Author: tirana

Zbardhet dosja e vendimit që Gjykata e Elbasanit dha në 25 Shkurt 2003 për Agim Çermën i cili u arrestua pak ditë më parë në Kolumbi. Ai rezulton i dënuar me 17 vite burg për vrasje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 11 vite e 8 muaj burg. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Gëzim Liçit, krim i ndodhur në Elbasan më 28 gusht të 97-ës. Konflikti mes dy familjeve kishte nisur më herët. Më 19 Qershor Agron Liçi ka vrarë Ardian Çermën, vëllain e Agimit. Dy muaj më vonë, më 28 Gusht, Agim Çerma,…

Read More

Gazetari Erl Murati paralajmëron lëvizje surprizë të kryeministrit Rama në qeverinë e re në shtator. Ai u shpreh se do të ketë prurje interesante, ose të papritura. Sipas tij në qeverinë ‘Rama 3’ mund të kemi individë që nuk kanë patur karrierë politike apo në PS. Pjesë nga intervista për News24 Çfarë do të kemi në shtator? MURATI: Besoj do të kemi qeveri të vazhdimësisë, nuk besoj se do të ketë një qeveri që do të reflektojë më pas ndryshime në administratë. Mund të kemi prurje interesante, ose të papritura. Besoj do të ndodhë se Rama i ka dhënë provat.…

Read More

Pasditen e sotme janë sekluestruar 6.5 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të operacionit “Rada” të nisur që në datë 13 korrik të këtij viti ku u gjetën 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë. Në kontejnerin e të njëjtës kompani, “Alba Exotic Fruit”, sot janë gjetur 6.5 kilogramë të tjera kokaine, të fshehura në një nga kapakët e një prej dhjetë kontejnerëve që janë skanuar. Kokaina, siç edhe shihet në foto ishte e ndarë në katër pako dhe ishte ngjitur në kapakun e një prej dhjetë…

Read More

OSHEE ka bërë me dije se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave. Energjia do të stakohet nesër në këto zona: Zona pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe 3 pallatet 9-katëshe që janë pranë kësaj kabine, rruga “Prespektiva” pranë rrethrrotullimit Vorë dhe rruga “Industriale”. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 24 korrik Në kuadër të investimit në rrjetin e shpërndarjes në kryeqytet për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 24 korrik do të kryhen punime në dy nga kabinat që furnizohet nga NST Qendër…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar pas denoncimit të ‘SMS’ në telefonat e mësuesve për të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator. Sipas njoftimit zyrtar, vaksinimi është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm. Theksohet se nuk ka asnjë vendim për vaksinim me detyrim ndaj mësuesve të cilët do të rikthehen në shkolla në shtator të këtij viti. REAGIMI ZYRTAR Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar sot gjatë konferencës për shtyp këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj Dukagjin Lipa, për kontributin e vyer të dhënë përmes fondacionit të tyre humanitar “Sunny Hill” për 300 fëmijë të vegjël që do ti gëzohen në shtator kopshtit të ri të rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019. Në përmbyllje të kësaj dite, Veliaj tha se e gjithë vizita e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare i dedikohej nismës humanitare “Adopto një kopsht”, ndërsa projektet artistike të cilat do të jenë vitin e ardhshëm kur Tirana do kthehet në kryeqytetin evropian të…

Read More

Për ish Kryetarin eKomisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafajn, reforma në drejtësi nuk ishte produkt i një dite, i një muaji apo viti. Ndaj dhe, sot 5 vjet pas miratimit të reformës, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë mëdyshje se ai proces ishte dhe mbetet gjëja e duhur që jo thjesht e tronditi, por e rithemeloi pushtetin gjyqësor. Në një intervistë ndryshe për TVSH, Fatmir Xhafaj, që 5 vjet më parë drejtoi komisionin e reformës në drejtësi, thotë se projekti i sotëm e ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit gjyqësor. Xhafaj radhit benefitet e këtij procesi,…

Read More

Epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti e konsideron të paarsyeshme ndalimin e lëvizjes gjatë natës, si masë mbrojtëse kundër përhapjes së Covid 19. Për shumë arsye, kjo fashë orare nuk duhet të jetë, thotë Alimehmeti. Ndër të tjerë, është cenim i të drejtave të njeriut, thotë ai. “Nuk mund t’i them dikujt pse dua të dal në 4 të mëngjesit. Dua të dal se është e drejta e ime, e zemë. Ndërkohë që, të pish kafen, të pish birrën, etj., është një kënaqësi, nuk hyn te të drejtat themelore. Por, lëvizja e lirë midis 12 të natës dhe 6 të mëngjesit, kur…

Read More

Celulari në plazh është një problem më vete pasi ai duhet mbrojtur nga shumë faktorë të cilët e dëmtojnë. Disa nga ato janë: Temperatura e lartë: Mbinxehja mund të dëmtojë rëndë baterinë dhe pjesë të tjera të brendshme. Gjatë pushimeve, këshillohet që ta lini gjithnjë celularin nën hijen e çadrës, apo brenda në çantë. Dhe në çdo rast, të mos e përdorni asnjëherë kur e ndieni të nxehtë në prekje. Uji: Kujdes se mos laget apo bie në ujë. Edhe pse shumica e telefonave sot janë kundër ujit do të bënit mirë të blinit online edhe disa “cover waterproof”. Këto mbrojtje janë…

Read More

Shqiptarët Dijonis Biba dhe Ervin Delija, të cilët u dënuan me 15 muaj burg nga drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se janë përfshirë në botën e drogës për shkak të borxheve që kishin. Gazeta angleze shkruan se Biba që u bë i famshëm për videot e publikuara në rrjetet sociale me anë të të cilave u tregonte shqiptarëve se si të mbërrinin ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe Delija janë vetëdeklaruar fajtorë për akuzat. Përpara trupit gjykues, dy të rinjtë janë shprehur se kishin shumë borxhe për të shlyer në Shqipëri dhe se për këtë arsye ishin marrë…

Read More

Arta Nitaj është ndër vajzat më të komentuara të shoëbizit në Kosovë e cila tërheqë vëmendjen shpesh me pozat në rrjetet sociale ku vihen re linjat perfekte të modeles. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin veror ‘Natë Vere’ në T7, ku ka folur për jetën e saj private e jo vetëm. Në këtë emision, ku ish-konkurrenti i Për’puthen Andi Artani është moderator, Arta ka treguar se ata njihen që nga gjimnazi por pakkush e dinte. Dyshja që vijnë nga qyteti i Pejës kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe zbuluan një peng që u ka mbetur.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ‘luftën’ që nisi deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi. Në një denoncim të publikuar nga Berisha në rrjetet socialiste, thuhet se ajo që po ndodh në të vërtetë brenda PS-së në Fier është një sherr i nisur për 200 mijë euro mes Koçit dhe ish-drejtorit të Kadastrës Ervin Bushi. Sipas denoncuesit, në Fier ka shkuar dhe vetë Taulant Balla për të zgjidhur këtë konflikt, por ai ka mbajtur anën e Bushit dhe për pasoj, Koçi ka nisur edhe sulmet drejt Subashit. Statusi i plotë i Sali Berishës:…

Read More