Ministria e Shëndetësisë u rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. MSH bën me dije se janë kryer 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar…
Author: tirana
Ronela Hajati e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Këngëtarja nuk ka preferuar të japë kurrë detaje, por së fundmi ajo ka bërë disa postime thumbuese që duket se i dedikohen një mashkulli. Para pak ditësh, ajo postoi disa foto të saj nga plazhi, shoqëruar me një shprehje që i tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. “Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme”, shkroi Ronela përkrah fotove të saj. Ndërkohë sot po ashtu ka publikuar një tjetër shprehje, që lë vend për dyshim se…
Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë këtë pasdite. Mësohet se tërmetet kanë qenë me një magnitudë prej 4.5 të shkallës Rihter. Sipas mediave greke, tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sotme. Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti i parë kishte epiqendrën e tij 24 km në jug-perëndim të Nisyros dhe një thellësi fokale prej 10 km. Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi fokale prej 7.7 km.
Mjeku Ilir Gazeli ka humbur jetën pasi ka pësuar një infrakt kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në kohën kur mjeku ndodhej duke u shërbyer qytetarëve në zonën e Dhivrit. Mjeku Ilir Gazeli edhe pse kishte mbushur 66 vjeç vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.
E mbani mend herën e fundit kur keni buzqëshur ? Urojmë të mos ketë qenë shumë e largët, pasi një ditë pa buzëqeshje është një ditë boshe e pa motiv. Lumturia nuk është të kesh atë që do, por të duash atë që ke. Edhe pse zakonisht nuk na pëlqejnë këshillat, në këtë artikull do të gjeni disa sekrete sesi mund të rigjeni buzëqeshjen dhe lumturinë. 1.Bëj paqe me veten : Mjaft humbët kohë duke u marrë me frikërat apo dobësitë që keni. Bëni paqe me veten dhe pranoni ato që keni. 2.Mbill lumturinë në jetën tënde : Largoni nga…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës.https://d4dc2ecc01f9e194a7aeacc4a680797d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Sipas tij, kjo është nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, e cila do të shkurtojë me 3 orë distancën Tiranë- Sarandë. “Skërficë – Duke ndjekur punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, sipas standardeve më të larta.Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.
Dy qytetarët shqiptarë nga Kosova që ecën me shpejtësi skëterrë 230 km/h në vendin tonë u bënë epiqendra e lajme këto ditë. E teksa të gjithë po flasin për këtë çështje, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ka sfiduar policinë dhe ka fluturuar me veturën e tij luksoze. Këtë gjë nuk e fsheh aspak dhe madje ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet teksa lëviz me shpejtësi mbi 215 km/h me veturën e tij të tipit ‘’Audi’’. Kjo nuk është hera e parë në fakt që ish-konkurrenti bën të tilla veprime dhe i shfaq në mënyrë publike.
Ditën e sotme, i biri i kantautorit Elton Deda, Fjordi feston 16-vjetorin e lindjes dhe artisti i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera përmes një statusi në “Facebook”. Teksa i shpreh dashurinë, artisti tregon se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba. “Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane. Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër SPA në Athinë. Dy vajza, 17 dhe 18 vjeç, janë përdhunuar nga një 47-vjeçar, i cili iu afrua atyre përmes reklamave për modelet. Viktimat e dhunës seksuale kanë thënë në polici se burri i ka mbyllur në një dhomë dhe i ka përdhunuar. Autori është arrestuar dhe akuzohet tashmë për përdhunim. Në vendin fqinj, janë regjistruar një sërë ngjarjes, që kanë tronditur opinionin publik.
Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. BalkanWeb shkruan se prej aksidentit është bllokuar trafiku. Automjetet ndërkohë kanë ngecur në trafik dhe po presin në radhë deri në momentin kur të ketë zhbllokim. Nga pamjet duket se dhe një autoambulancë ndodhet mes trafikut dhe ka vështirësi për të ecur më tej. Si çdo fundjavë, edhe këtë që i paraprin mund të ketë fluks automjetesh drejt bregdetit për shkak se turistët në këto temperatura të larta vere zgjedhin zonat bregdetare.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku është përfshirë një mjet i policisë. Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shqipëri. Sigurisht që të gjithë ata që tradhtojnë përpiqen ta fshehin me çdo mënyrë nga partneri i tyre, por ky burrë ka gjetur një zgjidhje fantastike për t’i shpëtuar sherrit me gruan. Duke qenë se ka nuhatur se gruaja mund të shoh mesazhet në celularin e tij të prishur, për çdo rast i ka parprirë problemit duke gjetur këtë zgjidhje, shihni videon dhe do të kuptoni për çfarë po flasim.