Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi plagosjen e dyfishtë në Tiranë teksa bëhet me dije se autori është identifikuar. Në njoftim thuhet se të plagosur kanë mbetur 32-vjeçari A.Gj, dhe 28-vjeçari J.M, teksa konfirmohet se ngjarja ka nisur si një konflikt çasti. Ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e kësaj ngjarje, mediat kane zbardhur emrat e të plagosurve dhe janë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J.…
Author: tirana
Dalin pamjet e para nga vendi ku ka ndodhur plagosja e dyfishtë me armë zjarri në Tiranë. Në vendin e ngjarjes dallohet patrulla e policisë dhe qytetarët e grumbulluar për shkak të kaosit të krijuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme. Mësohet se fillimisht, të dyja palët janë konfliktuar verbalisht në një lokal në rrugën ‘Todi Shkurti”, në afërsi të tregut elektrik dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy persona janë plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve.
Të shtënat kanë ardhur nga një lokal në rrugën “Todi Shkurti” tek pallati ”Grand” në njësinë nr.2. Dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur dy të plagosur.
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë. Dyshohet se nga të shtënat ka dhe të plagosur. Ngjarja ka ndodhur tek pallati i quajtur ”Grand” në Njësinë Nr.2.
I nxehti afrikan do të vijë sërish të sundojë Shqipërinë, njësoj si pak javë më parë. Fenomeni “liqeni i ftohtë” që goditi javën e kaluar edhe vendi tonë, tashmë po ventitet dhe po i lë vendin të nxehtit afrikan që do të godasë rajonin e Ballkanit. Shërbimi Meteorologjik grek parashikon se që nga dita e hënë, do të rikthehet i nxehti përvëlues në të gjithë rajonin dhe nuk përjashtohet që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.
Kosova nuk do ta kalojë pa një festë fitimin e medaljes së artë nga Distria Krasniqi. Xhudistja arriti sot një sukses të madh në Tokio ku po luhen Lojërat Olimpike 2020. Komiteti Olimpik i Kosovës në orën 20:00 në Prishtinë do të organizojë një festë. Fitorja e Krasniqit sot mori vëmendjen e opinionit publik në Kosovë e Shqipëri ku nuk munguan mesazhet inkurajuese e uruese. “Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për…
Rey Manaj po jeton momentin e tij më të mirë tek Barcelona. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në miqësoren e sotme përballë Gironas. Pas penalltisë së realizuar nga Pique, ishte radha e lushnjarit të shënonte pasi nuhati bukur një asist të ardhur nga krahu i majtë. Në dy ndeshje tashmë Rey Manaj ka shënuar 4 gola me ekipin e parë të Barcelonës teksa sezonin e kaluar kujtojmë se aktivizohej në ekipin B. Golat e Manajt në këtë fazë përgatitore mund të bindin Barcelonën ta mbajë në ekipin e parë, por edhe në rast të kundërt ai del i fituar pasi…
Mikel Gjini, 38 vjeç është gjetur i vdekur në hyrje të shtëpisë së tij në Itali, një natë më parë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili punonte murator, është pikasur i shtrirë dhe i mbuluar me gjak, nga fqinjët e tij në Ferrara. Ai ishte kthyer në banesë ku do të përgatiste bagazhet pasi të nesërmen di të udhëtonte drejt Shqipërisë, ku dy fëmijët dhe gruaja e prisnin për të kaluar pushimet. Por në mënyrë të mistershme ka gjetur vdekjen. Fillimisht u dyshua se ai ishte goditur me thikë, por kjo pistë ra poshtë, pasi në trupin e shqiptarit…
Era Istrefi ka qenë në qendër të vëmendjes për mediat, pasi qarkullojnë fjalë se është në një lidhje me me djalin e biznesmenit nga Shqipëria. Megjithatë burime pranë ‘Prive’, tregojnë se lajmet janë të pavërteta dhe këngëtarja nuk ka krijuar një lidhje me djalin e biznesmenit. Identiteti i tij akoma nuk është bërë i ditur, por flitet që po kalojnë pushimet së bashku. Ndaj thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e këngëtares Era Istrefit. View this post on Instagram A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)
Një mi gjigant ka bërë që të gjithë deputetët e Parlamentit të Spanjës të kërcejnë nga frika dhe të dalin nga salla. Mediat vendase shkruajnë se deputetët, burra e gra janë filmuar teksa ulërasin nga frika dhe hipin mbi karriget e tyre për t’i shpëtuar brejtësit. Kryetarja rajonale Marta Bosquet ishte duke folur në podium kur pikasi miun dhe klithi. Ajo, e shokuar mbulon gojën me dorë, ndërsa të tjerët kërcejnë në karriget e tyre, duke parë rrotull për t’u mbrojtur nga miu. Një deputet dëgjohet në sfond duke u bërë thirrje të tjerëve të ruajnë qetësinë, por askush nuk…
Ideja e një marrëdhënie romantike mund të duket e mrekullueshme për disa, ndërsa disa të tjerë janë më të lumtur në botën e tyre të vetëm. Të gjithë kanë prioritetet e tyre në jetë, por edhe shenjat e horoskopit mund të tregojnë shumë për një lidhje romantike. Më poshtë do të gjeni të renditura 5 shenjat e horoskopit, që sipas “Times of India” ju pëlqen më shumë jeta si beqar se sa si të lidhur. Shigjetari Personave të shenjës së shigjetarit ju pëlqen të eksperimentojnë shumë dhe ideja e të qenurit në një marrëdhënie i tremb se mund të ndikojë…
Greqia është goditur sërish nga një tërmet ditën e sotme. Vetëm pak minuta më parë një lëkundje e re u regjistrua në Heraklion, Kretë. Dridhja ishte 3.4 në shkallën Rihter dhe 5.4 kilometra e thellë. Më parë, një tërmet me madhësi 4.8 të shkallës Rihter tronditi rajonin ku u regjistruan dëme të mëdha materiale.