Detaje të reja janë zbardhur nga krimi makabër që tronditi Greqinë pak ditë më parë Garyfallie, u vra nga i dashuri i saj, i cili u arrestua pas zbulimit të ngjarjes së rëndë. Ai ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi. Konflikti mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva i sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij nga dalë prej aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi. Gazetat greke shkruajnë ditën e…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec, ku një e re 30-vjeç i ka vënë zjarrin vetes duke marrë plagë të rënda që i rrezikojnë edhe jetën. Ngjarja është shënuar në fshatin Kalivaç. Situatë kaotike, përmbytet Londra, uij hyn në spitale, qindra telefonata për ndihmë Sipas të dhënave paraprake, e reja është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të, ndërkohë pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës. Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni.
Aksidenti tragjik në Kroaci i autobusit me targa të Kosovës ka veshur me të zeza familjarët e 10 personave që humbën jetën dje tragjikisht teksa autobusi i tyre u përmbys në mes të rrugës. Ndërkohë 45 persona të tjerë janë në spital, pasi kanë mbetur të lënduar. Para Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod janë mbledhur familjarë dhe të afërm të të lënduarve. Familjet e të ndjerëve morën dje informacionet e tmerrshme, sot do të duhet të identifikojnë trupat e të dashurve të tyre. Të tjerët erdhën për të vizituar të plagosurit në pavijonet e spitalit. Tek qytetari Arif Kikaj…
Lautaro Martinez kërkon të përmirësohet, madje edhe në sjellje. Sulmuesi argjentinas është i shqetësuar për numrin e kartonëve të verdhë që i tregojnë arbitrat. Në tre sezone në Serie A me Interin ai është ndëshkuar 17 herë me kartonë të verdhë. Kjo gjë nuk i pëlqen sulmuesit te vetja. Mediat në vendin fqinj raportojnë se Lautaro Martinez po konsultohet në një psikolog, në mënyrë që të ulë numrin e kartonëve të verdhë që ai merr nëpër ndeshje.
Një nga pasionet më të mëdha të çiftit shumë të dashur shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë udhëtimet. Ata kanë treguar në rrjetet sociale se u pëlqen shumë të eksplorojnë vende e kultura të reja, e shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre eksperienca e tyre nga udhëtimet që bëjnë. E së fundmi, dyshja ka zgjedhur Italinë, më konkretisht Siçilinë. Prej disa ditësh, ata ndodhen në shtetin fqinj, ku mesa kemi kuptuar nga postimet në Instagram, janë vetëm të dy. Pas udhëtimit të bukur me djemtë e tyre në Greqi, duket se këtë herë kanë zgjedhur t’i dedikojnë kohë vetëm…
Një ditë pas konfirmimit zyrtar të variantit Delta të COVID-19 në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë lëvizjen urgjente. Komiteti njofton se do të mblidhet sot në orën 13:00 ku do të diskutojë për variantin Delta, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID. Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në…
I nxehti afrikan ka goditur sërish vendin, duke sjellë temperatura deri në 39 gradë C. Kjo ka bërë që të ndërpritet procesi i vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’, për të rinisur sërish rreth orës 16:30.
Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdojnë intervistat për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB për 2022-2023. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehu sot mirënjohjen për çdo djalë e vajzë që ka kandiduar. “Të bindur që falë testimeve rigoroze do të garantojmë që Shqipëria do të përfaqësohet vërtetë nga më të mirët”, – tha Xhaçka. Vetëm pak javë më parë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme hapi thirrjen për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë gjatë mandatit të saj 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës…
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; ju po e shihni edhe vetë!”. Me këto fjalë, sipas apostullit Mate, prefekti i Judesë, Ponc Pilati, e dënoi Jezu Krishtin, pasi ai u shpall fajtor për blasfemi. Pra duke hequr vetja çdo lloj përgjegjësi. (Nga ai moment buron edhe termi i përbotshëm:I lau duart si Ponc Pilati!). Për kundërshtimin e zyrtarit romak ndaj dënimit të të akuzuarit (duke ua lënë kësisoj hebrenjve gjithë përgjegjësinë për kryqëzimin e Jezusit), flasin vetëm Ungjijtë. Edhe vetë ekzistenca e një prefekti me emrin Pilat, u dokumentua për një kohë të gjatë vetëm…
Vendi do përfshihet sërish nga një valë e nxehtë afrikane, ku temperaturat do rriten me shifra të larta. Përgjatë gjithë kësaj jave pritet që Shqipëria dhe Kosova të pushtohen nga temperaturat e larta së do të shkojnë mbi 40 gradë celcius. Sipas meterologëve temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celsius dhe kjo kërkon që të tregohet kujdes nga qytetarët, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka dhënë disa rekomandimet për qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta të cilat kanë filluar të mbizotërojnë ditëve të fundit në Kosovë. Në një…
Dje, djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho, ka festuar ditëlindjen e 7 dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar as ai i të vëllait, Greg Rama. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video të të voglit teksa fryn qirinjtë e tortës së tij të ditëlindjes. “Zaho 7 sot”, shkruan Greg krah videos të tij. Ndryshe nga vitet e tjera në llogarinë e kryeministrit nuk është bërë asnjë urim për Zahon dhe mesa duket këtë vit ata kanë preferuar që ta festojnë së bashku familjarisht, pa “rrëmbyer” shumë vëmendje.
FBI ka paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike gjatë Lojërave Olimpike të Tokios. ”Në një paralajmërim dërguar profesionistëve që merren me sigurinë e internetit, Byroja Federale e Hetimit thotë se Lojërat Olimpike u sigurojnë disa aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete një mundësi të madhe për të krijuar konfuzion, për të kërkuar shpërblime dhe për të çuar përpara objektivat e propagandës së tyre”, sipas CNN dhe Fox News. ”Megjithatë, për momentin, nuk ka një kërcënim konkret, por hakerat mund ta synojnë këtë kërcënim sidomos nëpërmjet medias, hoteleve, mjeteve të transportit dhe biletarive”, shtuan gjigantët amerikanë të informacionit.