Author: tirana

Një histori prekëse vjen nga një grua e cila ka arritur të shikojë pas 17 vitesh në errësirë totale. Connie Parke e pa për herë të fundit familjen e saj më shumë se një dekadë më parë, por tanimë ajo mund t’i shohë sërish nipërit teksa luajnë dhe më në fund e di si duket e bija e rritur. Kur nisi të humbte shikimin dhe u verbua asaj iu tha se kishte shkëputje të retinës ose glaukoma. Por diagnoza ishte e gabuar. Në fakt ajo kishte katarakt, që mund të hiqej lehtësisht dhe t’i risillte shikimin. Pasi iu nënshtrua operacionit,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është rritur interesi për vaksinën mes të rinjve. “Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer”, shkruan Rama. Postimi i Ramës Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq – Rritet interesi për vaksinën mes të rinjve, teksa vijon vaksinimi në javën e hapur +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të mbrohet nga #Covid19. Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të…

Read More

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e një gjendjeje misterioze shëndetësore, që prek diplomatët amerikanë. Sëmundja shkakton larmi simptomash, përfshirë: marramendje, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës. Sëmundja është quajtur Sindroma e Havanës, sepse është shfaqur për herë të parë në Ambasadën amerikane në Havanë, në vitin 2016, duke prekur dhjetëra diplomatë. Në vitet më pas, dhjetëra raste të reja janë raportuar në objektet diplomatike të SHBA-së në Kinë, Rusi, Evropë dhe Azi Qendrore. Javën e kaluar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se po heton…

Read More

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Muriqani”, duke sekuestruar 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Muriqani”. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën…

Read More

Italia do të prezantojë një certifikatë të detyrueshme shëndetësore, duke filluar nga 6 gushti, për të hyrë në vende të mbyllura të tilla, si bare dhe restorante, njoftoi sot në mbrëmje qeveria. “Certifikata shëndetësore është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar”, shpjegoi kryeministri Mario Draghi. Përveç bareve dhe restoranteve, kjo certifikatë do të kërkohet për të hyrë në pishina, salla sportive, muze, kinema dhe teatro, si edhe salla lojërash, por edhe për ngjarje sportive, koncerte, shfaqje, panaire dhe konferenca. Diskotekat do të mbeten…

Read More

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Bamirësen dhe Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi,…

Read More

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dhe i ka vendosur gjobë pronarit të një subjekti. 27-vjeçari G. T., është konstatuar nga uniformat blu duke mbajtur muzikën ndezur përtej orarit të lejuar nga autoritetet. Gjithashtu policia njofton se ndaj këtij subjekti është vendosur dhe një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra. “Durrës U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe…

Read More

Policia e Beratit ka vendosur në pranga 2 persona, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre. Këta shtetas, dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike në fshatin Dobrenjë. Po ashtu, edhe kryeplaku i fshatit është proceduar penalisht për veprën penale “shpërdorim detyre”. Të arrestuarit janë Mira Mezini 52-vjeçe, djali i saj Qamil Mezini 17-vjeç, si dhe në kërkim është shpallur Mersin Mezini 60 vjeç. Po ashtu gjatë kontrolleve në banesë, krahas kubikëve me kanabis policia ka gjetur 2 krehëra me fishekë. Ndërkohë Adriatik Dërvishi, kryeplaku i fshatit, është proceduar në gjendje të lirë, njofton policia. Njoftimi i plotë i…

Read More

Debati televiziv mes dy politikanëve në Moldavi ka përfunduar në një skenë boksi dy ditë më parë. Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat, u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan, pas disa shkëmbime akuzash. Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë. E gjithë skena u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit. https://youtu.be/3S2TMX50t7c

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur dje në një takim kryetarët e PS në 61 bashkitë e vendit. Mësohet se theksi kryesor i diskutimit është ndalur tek analiza e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe sidomos problematikat që reflektuan në rezultat, ku në disa zona Partia Socialiste të mos arrinte objektivin e vendosur nga kryeministri Edi Rama, regjistri digjital i PS, zgjedhjet në nivel vendor të partisë që do të zhvillohen gjatë vjeshtës, performanca e drejtuesve dhe zyrtarëve të administratës, si dhe skanimi i punës së ministrave dhe deputetëve të rinj e të vjetër.

Read More

Prej ditësh tashmë bota po përballet më një rritje të shifrave të infektimeve me Covid-19, gjë që është duke krijuar një situatë aspak të sigurt dhe po ngjall frikën për kthimin e skenarëve të përpara verës ku sistemet shëndetësore shpesh ishin në kolaps ose shumë pranë kolapsit. Varianti Delta, një mutacion i lokalizuar fillimisht në Indi, është duke ndikuar shumë në rritjen e infektimeve. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar vetëm ditën e djeshme 341 persona që kanë humbur jetën në luftën me koronavirusin, referuar të dhënave të Universitetit Johns Hopkins Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është…

Read More

Ndëshkimit të policisë për ecjen me shpejtësi marramendëse me makinë nuk i ka shpëtuar as ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Fation Kuqari. Pas publikimit të videos në “Instastory” ku kilometrazhi shkonte deri në 215 km/h, Fation Kuqari është gjobitur nga policia rrugore me shumën 40 mijë lekë të reja. Në konstatimin e punonjësit të policisë thuhet: “Drejtuesi i mjetit është konstatuar duke ecur me shumë shpejtësi në autostradë. Me 215, me pamje filmike duke u bërë burim aksidenti për vete dhe për të tjerët”. Gjoba ndaj Kuqarit vjen në një kohë kur policia ka nisur një valë ndëshkimesh të drejtuesve të mjeteve…

Read More