Author: tirana

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar mbrëmjen e djeshme me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale. Kim shprehet se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj. “Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë…

Read More

Janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit një sasi tjetër kokaine. Bëhet fjalë për 6.5 kg kokainë e fshehur në një kontejner që vinte për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Kësaj kompanie rreth 10 ditë më parë ju sekuestrua një tjetër sasi kokaine prej 11kg e 675 gram. Kujtojmë se vetëm një javë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha denoncoi dëmtimin e njërit prej kontejnerëve në portin e Durrësit që i përkiste pikërisht kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Gazetari zbuloi në ABC se një kontejner i mbërritur po në këtë rrugë me banane është konstatuar i dëmtuar në…

Read More

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesën e avokatit Gregory Keohe, të ish-presidentit Hashim Thaçi për gjykim të lirë. Avokati, ka dërguar në gjykatë kërkesat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit, ku përveç argumentit të fakteve të prezantuara nga prokuroria jep edhe detaje për garancitë e ofruara për lirimin e Thaçit. Por duket se këto kërkesa janë refuzuar, duke vazhduar në këtë mënyrë paraburgimin për ish-Presidentit. Ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë këtë vendim.

Read More

Kryebashkiaku Dritan Leli tha se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme por ka progres të vazhdueshëm në këtë drejtim. Leli mes batutave shprehet se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”. “Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa…

Read More

Ka shkuar në 1,123,253 numri total i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u vaksinuan 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bën apel personave mbi 18 vjeç që të shfrytëzojnë ditët e fundjavës, ditë e fundit të javës së vaksinimit të hapur, për t’u vaksinuar. “Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në…

Read More

Një 45-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në Kurbin, pasi akuzohet për shkatërrim prone nga pakujdesia. Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se 45-vjeçarja me inicialet A.T., banuese në fshatin Zhejë, ndezi zjarr në tokën e saj, por flakët dolën jashtë kontrollit. Për pasojë u dogj një ullishte në kodrën e fshatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Read More

Ndërsa mund të duket kundër intuitive, popullsia e varfër humbet më shumë përballë rreziqeve natyrore si përmbytjet, tërmetet dhe thatësira krahasuar me popullatat më të pasura. Kjo sepse fatkeqësitë u heqin familjeve jo vetëm pasuritë e tyre fizike, por edhe nivelet e të ardhurave, mekanizmat e përballimit dhe aftësinë për të marrë pjesë në ekonominë lokale. Kjo është bërë e ditur nga një raport i Bankës Botërore. Studimi tregon mes të tjerash se procesi i rimëkëmbjes dhe rindërtimit varet jo vetëm nga shkalla e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga katastrofat, por edhe nga struktura ekonomike e secilit vend dhe niveli i…

Read More

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk do të ishte një Kryeministër që do priste shirita për çdo punë të projektuar, të saponisur, apo të deklaruara si të përfunduara. Pas 8 vitesh ai vijon të udhëtojë pa u ndalur në të katër anët e Shqipërisë jo për të prerë shirita, por për ti çuar përpara punët e çdo kantieri të punëve publike dhe duke promovuar modelet pozitive të qytetarëve që ia kanë dalë, me apo pa ndihmën e qeverisë. Ky është një…

Read More

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Grupet e të drejtave të njeriut dhe ato që mbrojnë të drejtat e medias kanë shprehur indinjatën lidhur me njoftimet se 180 gazetarë në të gjithë botën janë vëzhguar nëpërmjet pajisjesh spiunazhi të nivelit ushtarak, prodhuar nga Izraeli. Krahas gazetarëve, nën përgjim kanë qenë edhe disa udhëheqës botërorë, sikurse Presidenti francez Emmanuel Macron. Kritikat po shtohen pas publikimit të njoftimeve se kompania private izraelite “NSO Group” i ka shitur pajisjen mbikëqyrëse të quajtur Pegasus, disa qeverive në të gjithë botën. Një pjesë e tyre e kanë përdorur atë për të vënë në shënjestër gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë një seance që zgjati afërsisht tre orë e gjysmë, u njoh dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kaualifikimit e vlerësoi pozitivisht subjektin për sa i përket pastërtisë së figurës. Rivlerësimi i inspektores së ILD-së po kryhet nga trupi gjykues i KPK-së i kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë…

Read More

Policia ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit. Abc News raporton ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit pasi i është gjetur në makinë një sasi e vogël hashash. Ndërkohë, është shoqëruar edhe miku i tij teksa së bashku lëviznin në Elbasan.

Read More