Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucet e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh. Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave , për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në…
Author: tirana
Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Than. Një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanal, fatmirësisht pa lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Trajneri i kombëtares, Edi Reja, deklaroi se mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj e ka përjetuar keq gjithë rrëmujën e shkaktuar nga kënga “Bella Ciao” që ai këndoi. Tekniku 75-vjeçar sqaroi për gazetën italiane “La Republica” se lojtari shqiptar nuk ka lidhje me politikën dhe se tensioni i krijuar e ka vënë në vështirësi, pasi ai sapo është bërë pjesë e Lazio-s. “Banderola i shkaktoi dhimbje, po e përjeton këtë moment me mjaft vështirësi, sapo ka ardhur në një ekip të ri. Por i bëri mirë leximi i mesazheve mbështetëse, edhe në grumbillim mori shumë mbështetje. Nuk e mendonte se mund të…
84 mijë punonjës janë sot pjesë e administratës. Ministria e Arsimit ka numrin më të madh të të punësuarve, ndërsa institucioni që ka më pak të punësuar është Presidenca. Në administratën publike në Shqipëri punojnë 83, 749 persona, të ndarë në 95 institucione të ndryshme. Numrin më të madh të punonjësve e mban Ministria e Arsimit me 31,011 persona të punësuar, pas saj vjen Ministria e Brendshme me 15, 079 punonjës. Të dyja ministritë mbajnë numrin më të lartë të punonjësve për shkak të sektorëve ku bëjnë pjesë mësuesit dhe efektivët e policisë. E renditur në vendin e tretë për…
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj bëri një debutim historik pasditen e sotme duke zbritur në fushë me ekipin e parë të Barcelonës. Por jo vetëm kaq. Me shansin e parë që iu dha, Manaj arriti të bëhet dhe protagonist duke realizuar golin e parë me fanellën e Barçës. 24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshjes miqësorë kundër Gjimnastik, duke shënuar një supergol nga diagonalja.
Situata në Partinë Demokratike duket se nuk është aspak e qetë. Gazeta TemA ka siguruar një debat të ashpër që është zhvilluar në Durrës mes Ferdinand Xhaferrajt dhe nënkryetarit të PD-së, Artan Golemi. Ai e akuzon Xhaferrajn, se është shkaktar për humbjen e PD-së. Dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe më 97 dhe 2003, kur u largua nga PD, për të krijuar një parti të re me Genc Pollon. Pjesë nga debati Golemi: Fredin për tre gjëra do ta mbajnë demokratët durrsakë, 1997, 2003, 2021. E bëre PD-në e Durrësit si deshe vetë.. Unë të propozoj ta bësh…
Një serial komik, i titulluar “Vjehrrat nga Tirana” do të dalë së shpejti në ekranin e televizionit grek “Mega”, ku protagoniste do të jetë Jenny Kazakou. Xhirimet e serialit televiziv kanë filluar prej kohësh dhe premton shumë momente të qeshurash për shikuesit. Jenny Kazakou do të luajë Lisa Dalauran, e cila dëshiron të largohet nga rrethi i ngushtë i familjes. Ajo vendos të shkojë në Londër për studime dhe atje dashurohet me Alfredin. Prindërit e saj dhe të gjithë besonin se Alfredi ishte një “Zot i Londrës”, por në fakt ishte nga Shqipëria dhe ky përbënte një problem për familjen…
Deputeti opozitar Myslim Murrizi reagon pas lajmit të publikuar në media se sekretari organizativ i Partisë Demokratike ka fituar një tender pa garë përmes kompanisë së tij, me vlerë 190 mijë dollarë. Murrizi thotë se ishte pikërisht Dollapi ai që kërkonte ta shpallte si armik dhe si të blerë nga pushteti deputetin që s’pranoi të djegë mandatin por qëndroi në parlament. “Nuk e di çfarë mendojnë sot, tufa e servilëve që i lëpihej nga pas dhe që e mendonin si i deleguar nga kominterrni?”, pyet Murrizi në një shkrim në Facebook ku ndër të tjera thotë se në 8 vite…
Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kokainë. Patrulla e policisë ndaloi mjetin Ford Focus për kontroll në Città Sant’Angelo, në një stacion benzine të njohur. Për një kontroll të hollësishëm në lojë u fut edhe qendi antidrogë Dafny. Ishte pikërisht ai që nuhati praninë e kokainës, e cila ishte fshehur nën ndarjen e kroskotit nga ana e pasagjerit. Më pas policia gjeti qesen ku ishte pakoja me kokainë. Shqiptari ishte siguruar që ta mbështillte kokainën me mbështjellës celofoni me vakum. Pastaj…
Një politikan italian i partisë “Lega”, Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken. Sipas ANSA, ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës në Piazza Meardi, në Voghera, ku Adriatici nxori armën dhe vrau marokenin 39-vjeçar pasi një konflikti në lokal. Adriatici, i cili ka licencë për armë, pretendon se marokeni, i cili ishte një emër i njohur për drejtësinë, sulmoi klientët që ndodheshin në lokal, si dhe atë vetë. Policia tha se ai e qëlloi dhe e goditi emigrantin pranë zemrës pasi u shty nga ai, ndërsa raportohet se viktima ishte në gjendje të dehur. Kreu i “Lega”, Matteo…
Shqipëria finalizoi sot serinë e dialogëve kombëtarë të sistemeve ushqimore si një mundësi e mirë për përfshirjen dhe angazhimin e aktorëve kryesorë në përmirësimin dhe aksesimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme në vend, në prag të Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB, në shtator 2021. Takimi i kombinuar me lidhje virtuale, i organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim të ngushtë me FAO dhe Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Shqipëri, mikpriti të ftuarit nga organizatat e tjera ndërkombëtare UNDP dhe UN Women në Shqipëri, akademikë, dhe përfaqësues nga ministritë e linjës. Ministrja e…
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte dëshmi që Athina është e gatshme ta luajë një rol udhëheqës rajonal në Ballkan, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën greke, “To Vima”. Kurti, i cili së fundmi ishte në Athinë për konferencën e “The Economist” dhe pati një takim të shkurtër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, është qartazi kundër një shkëmbimi territorial me Serbinë dhe kundër rivendosjes së kufijve në Ballkan, raporton Gazeta Express. Ai gjithashtu thekson se statusi i Kosovës është vendosur përgjithmonë dhe se dialogu me Beogradin ka të bëjë vetëm…