Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 22 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Po gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur 14 pacientë të shënuar, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin e vendit është 280 qytetarë. Nisur dhe nga fakti që varianti Delta i virusit është duke qarkulluar në vend, MSH apelon qytetarët që të vaksinohen, si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e pandemisë.…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar masat e ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respektojnë kodet e qarkullimit rrugor. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur në pranga 12 persona, si dhe janë pezulluar 45 leje drejtimi. Po ashtu, uniformat blu sqarojnë se janë vendosur dhe mijëra gjoba. Sakaq, policia apelon “drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin celularin gjatë…

Read More

Nga Pusteci, ku ishte i pranishëm në organizimin e “Mik Festival”, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, foli për rëndësinë që ka turizmi shqiptar. Ai tha se aktualisht në vend, kanë ardhur më shumë turistë se në vitin 2019-ën, që konsiderohet dhe si viti i artë. Klosi nënvizoi se krahas detit e plazheve shqiptare, duhet promovuar dhe pjesët e tjera të vendit, në mënyrë që vizitorëve t’i ofrohet një paketë e plotë turistike. “Është i mrekullueshëm organizmi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e…

Read More

MOTO3 është në zi! Piloti 14-vjeçar Hugo Millan ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në MotorLand Aragon. Adoleshenti po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij 13 xhiro nga fundi. Ai fillimisht arriti të lëvizte dhe shihet në pamjet e publikuara, duke tentuar të dilte nga pista. Por për fat të keq, një tjetër pilot e përplas atë aksidentalisht, duke i marrë kështu jetën. Millan mori trajtim urgjent në pistë, e më pas, u transportua me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë. Por për fat të keq, mjekët e kishin të pamundur ta…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shënuar 25 persona të infektuar me virusin. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, gjatë këtij intervali kohor, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Më tej, në njoftim thuhet se vetëm 1 qytetar është shpallur i shëruar, ndërsa në total, numri i rasteve aktive është 161. Njoftimi i plotë: 25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka humbur kontrollin e si pasojë kanë humbur jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar. Dy prej personave që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti i rëndë, kanë dhënë një prononcim për mediat në Kosovë. Ata kanë treguar se si ndodhi ngjarja. “E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë…

Read More

Në vendin tonë është konfirmuar varianti Delta, i infeksionit Sars-Cov2. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se duhet nga të gjithë respektim rigoroz i masave parandaluese, izolim i menjëhershëm në rast dyshimi si dhe vaksinim. Manastirliu thekson se kjo është arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit. “Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit COVID 19, dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme…

Read More

Prej disa ditësh në Itali ka më shumë të vaksinuar kundër koronavirusit sesa të pa vaksinuar, në mesin e popullatës mbi 12 vjeç. Pra mbi 52 për qind e kanë kryer ciklin e plotë të vaksinimit kundër Covid-19. Është një rezultat i rëndësishëm kundër pandemisë, me të cilën qeveria shpreson të përmirësojë situatën javët e ardhshme, por që mbart në vetvete edhe një paradoks që shfrytëzohet ndonjëherë nga ata që kundërshtojnë vaksinimet dhe që pretendojnë në mënyrë të gabuar dhe të rreme se këto janë “të padobishme pasi të vaksinuarit sëmuren ashtu si të tjerët”. Siç raportoi së fundmi Instituti…

Read More

Java e ardhshme sjell valën më të nxehtë të katër viteve te fundit në Shqipëri, ku termometri do të ngjitet në 35°C edhe në zonat më të freskëta të Shqipërisë. Temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë ditëve të fundit të korrikut si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta që vijnë nga shkretëtirat e Çadit dhe Nigerisë drejt Italisë dhe Ballkanit, duke shënuar temperatura dukshëm mbi 40°C. Kulmi i nxehtësisë në territorin shqiptar parashikohet të vijë në datat 28-31 korrik kur termometri maksimal pritet të shënojë rreth 43°C në dy-tre qytete të Shqipërisë, ndërsa 80% e territorit do të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se është konfirmuar prania e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri. “Në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2. Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës…

Read More

Kafeina stimulon sistemin nervor qendror, i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do të djersini. Konsumoni më pak ushqim pikant Ashtu sikurse kafeina, ushqimet e pikante ( djegëse) aktivizojnë neurotransmetuesit e trurit, duke ju bërë kështu të djersini më shumë. Capsaicin, është një kimikal i gjetur në speca djegës që të bën të djersitesh. Mos u mbështetni tek deodorantët Përderisa një deodorant do ta mbulojë një erë të keqe, një antiperspirant është ai, i cili në të vërtetë do t`ju ndaloj së djersituri. Kjo për shkak se antiperspirantët përmbajnë kripëra alumini,…

Read More