Author: tirana

Personazhet e njohur janë ata që përdorin më së shumti photoshopin për rregullim e imazheve, për t’u dukur sa më perfekt në rrjete sociale. Pre e photoshop-it ka rënë edhe Leonora Jakupi, që gjithmonë është cilësuar si një nga artistet më simpatike në trojet shqiptare. Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një foto të saj, ku shfaqet shumë sensuale veshur me një fustan të zi, që i nxjerr në pah format perfekte trupore. Por gjithë ndjekësve ju ka rënë në sy fakti se në foto asaj nuk i dallohet fare krahu i majtë. Sipas ndjekësve të artistes ajo e…

Read More

Sipas një studimi të ri, vaksina Johnson & Johnson me një dozë kundër COVID-19, mund të jetë më pak e efektshme kundër varianteve të reja të koronavirusit. Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut arritën në këtë përfundim, pasi kryen testimin laboratorik të mostrave të gjakut nga vullnetarët. Nathaniel Landau, studiuesi kryesor, tha se vaksina Johnson & Johnson nuk siguron të njëjtën mbrojtje ndaj varianteve të COVID-19 si vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna, të cilat përdorin teknologjinë RNA. Studimi, i postuar në internet të martën, nuk është analizuar nga shkencëtarë, nuk është botuar në…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA nisi të mëkurën shqyrtimin e ankimeve të Komisionerit Publik, Dariel Sina kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ish-gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Shkëlqim Miri, ankime nëpërmjet të cilave kërkohet standardizimi i praktikës ligjore për raste të ngjashme. Me vendimin e 13 nëntorit 2020, KPK vendosi të përfundojë procesin e vetingut pa marrë një vendim për ish-gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, i shkarkuar në vitin 2017 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi ishte dënuar me 2 vjet burgim për “korrupsion pasiv”. Sina e ankimoi vendimin e KPK-së për…

Read More

Në vendimin e marrë këtë të martë, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, xShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK. Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve. Kështu, Gjykata njofton sot se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së…

Read More

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar në rrjetet e saj sociale edhe njëherë për çështjen e biznesmenit Italian, Francesco Becchetti. Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Duma shkruan se kryeministri Rama është përgjegjës i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre për Becchettin. Sipas saj, për të shlqyer këtë borxh, çdo shqiptar, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra, teksa shkrimin e shoqëron edhe me një video.

Read More

Rritja e rasteve ditore me koronavirus nuk është aspak surprizë për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik. Epidemiologia Rovena Daja bën me dije se shtimi i infektimeve pritej, që në momentin që Europa filloi të ketë rritje. Ajo nuk përjashton faktin që numrat e lartë të infektimeve të jenë pasojë edhe e pranisë së variantit Delta edhe pse ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët e referencës. “Përderisa në Kosovë, Greqi, Maqedoni ka raste, edhe në Shqipëri ne besojmë se mund të ketë hyrë po akoma nuk kemi një dokument zyrtar. Por fakti që kanë filluar të rriten dhe fakti…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga kantieri i Unazës së Tiranës. Bëhet fjalë për pjesën verilindore të unazës, ku sipas Ramës është realizuar 90% e projektit në Lotin 2 dhe 3. “Kantieri i Unazës së Tiranës – Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi”, shkruan Rama. Po ashtu ai bën me dije se ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020.

Read More

Britney Separs i paska dhënë fund martesës së saj 55-orëshe me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander pasi nëna e saj e paska detyruar që të ndërmerrte një vendim të tillë. Avokati i yllit është shprehur se as Britney dhe as Alexander nuk donin që martesa të anulohej, por ishte Lynne Spears dhe ekipi menaxhues i Britney-t që ndërhynë duke i detyruar. “Ishte nëna që ndërhynte dhe po përfshihej në jetën e vajzës së saj. “Ajo erdhi në Las Vegas, e nxori Jason jashtë loje dhe i dha atij një biletë avioni për t’u kthyer në shtëpi”, tha avokati. Kujtojmë se…

Read More

Ish-Presidenti dhe kreu aktual i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani e sheh gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike si më kritiken të kësaj force politike që nga krijimi i saj. Përgjegjësinë e sheh drejtpërdrejtë të Lulzim Bashës dhe vendimet arbitrare të tij. “PD sot ka një përçarje shumë të thellë dhe të madhe. Ka një humbje të madhe të besimit te opinion publik dhe njerëzit që e përbëjnë”, shprehet ai. Për Nishanin, PD rrezikon që përballë shqiptarëve të shihet edhe si alternativa që mund t’i marrë pushtetin Edi Ramës. “Nëse PD nuk gjen rrugën e saj për t’u…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dosjen e skandalit të uniformave të policisë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka zbardhur vendimin në të cilin evidenton detaje shtesë, ku më e rënda është fakti se 9 të prangosurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke i ndryshuar 20 pika kontratës. Duke qenë se autoriteti kontraktor kishte rënë dakord se do të depozitoheshin gati 700 mijë njësi apo artikuj, në fund të gjithë të dyshuarit, me të njëjtën ofertë dhe tender kanë vlerësuar dhe kanë dhënë 239 mijë artikuj më pak. Por drejtoresha e agjensisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave. Ndërsa nga ora 09:00-15:00 në rrugën “Taulantia”, rrugën “Kole Popa” dhe një pjesë në zonën e ish-Tregut Elektrik , një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, po ashtu në bulevardin “Zhan Dark” dhe në rrugën “Kamëz-Valias, Kasall do të ketë stakim të energjisë. Gjithashtu edhe në rrugën “Agon” dhe në rrugën “Ention Frroku” do të ndërpritet energjia nga ora 10:00 deri…

Read More

Demi Marsi dhe Venusi do e bëjnë ditën e sotme shumë të bukur dhe emocionuese. Pranë partnerit do të ndiheni më të plotësuar. Sa i përket buxhetit, është më mirë që ta riorganizoni sepse përndryshe do të keni probleme. Binjakët Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, që duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën ndikimin e Mërkurit, i cili edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionantë. Gaforrja Sektori më i favorshëm për ju sot pritet të jetë ai i punës, ku do të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Afërditës. Probleme…

Read More