Author: tirana

Dhjetë shqiptarë humbën dje jetën në Kroaci nga aksidenti tragjik pas daljes nga rruga të autobusit me të cilin po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë. Shoferi e pranoi fajin duke deklaruar se për një moment e zuri gjumi mbi timon, çka solli edhe daljen nga rruga. Megjithatë mediat kroate kanë analizuar rastin me një ekspert dhe një shofer me eksperiencë. Eksperti Stanko Smodlaka u shpreh se aksidente të tilla ndodhin në orët e para të mëngjesit, pasi drejtuesi i autobusit është i lodhur nga nata. “Unë nuk i di detajet e asaj tragjedie, por nëse përcaktohet se nuk ka gjurmë…

Read More

Elona Hoxha, është 34 vjeçarja e cila u nda nga jeta në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e shtunë në Hamallaj. Një vajzë e talentuar e plot dëshira, humbi jetën atëherë kur ëndrrat e saj për të ardhmen ishin të mëdha. Elona me profesion ishte ekonomiste por pasioni i saj për pikturën e nxiti atë drejt botës së artit. Ajo punonte dhurata të personalizuara duke shprehur mendimet e saj në tablo. Ajo krijonte veç të tjerash dhe shenjues për libra, të punuar me dorë. Në lidhje me ndarjen e saj tragjike nga jeta ditën e djeshme reagoi edhe moderatorja Rudina…

Read More

Një apel i ri për një milion izraelitët që nuk janë vaksinuar ende, erdhi sot për të tretën ditë radhazi nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Në fillim të takimit të Këshillit të Ministrave, Bennett tha se “unë i kam ndjekur nga afër protestat e organizuara nga kundërshtarët e vaksinimeve”. “Ato janë sigurisht të ligjshme. Por, demonstratat nuk janë ato do të largojnë Covid-19. Janë vaksinat ato që do ta bëjnë këtë gjë”, deklaroi Bennett. “Unë gjithashtu mund të kuptoj pasiguritë dhe frikën nga vaksinimet në fazën fillestare, kur gjithçka ishte e re dhe nuk kishte shumë përvojë. Por, tani, mbi…

Read More

Ministria e Italisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.743 të infektuar me virusin. Nga krahu tjetër, nuk kanë fituar betejën me virusin 7 qytetarë. Të shëruarit në 24 orë janë 1.001, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjithë spitalet e vendit ndodhen aktualisht 178 pacientë. Autoritetet shëndetësore, apelojnë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infeksionit.

Read More

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka vizituar në spital shqiptarët e Kosovës që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në Brodi. Kreu i qeverisë kroate siguroi se do të kujdesen për të gjithë të plagosurit me çdo gjë që të jetë e nevojshme. “Do t’i ndihmojmë me gjithçka që është e nevojshme, duke filluar nga kostot, qëndrimi në spital dhe organizimi për vazhdimin e rrugës drejt Kosovës. Të plagosurit do të qëndrojnë në spital përsa kohë të jetë e nevojshme. Bëhet fjalë për familje. Disa janë të plagosur, disa jo. Ne do t’i ndihmojmë të ndihen mirë…

Read More

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt dhe nga Roma më datë 26.7.20121, se fluturimet e mëposhtme janë anuluar për shkak të një greve të kontrollorëve ajrorë në Itali. Sipas njoftimit të AAC, janë anuluar fluturimet me linjën Alitalia AZ 584 Romë 16.45 – Tiranë 18.10 si dhe Romë 13.30 – Tiranë 14.55 AZ 585 Tiranë 11.25 – Romë 12.50 AAC thekson se, udhëtimet e tjera të parashikuara me AZ 582 dhe AZ 583, (të cilat janë udhëtime me të njëjtat destinacione, por me orare të ndryshme) do të vijojnë…

Read More

Kodrina të tëra në Sardenja janë përfshirë nga zjarri në Sardenjë. Sipas ANS, mijëra njerëz, vendas e turistë të huaj, janë evakuar. Në zonat e prekura nga zjarri, qielli është i mbuluar nga shtëllunga të madhe tymi. Sipas mediave, zjarri ka konsumuar hektarë pyje dhe bimësi dhe po kërcënon zonat e populluara. “Është një ditë tragjike për ishullin tonë. Dy zona të nxehta janë aktive”, raporton agjencia lokale e zjarrfikësve Forestas. Kryetari i njërës prej komunave të prekura nga zjarri, Oristanese, Salvatore Coris, shkroi në profilin e tij në Facebook, së bashku me fotografitë e zjarrit të madh: “Fatkeqësia dhe…

Read More

Ekspertët e humbjes së peshës po krijojnë mënyra inovative për të humbur peshë pa mbajtur një dietë të rreptë, pasi në shumicën e rasteve ato mund të jenë më të dëmshme për personin, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre. Pra, këtu do të gjeni një zgjidhje perfekte për të siguruar humbjen e kileve, duke ruajtur ekuilibrin e duhur në trup. Lëngu i xhenxhefilit dhe bananes mund t’ju ndihmojnë të ktheheni në peshën normale të trupit tuaj në çdo kohë. Kjo për shkak se banania është një burim i pasur i kaliumit, fibrave dhe antioksidantëve, e cila gjithashtu përmban sheqer natyral…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Kroaci, për të vizituar nga afër personat e lënduar nga aksidenti i kësaj të diele. Ai është pritur nga homologu i tij kroat Adreja Plenkoviç dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë atje. Kurti ka mbërritur me helikopter në Slavonski Brod rreth orës 19:45, ndërsa shihet i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeverisës. Ai pritet të mbajë dhe një konferencë për media rreth orës 20:30, ku pas tij do të flasë edhe kryeministri i Kroacisë, shkruajnë mediat. Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij për autoritetet kroate, rezulton se…

Read More

Virginia është vajza më e vaksinuar në Itali. Por ky nuk është një lajm i mirë për të. Më 9 maj në spitalin “Noa” në Massa, asaj iu injektuan gabimisht gjashtë doza Pfizer. Tashmë ajo jeton një makth për tre muaj dhe askush nuk e di se cilat janë efektet anësore. Ajo konsumon çdo ditë 7 litra ujë dhe sërish ndjehet e dehidratuar. Virginia Grilli, 23 vjeçe, me një diplomë bachelor në psikologji klinike dhe tani studente master në Universitetin e Pizës, bie dakord t’i tregojë Corriere della Sera, odisenë e saj, ndërsa dyshon se tashmë nuk do të ketë…

Read More

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Vorës. Në njoftim saktësohet, se nga ora 9:00 deri në 14:00 do të stakohet energjia elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave, në disa biznese dhe tre pallate në qendër të Vorës. Njoftimi i OSHEE: Mirmbrema/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 26 korrik Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-14;00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

Read More

Wanye Rooney është sërish në qendër të polemikave. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave. Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale. Pamjet janë publikuar nga vetë vajzat, të cilat nuk janë identifikuar. Ata shihen teksa shkëmbejnë puthje të “zjarrta” me ish-futbollistin në një klub nate. Por jo vetëm kaq, pas festës, treshja ka shkuar në një hotel. Ish numri 10 i Anglisë shfaqet në gjendje të dehur, e i shtrirë në shtrat, i pafuqishëm për t’u ngritur. Ndërkohë, njëra prej vajzave, filmon veten duke kërcyer…

Read More