Në të gjithë vendin vijon java e hapur për vaksinimin e të gjithë personave mbi moshën 18 vjeç. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vaksinimi po ecën më ritme të mira por shton se është e nevojshme që të vaksinohen akoma më shumë qytetarë. Manastirliu bën dhe një apel për të gjithë qytetarët që të paraqiten në qendrat e vaksinimit për të marrë vaksinën. “Ritme të mira vaksinimi kudo në vend, por ka ende nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale. Ndaj një apel për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni sa në parë, me kartën e identitetit…
Author: tirana
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, njoftoi se kanë rënë dakord që të shkojnë bashkë në zgjedhjet lokale. Sipas Zaev qëllimi i koalicionit parazgjedhor është përfshirja e sa më shumë partive politike. “Procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë janë ende të hapura”, ka thënë ai.
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka folur për çështjet më të nxehta politike për Vlorën. I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën. Kujtojmë se pak kohë më parë, mes Lelit dhe këshillit bashkiak të Vlorës kishte një përplasje, por Leli këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin. Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë…
Dafina Berisha synon të bëhet e para deputete shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo është vetëm 21-vjeç dhe është nga Kosova. Studentja e Juridikut po garon në listën e Partisë Social Demokrate, dhe premton të jetë zëri i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman. “Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”, shprehet ajo raporton “Klan Kosova”. Sjellim në vëmendje që…
Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se në shtator Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë. Për Nazarkon, kryeministri po kërkon të ndryshojë imazhin e cënuar dhe goditur nga skandalet apo akuzat e opozitës. “Nëse Rama kërkon të paraqesë një imazh, thellësisht dhe cilësisht të ndryshuar i duhet qeverisje me bazë të gjerë, personalitete teknike apo nga diaspora. Ajo që ka thënë z.Veliaj është parathënëse e asaj që është zhvillim i ri në mandatin e tretë. Rama është shmangur pas fitores nga përdorimi i gjuhës agresive ndaj kundërshtarit, po zhvillon në mënyrë periodike edhe konsultime për përfshirjen e gjakut…
Në 5-vjetorin e miratimit nga parlamenti të reformës në sistemin e drejtësisë, Instituti i Studimeve Politike publikoi në studim, sipas të cilit rezultatet e kësaj reforme vlerësohen si të vonuara dhe të pjesshme. Edhe pse u votua me 140 vota të plota nga parlamenti, forcat politike u bënë pengesa kryesore të reformës në drejtësi, duke shkaktuar shtrembërime e zvarritje të shumta, vërejnë autorët e studimit. Plot 5 vjet më parë, në korrikun e 2016 pakkush mund ta mendonte se reforma në sistemin e drejtësisë do të kishte sot aq rezultate të pamjaftueshme sa ka aktualisht, edhe pse vlerësohej si domosdoshmëri…
Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzëni. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut kanë tendencë të bien më tej, duke i bërë gratë shtatzëna të ndihen të pafuqishme dhe sëmurë. Presioni i ulët i gjakut në shtatzëni shfaqet veçanërisht në 24 javët e para për shkak të ndryshimeve normale që ndodhin në trupin e gruas ndërsa përgatitet për të mirëpritur dhe rritur fetusin. Vlerat kufi në nëntë muaj Rënia e presionit është e lidhur me rritjen e progesteronit, një hormon që ka funksion…
Bukuroshja Xhensila Shaba, e cila numëron një sërë çmimesh bukurie jashtë shtetit por edhe në Shqipëri, pohoi në “Ora Verore” se ka dëgjuar raste ku çmimet e para në eventet e bukurisë janë fituar me lekë. Megjithatë ajo thotë se në evente që ajo ka marrë pjesë kjo gjë nuk ka ndodhur. Ronaldo Sharka: A paguajnë lekë miss-et që fitojnë çmimet e para? Xhensila Shaba: Po kam dëgjuar që ndodh. Të paktën për aq sa kam marrë pjesë në Shqipëri, nuk kam paguar lekë. Nëse do të ishte për të paguar një farë shume, unë mund ta bëja vetë famën…
Autoritetet italiane kanë kryer autopsinë e trupit të Giovanni Caramuscio, ish-menaxheri i bankës së Monteronit, i cili u qëllua për vdekje teksa po tërhiqte paratë nga një ATM. Ekzaminimi konfirmoi se dy plumba, të cilat e prekën viktimën në gjok ishin fatale për të, pasi i goditën zemrën dhe mushkritë. Plumbi i nxjerrë nga mjeko Alberto Tortorella i është dorëzuar forcave të Policisë për të përcaktuar edhe nga cila armë ka dalë. Sipas mediave italiane, arma u gjet në shtëpinë e shqiptarit, Paulin Mecaj , 31 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi për të mbrojtur bashkëpunëtorin e tij, Andrea Capone.
Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera. Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Si ndikon vapa tek organizmi Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave t ë AgroËeb.org, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari. Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë…
Një banesë në lagjen nr.17 në Durrës është përfshirë nga flakët. Sipas policisë zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Banesa është në pronësi të 36-vjeçares E.Sh, e cila jetonte me qira. Sakaq shërbimet zjarrfikëse kanë neutralizuar flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjet e shkaqeve të zjarrit. Durrës/Informacion paraprak Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…
Prezantuesja Lei Kraja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj në ekran por edhe në rrjete sociale. A do ishit kuriozë të shihnit si dukej Lei shumë vite para se të bëhej e famshme? Na e ka treguar vetë ajo! Prezantuesja sportive ka publikuar një foto në Instagram nga fëmijëria dhe mund të themi që ka qenë një vajzë tepër e bukur. “Ekzaktësisht e njëjta fytyrë vetëm se isha shumë më e bukur. Fakte: Një nga veshët e mi është ende më i madh se tjetri dhe njëri sy është ende ndryshe nga syri tjetër. Kam ende të njëjtën…