Ndërkohë tek Infektivi po trajtohen 8 pacientë kurse 7 të tjerë janë shëruar plotësisht në 24 orët e fundit. NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo…
Author: tirana
Ka vijuar që prej ditës së djeshme zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Zjarri u riaktivizua mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pasi u shua nga zjarrfikësit. Për shkak të përhapjes së shpejtë te flakëve, janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre e kullota. Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën që flakët të përhapen me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë shkuar sërish zjarrfikëset, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.
15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara. Ditën e sotme që ka kaluar gati një javë nga ardhja në jetë e vajzës, Orinda publikoi disa foto nga momenti i ardhjes në jetë të Atarës. Ajo ka postuar në Instagram disa foto emocionuese dhe duket se e vogla ka ardhur në jetë pas një operacioni cezarian. Në foto Orinda shfaqet duke qarë pas lindjes së vajzës, ndërsa…
Policia Kufitare e Shkodrës, ka shpëtuar nga mbytja një fëmijë, i cili po lahej në ujërat e detit Adriatik, në plazhin e Velipojës. Policia Kufitare e Shkodrës, ka shpëtuar nga mbytja një fëmijë, i cili po lahej në ujërat e detit Adriatik, në plazhin e Velipojës. Fëmija po lahej në det me komordare, dhe prindërit ishin në çadër, por pas rreth 40 minutash, ato kanë parë fëmijën shumë metra larg, në thellësi të detit
Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj. Me një postim në Twitter, Ambasada bën me dije se marrëveshja mbi patentat ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por thekson se është duke u punuar për të zgjidhur disa probleme teknike. “Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e…
Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion. Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Wake Up”, të cilin e prezanton me Isli Islamin, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me Flori Gjinin.
Një rrjet i kontrabandimit të klandestinëve është zbuluar në kufirin Kosovë-Shqipëri, saktësisht në Vërmicë. Shtatë persona janë arrestuar si kontrabandistë kurse 15 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar. Dyshimet lindën teksa në urën e parë të autostradës në Kosovë kanë mbërritur 6 taksi kurse emigrantë nga shkurret dhe malet janë futur në to.
Të gjitha gocat single do të gjejnë ngushëllim në fjalët e moderatores Kiara Tito, e cila ka pranuar njëherë e mirë që s’di të flirtojë dhe vazhdon të jetë single. Megjithëse është përpjekur ta mbajë jetën private larg syve të publikut, moderatorja s’ka duruar më gjatë dhe ka treguar për “Pushime On Top” statusin dhe “problemin” e saj. Për momentin, nuk ka asnjë mashkull në jetën e Kiarës që t’i ketë rrëmbyer zemrën, ndaj edhe këtë vit pushimet bëhen me shoqërinë. “Po tani me kë t’i bëj? Me shoqërinë! Unë nuk di të flirtoj. S’kam asnjë lajm të ri për…
Përkundër qëndrimit të prokurorisë që këmbëngul se mashtruesi i disa kompanive ndërkombëtare ngriti një skeme mashtrimi kompjuterik për t’iu përvetësuar afro 4 milionë euro, i dyshuari Donald Fonken Anu insiston se është studiues teologjie dhe konsulent biznesesh që erdhi në Shqipëri për vizitë. Prokurorja deklaroi se 34-vjeçari nga Kameruni përdori pasaportën e një nigeriani , një version që u mohua prej tij me justifikimin se dokumentin e identifikimin e kishte siguruar me dëshirën e mikut të tij që e dërgoi sipas të akuzuarit nga Afrika për të hapur kompanitë. Megjithatë një nga kompanitë që do të tregtonte gurë të çmuar…
Bukuroshja e ekranit, Eva Murati, ka zbuluar se ka marrë oferta goxha tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali. Së fundmi, për “Pushime On Top”, Eva ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj. “Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t’i marr mësysh se besoj pak te këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë”, u shpreh ajo, duke konfirmuar se do ta shohim me një program televiziv. Mirëpo, Eva preferoi të mos japë më shumë detaje. E pyetur për “armiqësitë” e aluduara me koleget e saj, moderatorja u shpreh:…
Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij, arrestohet një 30-vjeçar në Klos. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 30 vjeç, banues në Klos, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshes së tij. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Dashi Mos lejoni që ambicia të vendosë nën kontroll jetën tuaj, përkundrazi ngjiti shkallët e karrierës në mënyrë më agresive. Ngjitja lart duhet të jetë përparësia juaj kryesore tani – kryesisht, sepse të gjitha kushtet janë perfekte për ju që të arrini sukses! Demi Kohët e fundit duket se ju tërheq një jetë jo shumë e rregullt, por ju e dini thellë brenda vetes se kjo lloj jete nuk do të sigurojë substancën që është e nevojshme për lumturinë që kërkoni. Uluni dhe flisni me një person të mençur që me të vërtetë jep mendime të vyera. Binjakët Krijimi i…