Author: tirana

Nga aksioni i sotëm te “Vorri i Bomit” janë vënë në pranga pesë persona, bashkë me të riun e identifikuar si Altin Gega, i cili u shpëtoi për pak orë duarve të RENEA-s. Bashkë me Gegën janë vënë në pranga dhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë kapur në ambjentet e një lokali ,ku qëndronin të pozicionuar për të monitoruar operacionin e shkëmbimit të kokainës me sasinë e eurove. Ka qenë një efektiv policie ai që është infiltruar dhe që supozohej se do të blinte drogën e fshehur në një kuti pice. Në momentin e shkëmbimit, ka…

Read More

Katër ditë më parë, Dhurata Dora dhe Noziy publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre me titullin “Mi amor”. Përveç këngës, fansave ju tërhoqi vëmendjen edhe stili i Dhuratës, kujdesi që kishte treguar për t’u kuruar deri në detaje si në çdo projekt. Artistja kishte zgjedhur për këtë projekt veshje nga markat më famshme, si ‘jumpsuit’-i i “Chanel”, me të cilin shfaqet në fillim të këngës. Këtë veshje, që duhet pranuar se është shumë e veçantë, e kemi parë në fakt edhe më herët tek vajzat me famë botërore. Gjatë vitit 2019-të, kjo ishte një nga veshjet e preferuara të shumë…

Read More

i Kastriot Islami ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, një shqetësim serioz pas ankesave të disa qytetarëve. Ata janë ankuar se duke pirë kafe të lirë në disa lokale rëndomë në Shqipëri, janë bërë me diabet të tipit 2. Kjo pasi detyrohen t’i hedhin shumë sheqer, pasi kafja është e hidhur. Islami sqaron se nuk ka dijeni shkencore lidhur me këtë fenomen, duke apeluar që të tillë problematikë ta ndjekë një mjek specialist.

Read More

Prokuroria e Tiranës bën me dije se në bashkëpunim me ShÇBA-në kanë nisur verifikimet lidhur me incidentin e regjistruar mesditën e sotme me gazetarin Ergys Gjençaj në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë. Gazetari tentoi të filmonte një aksion të RENEA-s, por efektivët reaguan duke e shtrirë në tokë. Njoftohet se grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre. Njoftimi i plotë i Prokurorisë: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me…

Read More

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut “është e pabazuar në ligj”. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu…

Read More

Jennifer Lopez konfirmoi njëherë e mirë të gjithë aludimet e ribashkimit pas 17 vitesh me Ben Affleck, teksa publikoi në Instagram një foto duke u puthur me aktorin gjatë pushimeve në Francë për ditëlindjen e saj. Sipas burimeve, kur JLO ishte ende e lidhur me Alex Rodriguez, ish-çifti kishte planifikuar të festonte ditëlindjen e saj në St. Tropez. “Para se të ndaheshin, JLO dhe A-Rod kishin planifikuar një udhëtim së bashku në rivierën franceze për ditëlindjen e saj. Ai vendosi të mos i ndryshojë planet dhe ajo gjithashtu shkoi në udhëtim me Benin”, tha burimi. Nga St. Tropez, Alex e…

Read More

Pas shumë tratativash, Tirana ia ka dalë të rikthejë gjigantin anglez, Michael Ngoo, i cili “bisha” e sulmit të saj gjatë sezonit kur u shpall kampione për herë të fundit (2019-202). Një goditje e madhe në merkato e bardhebluve, teksa vlerat e shtatlartit njihen më së miri nga të gjithë. Kuptohet, trajneri Orges Shehi do të ketë nevojë për pak takt për ta menaxhuar, sepse anglezi është karakter shpërthyes në fushë dhe i vështirë për frymën e grupit. Ja njoftimi i klubit kryeqytetas me këtë rast: “Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit…

Read More

Antonela Berishaj festoi dje ditëlindjen përmes një feste private në një restorant në periferi të Tiranës. Ish-konkurrentja shkëlqeu në mbrëmje e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë. Bukuroshja bionde ka ndarë disa momente nga festa duke kërcyer me miqtë dhe të afërmit e saj. Por, Antonela nuk ishte personi i vetëm në qendër të vëmendjes dje. Të ftuar ishin edhe Lindita Bimi e “Për’puthen +40” dhe ish-konkurrenti Princi Mile. Dyshja është filmuar duke kërcyer nën ritmet e këngës “Zemër” të Dhurata Dorës dhe Soolking. Ata dukeshin tepër të afërt e të lirshëm me njëri-tjetri. Ndërkohë video e kërcimit të tyre…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka drekuar me familjen e Dua Lipës në Vlorë. Ka qenë babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa i cili ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet me kreun e qeverisë. Këto fotografi janë bërë nga këngëtarja Dua Lipa teksa babai i saj shkruan se ka bërë një mik duke e cilësuar kryeministrin një njeri me sharm. “Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm”, shkruan Dukagjin Lipa. Kujtojmë që prej disa ditësh Dua Lipa ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anëar Hadid. Kur Dua Lipa mbërriti zhvilloi…

Read More

Delegacioni i BE ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se konfirmon se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara. Me anë të një postimi në Twitter, thonë se nxisin autoritetet të përfundojnë hetimet për blerjen e votës. Gjithashtu thotë se raporti konfirmoi shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike. Ndërsa për KQZ thotë se mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente. “Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar më tej kornizën zgjedhore në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet…

Read More

Në mars të këtij vitit, aktorja e njohur shqiptare Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar. Tashmë, Gala është kthyer në personazhin kryesor të jetës së saj me të cilën kalon 24 orë në ditë dhe në Instagram na kënaq sytë me poza të vogëlushes, që na shkrin zemrat me…

Read More