Kryeministri Edi Rama ka inspektuar segmentin e përfunduar Salari-Nivicë në Tepelenë. Rama shkruan në rrjete sociale, se kjo rrugë, së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç dhe Lotin e 3 të rrugës së Lumit të Vlorës, që do të përfundojë e plotë pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit. Rama theksoi se tanimë kjo zonë duhet promovuar që të frekuentohet dhe nga turistët. “Duhet promovuar turizmi, kushdo që e sheh mahnitet e vjen prapë. Duhet promovuar që njerëzit ta shijojnë këtë rrugë dhe të provojnë një gjë të jashtëzakonshme”, tha Rama.
Author: tirana
Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet ujore të Panamasë. Mediat e huaja shkruajnë se tërmeti me magnitutë 6.9 ballë të shkallës rihter, është regjistruar në kufi me Kosta Rikën, e deri më tani nuk ka raportime të lënduar apo dëme material. Sipas mediave të huaja Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tha se tërmeti kishte një fuqi 6.9 të shkallës Rihter dhe goditi në një thellësi prej 2 km (1.2 milje) rreth 321 km (200 milje) në juglindje të kryeqytetit të Kosta Rikës, San Jose. “Në shtator do të jetë gati 100%”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik (VIDEO) Siç thuhet më…
Dashi Prania e Marsit në shenjën e Luanit do të thotë që gjatë kësaj kohe do të merrni atë që kërkoni. Forca që do të ndjeni pritet të jetë gjithëpërfshirëse dhe kësaj radhe asgjë nuk ju pengon. Energjia e Marsit do t’ju çojë drejt qëllimit tuaj. Luani Prania e Marsit, sigurisht që gjithashtu ju favorizon dhe ju. Do ta shikoni të ardhmen me shpresë dhe vizion, dhe tani duket se është shansi juaj për të bërë atë që ëndërroni Shigjetari Marsi në shenjën e Luanit sjell ndryshime pozitive dhe ju gjen në një fazë rinovimi. Tani, në botën e Shigjetarit,…
Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë publike detaje nga operacioni i SPAK për zbërthimin e skemës së mashtrimit përmes postës elektronike, të një grupi kriminal. Ky grup vitet e fundit i ka shkaktuar vendit një dëm prej rreth 4 milion euro. Personat e përfshirë në këtë skemë nëpërmjet pajisjeve elektronike ndërhynin në porositë online dhe më pas u dërgonin të interesuarve e-maile në dukje origjinale në mënyrë që më pas dërgesat të kalonin tek adresa e tyre dhe jo tek ajo origjinale. Për të përfunduar gjithë këtë proces, personat në fjalë kishin hapur 17 kompani fantazmë të regjistruara në QKR të…
Nga Johan Seitaj Kjo është fraza që më përplaset më shpesh nga tifozët e politikanëve të korruptuar shqiptarë dhe që nuk kuptojnë dot as vetë se çfarë duhet të ndodhë që t’i gëzohen hedhjes së themeleve të drejtësisë së munguar në Shqipëri, kështu që po e ndaj me ju.3 fazat e perceptimit të “turmës” mbi korrupsionin dhe dhënien e llogarisë nga ana e zyrtarëve shtetërorë janë një evoluim i kushtëzuar prej kulturës së mos-dënimit që fatkeqësisht është kultivuar në Shqipëri.Fazat janë këto: Zyrtarët i caktojnë vetë organet ligj-zbatuese dhe si rrjedhojë këto të fundit nuk kanë guximin t’i dënojnë punëdhënësit…
Luana Vjollca ka punuar për dy këngë të reja verore, që siç tregon janë aq të bukura sa i do fort. Por ka një problem dhe kjo është arsyeja pse nuk po i publikon. Këngëtarja shkruan se gjërat që i do fort, dëshiron që t’i ruajë për vete prandaj nuk po vendos dot për t’i publikuar. “I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, ka shkruar Luana .
Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan detaje nga jeta e saj private. Një ditë më parë një ndjekës e ka pyetur në lidhje me një aksident që ka pësuar sëbashku me Ilirin, gjatë udhëtimit me makinë. “Shpresoj të ketë kaluar pa problem incidenti që patët e të jeni shëndoshë e mirë”, i shkruan fansi, të cilit Gilberta i përgjigjet: “Problem pati vetëm makina. Kur erdhën ta merrnin mu duk si ambulanca që merr të sëmurin. M’u dhimbs, por u shërua shpejt”.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, duke folur mbi situatën aktuale të COVID-19 në Shqipëri dhe asaj që mund të ndodhë, u shpreh se po përgatiten disa skenarë për vjeshtën dhe dimrin, por që nuk parashikohet një tjetër mbyllje. Fico nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një valë të tretë por amplituda, sipas saj nuk mund të jetë si ajo që përjetuam në nëntor apo shkurt. “Jo, ne nuk e parashikojmë, por nëse do të ketë ndryshime të numrave dhe të tilla përkeqësime që do të duan një rivlerësim të masave, patjetër do i rivlerësojmë. Është e…
Një foto e Dashamir Shehit, kryetarit të Lëvizja për Zhvillim Kombëtar teksa lustron këpucët te lustraxhiu është kthyer virale në rrjetet sociale. Fotoja është publikuar nga faqja “Brryli Broadway”, të njohur për afeksionin e tyre me Shehin. Pa komplekse dhe dëngla, Shehi shihet teksa është ulur në majë të stolit ndërsa poshtë tij, lustraxhiu i lustron këpucët.Kujt nuk i duhet një trajtim i vogël disa javë para se të rikthehet në Kuvend? 9 shtatori është pranë.
Raportohet se është shkarkuar drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” një ditë përpara se të nisë ngjarja. Kentar Kobayashi, sipas disa pamjeve nga vitet 1990, që kanë dalë në publik së voni, ka bërë shaka me Holokaustin. Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”. “Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”, tha Hashimoto. Kobayashi, i cili dikur ka qenë aktor komik, tha se…
Norvegjia përkujton sot viktimat e sulmeve terroriste në Oslo dhe në ishullin Utoya, pikërisht 10 vjet më parë. Në përvjetorin e sulmeve nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik, janë planifikuar disa ngjarje përkujtimore, te të cilat pritet të marrin pjesë të mbijetuarit dhe familjet e prekura si dhe kryeministrja, Erna Solberg dhe përfaqësues të familjes mbretërore, ndër të tjera. Emrat e të gjithë 77 viktimave do të lexohen disa herë gjatë ditës. Në një ceremoni që do të zhvillohet në mbrëmje, mbreti Harald V do të mbajë një fjalim. Breivik shpërtheu fillimisht një makinë-bombë në kryeqytetin norvegjez më 22…
Policia arrestoi një person në Tiranë pasi dyshohet se kërcënoi një gjyqtare. Ngjarja ndodhi pranë Qendrës Kristal, te Komuna e Parisit. Në këto pamje të siguruara nga LSA-ja shihet momenti kur policia neutralizon të riun, i cili është i shtrirë përtokë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë.