Vetëm pak ditë më parë, Britania e Madhe vendosi të heqë masat izoluese pas një kohe shumë të gjatë. Britanikët, të privuar nga daljet dhe festat, mbetën të mbyllur nëpër shtëpi. Por tashmë që iu është rikthyer liria, duket se nuk kanë ndërmend të lënë asnjë natë të shkojë dëm. Ata janë dyndur nëpër bare për të shijuar çdo moment nga frika se mos qeveria rikthen sërish masat kufizuese, por edhe lejimin në ambientet publike vetëm të personave të vaksinuar. Baret janë mbipopulluar, ndërsa në fotografitë e bëra publike, duket qartë lumturia e pamasë e të rinjve që janë “liruar”…
Author: tirana
Robert Berisha e ka konsideruar shumë të rëndësishme dashurinë që prindi duhet t’i dhurojë fëmijëve, e sidomos vajzave. Gjatë një interviste, ai është shprehur se kur vajzat rriten pa dashurinë e babait, sipas tij, përfundojnë duke u lidhur me burra më të vjetër në moshë. “Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100 %”,-…
Dy persona të arrestuar si pjesë e një grupi trafikantësh që fusin në Shqipëri të huaj me qëllim që t’i kalojnë në Kosovë dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian, kanë rrëfyer se si funksionon kjo skemë. Ata janë identifikuar me inicialet K.T., shofer në fugonin që po transportonte 33 emigrantë sirianë dhe V.M., personi që kishte marrë furgonin me qira. Ata akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë kishte mësuar se në afërsi të kompleksit të pallateve “Maleziani” po përgatiteshin të niseshin automjete të ngarkuara me…
Përmbytjet janë tashmë një problem i njohur në shumë qytete në ShBA dhe në botë. Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) raportoi një total prej më shumë se 600 përmbytjesh të tilla në 2019. për të filluar një dekadë të rritjeve dramatike të numrit të përmbytjeve, sipas studimit të parë që merr parasysh të gjitha shkaqet e njohura oqeanike dhe astronomike për përmbytjet. Të udhëhequr nga anëtarët e Ekipit të Shkencës për Ndryshimin e Nivelit të Detit të NASA-s nga Universiteti i Haëaii, studimi i ri tregon se baticat e larta do të tejkalojnë pragjet e njohura të përmbytjeve…
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka dalë e para Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari. Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki. Gjithashtu, pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë. Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu, edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja kosovare u tregua e fortë, duke fituar me…
Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë një ditë më parë në Ostiense të Romës. I riu shqiptar i identifikuar si Atjon Lopci nuk u mbijetoi dot plagëve dhe vdiq në spitalin San Camillo, pavarësisht ndërhyrjes në kohë të mjekëve. Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. I riu u godit me thikë disa herë në pjesën e pasme të trupit, dje rreth mesditës, nga dy persona. Falë dëshmive, autorët janë identifikuar nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e plazhit të vjetër në Durrës, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike. “Nga 15 qershori deri më sot janë më shumë se 14 mijë vizita dhe shërbime që janë ofruar për pushuesit vendas dhe të huaj. Janë më shumë se 10 mijë pushuesit vendas që kanë marrë shërbime në këto qendra shëndetësore verore, ndërkohë që më shumë se 4 mijë janë pushues të huaj, turistë, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë shërbime falas në këto qendra”, bëri me dije Manastirliu. Ministrja…
Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve është vënë në prangat një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet. Po gjatë kontrolleve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit, të cilët posedonin fara narkotike të dyshuara canabis sativa. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, fara canabis, 3 celularë dhe…
Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video të bërë para shtëpisë së tij, ku po ndërtohet një pallat. View this post on Instagram A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)
Marko Careviq, kryetar i Budvës, qytetit magnet për turizmin në Mal të Zi, ka thënë se Podgorica duhet të kthejë një pjesë të pronave luksoze te ish-familja mbretërore e Serbisë. Careviq është një biznesmen kontrovers, i cili ka ndihmuar udhëheqjen e disa protestave pro-serbe në Mal të Zi, vitin e kaluar. Ai ka thënë se kthimi i pronave te anëtarët e mbijetuar të familjes Karagjorgjeviq do të ndihmonte në krijimin e një vije më të trashë midis aleatëve të koalicionit aktual qeverisës në Mal të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila, në zgjedhjet e vitit të kaluar,…
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Hamallaj të Durrësit. Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Një marrëdhënie pa respekt reciprok kur viktima tregoi sjellje degraduese ndaj tij, e përshkroi faljen ndaj hetuesit të Naxos, 30-vjeçari i akuzuar për krimin kundër Garyfallia Psarrakou, të Premten e kaluar në Folegandros. Sipas mediave greke, para hetuesit, i akuzuari për vrasje me paramendim, i cili tashmë është i arrestuar u paraqit si viktimë e një sjellje fyese nga partnerja e tij, me të cilin, siç deklaroi ai, kishin një marrëdhënie për rreth një vit. “Ajo po luante me mua”- tha ai, duke theksuar se ai kishte sugjeruar që ata të ktheheshin nga Folegandros, por viktima nuk donte. I pyetur nga…