pamje nga puna intensive që po bëhet në fshatin Arapaj të Durrësit për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin që do t’i vijë në ndihmë të gjithë fermerëve. “MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve dhe zhvillimit të ekonomisë bujqësore të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama, krahas videos së publiku. Rezervuari i Arapajt, i cili deri më tani është përfunduar në 80% të punës, do të përmirësojë jo…

Read More

Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën: Ne e arritëm qëllimin të mbrojmë 70 për qind të të rriturve në bllok me të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19 deri në korrik, kurse 57 për qind e të rriturve tashmë gëzojnë mbrojtje të plotë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Sot ne kemi arritur një moment të rëndësishëm, me 70 për qind të popullatës së rritur të BE-së që kanë marrë një dozë të parë të vaksinës antiCOVID-19. Është një moment me të cilin BE-ja duhet të ndihet krenare”, tha von der Leyen. “Këto shifra e vendosin Evropën midis…

Read More

Mediat italiane shkruajnë ditën e sotme Alfred Kipe, 43 vjeç, i burgosur në burgun San Vittore në Milano, pranoi se kishte goditur me thikë shoqëruesen e tij Luljeta Heshta, një 47-vjeçare shqiptare, e cila kishte vendosur ta linte atë për ca kohë shkurtin e kaluar. Burri, gjithashtu me kombësi shqiptare, pranoi se e kishte goditur me thikë pesë herë, tre në këmbë dhe dy në shpinë, ndërsa gruaja po përpiqej të arratisej përgjatë provincës Binasca, ku ajo prostituoi, në San Giuliano Milanese. Pasi e rrahu me grushta dhe dhe e qëlloi me thikë, gruaja u shtrua në spital në gjendje…

Read More

Prefektura e Tiranës u ka kërkuar bashkive të qarkut, policisë vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile të marrin masa në përballimin e situatës së zjarreve në ditët në vijim. Në një letër zyrtare, prefekti i Tiranës Mersin Murataj u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve. Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje…

Read More

Bota përjetoi vitin më negativ ndonjëherë në 2020, sipas sondazheve globale nga Gallup. ‘Indeksi i Përvojës Negative’ të Gallup arriti numrin më të lartë në 15 vjet, me 40 përqind të të anketuarve që thanë se ishin të shqetësuar dhe 40 përqind thanë se ishin të stresuar. Disa vende kishin emocione shumë më të këqija se mesatarja globale. Iraku, Libani dhe Peruja shënuan më të lartat në Indeksin e Përvojës Negative me 53 pikë Iraku dhe me nga 51 pikë Libani dhe Peruja, krahasuar me rezultatin global prej 32 pikësh. Dhe nuk është faji vetëm i pandemisë. Të dhënat e…

Read More

Marjus Dema, 28-vjeçari që u lirua nga burgu pak më shumë se dy muaj nga dita që vrau shokun e tij Memet Qema është pritur nga një tjetër mik. Bëhet fjalë për Blerim Hotin, të njohur ndryshe si Limi Hoti, i cili u vu gjithashtu në pranga për të njëjtin krim, por që më vonë u lirua nga qelia. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë: Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla. “Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema.

Read More

Aktori i njohur i komedisë, Florian Binaj është një ndër zërat e rëndësishëm në betejën për mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai vëren indiferencë nga ana e shoqërisë shqiptare në misionin për mbrojtjen e mjedisit. “Për mua qeveria po sillet shumë neutrale ndërsa shoqëria po sillet pak moskokëçarëse. Sepse ne gjithmonë presim të hidhemi në mbrojtje kur na vjen te dera jonë. Ky ekosistem nga prek të gjithëve. Na prek deri të shtëpia. Një pjesë e atij bulmeti që vjen deri te shtëpia jonë është pikërisht nga ky ekosistem. Unë shpresoj që të bëhemi një zë më i fortë”, shprehet ai. Aktori…

Read More

Ministrja e Drejtësisë gjermane Christine Lambrecht është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm. “Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm të detyrueshëm”, tha ajo në një intervistë për radion Deutschlandfunk. Lambrecht e bëri të qartë se ajo gjithashtu po refuzon vaksinat e detyrueshme për punonjësit, veçanërisht për sektorin e kujdesit shëndetësor. Të gjithë ata që punojnë në spitale ose qendra të shërbimit social dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohen vetëm që të testohen rregullisht. Në vend të vaksinimit të detyrueshëm, ministrja propozoi mundësinë që personat e pavaksinuar, që teorikisht mund të vaksinohen, do të duhet të paguajnë për…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Tiranë ku u shënua dhe një incident me gazetarin Ergys Gjençaj i cili u shtri në tokë nga policia. “Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik. Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në…

Read More

OSHEE ka njoftuar qytetarët e Tiranës se në datën 28-29 korrik në disa zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave. Sipas njoftimit energjia do të stakohet në këto zona: Vërri, Skrep,Urë, Fag,Vakmon, Derje, Shënmëri, Kthesa e Kamzës dhe zona pranë terminalit të autobusave. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 28-29 korrik Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datat 28-29 korrik do të kryhen punime në disa kabina. Për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë: 28-29 korrik 09:00-15:00 Vërri.Skrep,Urë, Fag, Vakmon, Derje dhe Shënmëri 28 korrik…

Read More