1 muaj pas shfaqjes së rastit të parë, gripi i shpendëve në qarkun e Elbasanit vijon të jetë prezent, pavarësisht asgjësimit e menjëhershëm të shpendëve të infektuar. Shef i Shërbimit Veterinar për Qarkun e Elbasanit, Fatmir Ozuni pranoi se kjo epidemi ende nuk është mbyllur ndërsa shtoi se po bëhen verifikime të vazhdueshme për të mbajtur nën kontroll situatën. Por situata e epidemisë ende në vijim i ka lënë fermeret pa marrë subvencionim nga shteti. Shërbimi Veterinar i qarkut të Elbasanit ka nisur pajisjen e shpendëve me certifikatën veterinare dhe fletën e analizave për të larguar dyshimet e çdo qytetari…
Author: tirana
Moderatorja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi ka ndarë disa foto ‘hot’ në rrjetet sociale. Gjithashtu ajo ka publikuar edhe disa fotografi ku shfaqet “topless”, foto e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit. Mirëpo, ideja e realizimit të kësaj fotoje ka qenë e bashkëshortit të saj i cili ka shkrepur edhe fotot. “Po, jam me të brendshme, por bashkëshorti më tha ‘zhvishu, të bëj një foto të çmendur. Mos më thuaj dy herë”, shkruan modelja e njohur bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime.
Profesori i gjeologjisë Klodian Skrami ka dhënë alarmin e ndërhyrjes së dorës së njeriut tek natyra, të shpyllëzimit dhe ndërtimeve pa kriter. “Të gjitha këto ndërhyrje kanë impaktin e tyre në mjedis. Pra në momentin që ne marrim naftën nga nëntoka, gazi që lëshojmë në atmosferë, që automatikisht ndikojnë në ciklin e klimës. Ne flasim për miliona vite. Shohim që klima ka një cikël, moment ftohje dhe ngrohje. Në 100 vjeçarin e fundit ky cikël është më intensiv. Kjo vjen prej zhvillimit të teknologjisë. Kemi raste të tilla si para një jave temperatura të larta në Kanada dhe në pjesën…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, ka pohuar në emisionin “Ora Verore” se është e dashuruar. Ajo thotë me shaka se nuk ka burrë, por ka vjehërr. Ronaldo Sharka: Je martuar? Era Rusi: Jo, nuk jam martuar, por kam një vjehërr. Burrë nuk gjeta, por gjeta vjehërr. Ronaldo Sharka: Vjehrra nga cili qytet është? Era Rusi: Prej Tropoje mor burrë.
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos udhëton sot për në Francë për ceremoninë e dorëzimit të 18 avionëve luftarakë “Rafale” që do të forcojnë Forcën Ajrore Greke. Ai shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Gjenerali Konstantinos Floros dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Greke admirali Georgios Blioumis. Në total, Greqia do të marrë 18 avionë, nga të cilët 12 të përdorur dhe 6 të rinj. Gjashtë avionët e parë të gjeneratës së 4-të “Rafale” do të dorëzohen në Greqi brenda 2021. Gjashtë “luftëtarët” e rinj do të merren në Pranverën e 2022, ndërsa…
Miss Kosova, Tuti Sejdiu deklaroi pak ditë më parë se është trafikuar në Serbi nga fqinji i saj në moshën 13 vjeçare. I akuzuari që asokohe ishte 35 vjeç, është dënuar në vitin 2016 me katër vite burg për veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare” nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Por vendimi është apeluar dhe është ulur 1 vit nga dënimi. Në dëshminë e tij në gjykatë, i akuzuari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me Tutin, e cila asokohe ishte 13 vjeçe, ku sipas tij akti ka ndodhur me vullnetin e saj.Më tej ai ka thënë…
Sara Malaj është një nga vajzat që do të mbahet gjatë edhe pas përfundimit të “Për’Puthen”. Marrëdhënia e saj me Geljanin, Atdheun, zënkat e pajtimet me Jasminën i dhanë vëmendje bukuroshe bionde në program. Sëfundmi pas daljes nga emisioni, ajo dhe Atdheu pushtuan mediat rozë me lajmet e ndarjes, ribashkimit, e së fundmi ndarjes sërish. Tanimë dyshja e famshme nuk janë më bashkë dhe këtë e treguan vetë ish-konkurrentët përmes postimeve në rrjete sociale dhe e konfirmuan publikisht të ftuar në “Top Arena” përballë Antonela Berishaj disa javë më parë. Por duket se “dramat” nuk kanë mbaruar ende. Sara ka…
Një kërkim nëpër dokumenta rikthen historinë e një prej personazheve më kontradiktorë të historisë së mafias. Del një portret plot me detaje i atij që “drogoi Amerikën”, duke ja arritur thuajse gjithmonë t’ia kalojë pa u lagur. Por edhe shpirtin e kohërave, me imunitetin që mund të blihej, kazinòtë dhe muzikën e Frank Sinatra Agjenti special i Bureau of Narcotics me mision në Hot Springs e kap nga jaka e palltos dhe i ulërin: «Ti ke droguar Amerikën». Ai e sheh me habi, ndez një cigare dhe qetësisht i përgjigjet: «Ju merreni me virtytet e qytetarëve, unë mendoj për veset…
Elvana Gjata lajmëroi javën e kaluar se ka gati një bashkëpunim me dy artistët ndërkombëtarë Inna dhe Sickotoy. Kujtojmë se Inna është autore e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” etj. Prej kohësh mes dy gocave ishte vënë re një miqësi e mirë pasi ato suportonin njëra-tjetrën në rrjetet sociale për projektet përkatëse. Kënga e tyre mban titullin “Papa’ teksa sot Elvana ka zbuluar se projekti do publikohet më 23 korrik, pra të premten. Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një videp shkëputur nga kënga, e cila duket se do jetë ritmike dhe plot ngjyra.…
Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për dashurinë, hidhuni një sy nëse është e juaja apo e partnerit tuaj: 1.Dashi: Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi dashët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë dhe duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit.Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar. 2.Peshorja: Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrin e kryetares së re të bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Bordi, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, do të drejtohet nga Shqiponja Telhaj. Kjo e fundit, aktualisht është profesore e asociuar në “Sussex University” dhe gjatë karrierës së saj ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë. Përveç kësaj, ajo ka kontribuar edhe si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë, kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë.…
Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka treguar se pas lindjes është përballur me shumë besëtytni duke i thënë të mos i publikojë foto të vajzës apo të mos bëjë gjëra të caktuara. Aktorja tregon se këto i kanë dhënë shumë stres sepse nuk i beson besëtytnive dhe kjo është arsyeja pse publikoi menjëherë foto me vajzën në rrjete sociale. “Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam…