Author: tirana

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkon ndëshkimin e autorëve të masakrës zgjedhore. Në një postim në “Facebook”, Basha publikon një video me disa nga pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, teksa thekson se PD ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ai deklaron se pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit. “25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar…

Read More

Kanye West u vendos në qendër të vëmendjes javën e kaluar kur prezantoi disa këngë nga albumi i tij i ri “Donda”, që ende nuk është publikuar. Prezantimi u bë në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur, ndonëse lajmërimi u dha vetëm një ditë para. Më pas në media filluan të qarkullonin disa foto që tregonin se reperi po jeton përkohësisht në stadium në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt “Donda”. E së fundmi, 44-vjeçari ka publikuar një foto të dhomës ku ai po qëndron, që qenka shumë minimaliste për një artist të…

Read More

Nëse kemi thënë Ledri Vula kemi thënë një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë, i cili di si të surprizojë fansat me muzikën dhe artin e tij. Ndonëse njerëzit e duan shumë, Ledri ka preferuar që të jetë pranë tyre me këngë e koncerte e më rrallë nëpër intervista. Një përjashtim, ai e ka bërë së fundmi, pasi ditën e sotme do jetë i ftuar në “Pardon my french”, ky pritet të dhurojë një episod tejet të veçantë, me dy moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo. Ndryshe nga të tjerat, intervista e sotme do jetë e konceptuar në bazë të…

Read More

Autoritetet britanike kanë dënuar me dy vite burg një shqiptar, i cili në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë. Bëhet fjalë për shtetasin Gani Muca, i cili jetonte në një dhomë në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis. 27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike. Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit. Më tej, i…

Read More

Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme në pjesën e gjunjëve, muskujve të tyre dhe ligamenteve, duhet të veproni menjëherë, për të mos lejuar që dhimbjet të shtohen dhe të bëhen të padurueshme.Kjo këshillë shkon sidomos për moshat e mëdha! Rigjenerimi i nyjeve bëhet me trajtime të ndryshme, të tilla si fizioterapi apo aktivitete fizike, megjithatë lidhet shumë edhe me mënyrën se si ne ushqehemi! Ky artikull do t’ju sugjerojë një pije e cila bashkon vlerat e mjaltit, arrave dhe tërshërës, që kanë një rol të fuqishëm në forcimin dhe rigjenerimin e ligamenteve të gjunjëve. Një filxhan tërshërë,Një filxhan lëng portokalli,2 gota…

Read More

Reperi britanik Dave ka treguar përmes këngës së tij “Survivor’s Guilt” se ka pasur një histori dashurie me një vajzë shqiptare, histori e cila ka përfunduar me ndarje. “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë, sepse familja e saj na la”-këndon Dave, për vajzën për të cilën flet gjatë albumit dhe në ‘’Hoë I Met My Ex’’. Në vitin 2020, u përfol se ish e dashura e reperit ishte një vajzë me emrin Besmira, pasi ai publikoi një foto në Instagram duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra. Dave kurrë nuk…

Read More

Shpeshherë kemi parë që figurat e njohura të ekranit bëjnë xing në veshje me njëri-tjetrin. Kësaj here, ka rënë në sy kombinimi këmishë jeshile dhe fund bojëqielli nga Xhensila Myrtezaj dhe Tea Trifoni. Xhensila Myrtezaj është një ndër gocat e ekranit që kujdeset deri në detaje për paraqitjen e saj në publik, ndërsa Tea u bë mjaft e njohur nga emisioni “Për’puthen” dhe ndiqet nga qindra mijëra njerëz në rrjetet sociale. Kjo e fundit ishte ajo që e veshi më parë në program, ndërsa këngëtarja është parë kohët e fundit me këtë veshje. Të dyja gocat duken mjaft bukur, ndërsa…

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë sot në burg Jurgen Gjinajt i cili kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Jurgen Gjinaj është autor i një aksidenti me vdekje në qytetin e Burrelit. Me 22 maj rreth orës 12:00 të mesditës, Jurgen Gjinaj përplasi një 59-vjeçar, i identifikuar si Haqif Ruka i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit. Autori i aksidentit, Jurgen Gjinaj u largua nga vendi i ngjarjes, por vetëm pas disa orësh ai ka rënë në prangat e Policisë.

Read More

Soni Malaj është prej vitesh në tregun muzikor shqiptar dhe mbetet një ndër artistet e preferuara, për të cilën publiku ka përherë interes. Këngëtarja ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është ndeshur gjatë karrierës së saj, duke treguar se është ndeshur me paragjykime në lidhje me origjinën e saj, Tropojën. “Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në…

Read More

Gjykata e Tiranës ka rikthyer masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të OFL-së, Artan Shkëmbin. Ky i fundit akuzohet nga organi i akuzës së ka nxjerr sekretin hetimor, në lidhje me disa hetime që kryeshin nga autoritetet gjermane për 2 trafikantë droge, Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn. Një vit më parë autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin, me Prokurorinë e Posaçme që nisi hetimet për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”. Njoftimi i Gjykatës: Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës…

Read More

Epidemiologu Alban Ylli thotë se rreziku i infektimit me variantin ‘Delta’ të COVID-19 është shumë më i madh tek personat e pavaksinuar se sa ata që kanë bërë një vaksinë, çfarëdolloj qoftë ajo. Edhe pse rastet me këtë variant janë shumë të pakta në Shqipëri për të krijuar një ide të qartë lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se përvoja e vendeve ku ‘Delta’ është mbizotërues, si në Britani të Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar janë shumë më të mbrojtur nga ky variant i virusit. Këtë, tha epidemiologu, e konfirmon edhe fakti që grupmoshat…

Read More

Dua Lipa erdhi krejt papritur dhe pa lajmëruar në Shqipëri e mesa duket po e shijon në maksimum qëndrimin këtu. Ylli me famë botërore ndodhet aktualisht në Jug të vendit, ku dhe po kalon disa ditë të shkëlqyera. Gjatë këtyre pushimeve, Dua nuk ka hezituar dhe ka publikuar poza mjaft tërheqëse në rrjetet e saj sociale. Artistja ka ndarë me të gjithë botën bukuritë e vendit tonë, por edhe pse fansave u kanë pëlqyer tepër këto imazhe, ato kanë një vërejtje për Duan. Ndjekësit shqiptarë i janë drejtuar me një kërkesë të veçantë Duas duke i kërkuar që krahas fotove,…

Read More