Dëshira më e madhe e Amy Ëinehouse para se të ndahej përgjithmonë nga jeta ka qenë që të kishte fëmijë. Një dokumentar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së artistes, ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj. Në të përfshihet edhe një intervistë në të cilën Amy pyetet se ku e sheh veten pas 10 vitesh. “Do të doja të kisha disa fëmijë, 2 ose 3 fëmijë”, është përgjigjur ajo. Dokumentari i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy” ka dalë ditën e sotme, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare.…
Author: tirana
Teksa kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga firmosja e marrëveshjes, çështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali vijon të mbetet pezull. Pas një kërkese për informacion lidhur me zbatimin e saj nga A2, Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dha këtë përgjigje: “Në referim të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik. Ndërkohë, ju ftojmë që për çfarëdo lloj problemi t’i drejtoheni ambasadës suaj në Romë.” Por, ata që e vuajnë këtë problematikë, emigrantët shqiptarë në vendin fqinj thonë që edhe pse ku afat…
Është aktivizuar pas tre ditësh zjarri në pyllin e Gjorgosit në Fier. Mësohet se flakët kanë djegur një pjesë të konsiderueshme me pyje, ndërsa nuk duhen shkaqet. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, pavarësisht terrenit të vështirë. Era e fortë dhe temperaturat e larta po ndihmojnë në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar djegien e pyejeve.
Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë, për zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, sinjalet për praninë e tij janë të forta. E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, ndërsa komentoi rritjen e rasteve të reja të infeksionit ditët e fundit në vend, Rakacolli u shpreh se shkaqet janë dy: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian. “Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që…
1. Dominues Luani ka natyrë dominuese dhe karakter të fortë. E dinë ekzaktësisht çfarë duan në jetë dhe do e marrin çfarë duan me çdo mjet. Duan të jenë në kontroll të situatave dhe presin që njerëzit t’i ndjekin. Janë liderë të lindur, janë një nga shenjat më dominuese të horoskopit, diçka që nuk pritet mirë nga të tjerët. 2. Posesiv Janë zemërgjerë dhe të dashur me njerëzit, por i mbajnë gjërat e tyre shumë pranë. Ndaj janë të prirur të jenë posesivë. Janë të devotshëm në familje dhe miqtë e ngushtë, por kur besnikëria e tyre kthehet në posesiviteti,…
Laçi zhvilloi një ndeshje të madhe dhe ia doli të fitojë 1-0 ndaj Universitatea Craiova mbrëmjen e kaluar. Bardhezinjtë e Duros siguruan një sukses të vështirë dhe të merituar në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League. Përballë ishin nënkampionët e Rumanisë dhe skuadra fituese e Kupës dhe Superkupës së Rumanisë. Disfata përballë ekipit kurbinas është përjetuar keq te Univ Craiova dhe drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra trajnerin Marinos Ouzounidis. 52-vjeçari grek drejtonte skuadrën rumune prej muajit shkurt, teksa si ndihmës kishte të mirënjohurin Bledar Kola. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare punon prej vitesh si krahu…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 31 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të…
Komunikimi midis çifteve përbëhet gjithashtu nga mesazhe me tekst. Padyshim që nuk është mënyra më e mirë për të folur për ndjenjat, por mund të jetë e dobishme si gjatë njohjes, ashtu edhe për të matur nivelin e interesit. Por çfarë ndodh kur burri juaj nuk ju përgjigjet? Instinkti juaj i parë është ndoshta të hyni në modalitetin e panikut dhe të shqyrtoni një listë arsyesh pse nuk u përgjigjet mesazheve! Dhe këtu janë disa përgjigje. Ai është i zënë: Shumicën e kohës, kur një djalë nuk i përgjigjet menjëherë një mesazhi, ai thjesht është i zënë. Ose është i…
Artistja e njohur me famë botërore Dua Lipa ka reaguar pas vizitës që pati ditën e sotme në Tiranë. Me një postim në Instagram ajo ka ka shkruar se ndjehet tejet falënderuese për mikpritjen. Duke publikuar disa momente gjatë vizitës së saj në Tiranë, Dua shton se ka qenë një nder për të që të jetë në Tiranë. “Është nder të jem në Tiranë”- Shqipëri, sot për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë…
Një vatër e re zjarri ka rënë këtë të premte pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Zjarri ka rënë në kodrën e Dukatit fshat, ndërsa janë prekur shkurre e kullota. Zjarri po përhapet për shkak të erës së fortë, favorizuar edhe nga temperaturat e larta, duke rrezikuar edhe disa toka me të mbjella Në zonë është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të terrenit, ndërsa mësohet se shkaku i rënies së zjarrit janë barinj të zonës. Edhe më herët vatra zjarri kanë rënë në zonën Orikum – Dukat duke rrezikuar edhe parkun, por ndërhyrja në kohë ka bërë që situata…
Samsung konfirmoi veprimtarinë e tij vjetore verore, me prezantimin e produkteve kryesore për gjysmën e dytë të vitit. Pas prezantimit në muajin janar, ku u prezantua modeli Galaxy S21, tani është radha e atyre të palosshëm, të cilat kanë zënë vendin e serisë Galaxy Note, smartfoni me një majë shkruese. Ndryshime të mëdha në dizajnin e Galaxy Z Flip 3, me paraqitjen e jashtme që mund të strehojë një ekran më të gjatë dhe më të gjerë, me të cilin të keni qasje në njoftime dhe t’u përgjigjeni thirrjeve, tipare tashmë të mundshme, por në një pjesë më të kufizuar…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi do të dëshmojë ditën e hënë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas denoncimit që bëri për tenderat në Bashkinë e Fierit. Marrja në pyetje e Koçit vjen vetëm një javë pasi plasi ‘bombën’ në rrjetet sociale, teksa shkruante se tenderat janë në duart e mafias. Nga ana tjetër SPAK ka nisur verifikimet për deklaratat e forta të të zgjedhurit të PS-së në Fier. Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në…