Author: tirana

Reperi, Rigels Rajku i njohur ndryshe si “Noizy”, mbrëmë ka perfomuar në një prej diskotekave në Prishtinë. Ndërkohë që performonte përpara fansave të tij ai u përball me një incident të pakëndshëm. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet teksa nuk e ka kontrolluar dot veten në skenë dhe është rrëzuar mbi turmën e fansave. Kanë qenë truprojat e tij ata që kanë ndërhyrë dhe e kanë rikthyer sërish në skenë Noizyn.

Read More

Vaksinimi anti-covid për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor është bërë me detyrim dhe duhet të ketë përfunduar deri në nisjen e sezonit të ri shkollor. Mësohet se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk janë paraqitur për tu vaksinuar, duke ndryshuar kështu strategjinë e vaksinimit në Shqipëri. Në mesazhin e dërguar nga Zyra Vendore Arsimore thuhet se në muajin shtator të këtij viti, i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar. Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar.…

Read More

Agjensia Evropiane e Barnave, ka rekomanduar vaksinimin anti-Covid me vaksinën Moderna edhe për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Mediat raportojnë se Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18-vjeçare. Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Ndërsa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e botës ende ka vështirësi në imunizimin e të rriturve. Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi…

Read More

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20 vjeçare. Këto komente ajo i bëri gjatë një konference virtuale shtypi ku tha se infektimet me variantin Delta të COVID-19 po vazhdojnë…

Read More

Dashi (21 Mars – 20 Prill): Ju ua impononi idetë tuaja të tjerëve dhe e bëni këtë pa e kuptuar. Por jo të gjithë të durojnë ndaj jini fleksibël dhe gjithçka do të shkojë normalisht. Ndjeheni të lodhur dhe keni nevojë për gjumë. Ndaj pushoni, flini ca dhe ngrihuni me këmbë të mbarë. Demi (21 Prill – 20 Maj): Do të keni të drejtë të ndiqni intuitën tuaj. Nga ana tjetër mjaft më me parimin më jep të të jap. Provoni të pyesni pa kushte dhe të jepni e merrni me të tjerët pa e vrarë shumë mendjen çfarë do…

Read More

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anëar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6…

Read More

Një aeroportin e Hamburgut në Gjermani ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku protagonistë kanë qenë disa pasagjer që do të fluturonin drejt Tiranës. Sipas rrjetit gjerman RTL, të paktën 16 makine policie u dërguan në aeroport për të qetësuar një protestë të pasagjerëve të një avioni që do fluturonte nga Hamburgu drejt Tiranës. Gjithçka nisi kur u njoftua se fluturimi i datës 4 korrik do shtyhej për një ditë më vonë për shkak se avioni kishte pësuar një defekt teknik. Ditën tjetër megjithatë, avioni mbërriti shumë vonë nga Tirana dhe autoritetet thanë se ai nuk mund të ngrihej në…

Read More

Shqetësimet e Meghan Markle nga babai i saj duket se nuk kanë fund. Mësohet se Thomas Markle është zotuar se do të hedhë në gjyq vajzën e tij, Meghan dhe Princin Harry, në mënyrë që të takojë nipin dhe mbesën. Të enjten, babai i Dukeshës së Sussex ka dhënë një intervistë shpërthyese, ku i ka kujtuar ata prindër të “këqij”. Thomas pretendon se ata kanë bërë “gabime” në rritjen e djalit të tyre 2-vjeçar, Archie dhe vajzës së porsalindur, Lilibet. “Unë shpresoj që Mbretëresha dhe njerëzit në Angli të ndalen dhe të mendojnë për gabimet dhe sjelljen e keqe të…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Fier, ku i lënduar në këmbë ka mbetur një 40-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Ushtar Stani, 50 vjeç. Njoftimi i policisë: Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve…

Read More

Kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela u shpreh se situata në disa Prokurori të vendit është e rënduar. Ai tregoi se për shkak të Vetingut, por edhe avarive të tjera, shumë çështje kanë mbetur stok. Kryeprokurori sugjeroi që të implementohet dosja elektronike, e cila sipas tij, rrit eficencën dhe ul kostot. Gjithashtu ai vlerësoi që të rriten vitet e magjistraturës, mirëpo, viti i fundit sipas tij të jetë dhe vit pune, duke u rikthyer kështu te modeli i mëparshëm. “Është një moment i rëndësishëm ndërtimi i kësaj strategjie. Në fakt unë do të vlerësoja qasjen e treguar nga Ministria e Drejtësisë,…

Read More

Greqia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. Një i moshuar është gjetur i gozhduar në kangjellat e një blloku pallatesh në Kalithea. Ishin oficerët e policisë ata që e kanë gjetur burrin në kushtet ekstreme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët bënë të mundur lirimin e të moshuarit të pajetë nga gozhdat dhe kangjellat. Policia dyshon se kjo është një vrasje të mirëmenduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse autorët ndërmorën vendimin e rëndë.

Read More

Ministrja Ogerta Manastirliu ka ngritur dyshimet se në Shqipëri po qarkullon varianti indian i koronavirusit. “Javët e hapur do vijojnë, me rritjen e numrit të vaksinave, vaksinimi për cdo grupmoshë të vashdojë, shohim që ka funksionuar, është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat e shihet interes në rritje dhe për grupmposhën e re, plus 18. Kemi rritje të lehtë të rasteve pozitive, kemi dyshime të arsyeshme që në Shqipëri qarkullon varianti Delta, por jemi ende në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencave për ta vërtetuar. Nisur nga ajo që po ndodh në vendet e rajonit dhe evropiane…

Read More