Author: tirana

Një lajm i mirë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Golemit. Falë ndërhyrjes rekord të disa pushuesve dhe ekipeve mjekësore, është parandaluar mbytja e dy të miturave nga Elbasani, respektivisht të moshave 10 dhe 17 vjeçe. Të dyja vajzat aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det. Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar…

Read More

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Rovena Ibrahimi është bërë nënë e një djali për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan: Sa shumë të kemi pritur bir, aq sa mezi numëronim minutat shpirti jonë… Më bëre nënë, edhe kjo është ndjesia më e bukur që kam përjetuar deri sot. Bekime paçi të gjithë. Rovena Ibrahimi ka ndarë një foto të vogëlushit në maternitet. Ajo tregon se djalin e ka quajtur Nathaniel, “Zoti dhuroi”.

Read More

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri. Ai tha se i vetmi shqetësim është transmetueshmëria e lartë dhe për këtë do të pritet dy javë për të parë se do të rriten rastet e reja. Mjeku Alimhehmeti theksoi se personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19 edhe në rast se infektohen me variantin “Delta” ata nuk shfaqin simptoma të rënda pasi kanë krijuar imunitet natyror. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër virusit. “Këto dy grupe…

Read More

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb”, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të një lokali. Si pasojë janë kanë marrë lëndime të lehta 2 shtetase, që ndodheshin pasagjere në makinë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme. Njoftimi i Policisë: Lezhë Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë ,në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete. Kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetase ,të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje , po…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njofton se 30-vjeçari D. Duka ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Librazhd / Informacion paraprak Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Pasagjerët e autobusit që mbijetuan me lëndime të lehta u vendosën në një objekt privat që ofron shërbime hotelerike në qytetin Slavonski Brod, por pak nga ata ishin në gjendje t’i ndanin me gazetarët momentet e përvojës së tmerrshme që e kaluan mëngjesin e sotëm. Njëra prej tyre është një zonjë në të 50-at e saj, e cila tha se deshi ta vizitojë Kosovën pas një kohe të gjatë. Ajo tha se i doli gjumi nga britmat e pasagjerëve tjerë, ndërsa shtoi se më pas dëgjoi vetëm copëtimin e trupave në autobusin që u përmbys. “Çdo gjë ishte e mrekullueshme,…

Read More

Teksa kanë kaluar pak më shumë se një muaj nga pasditja dramatike në Kopenhagen, Eriksen, duket se i është rikthyer normalitetit. Mesfushori danez është parë këtë mëngjes, nën shoqërinë e bashkëshortes, Sarbina dhe fëmijës së tyre të vogël, duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit danez. Eriksen, shihet i qetë në krahë të së shoqes, duke tërhequr karrocën e bebit. Ndërkohë, është ende e paqartë e ardhmja e fantazistit. Pas një ndërhyrjeje ai ka vendosur në zemër një defribilator, për të stabilizuar rrahjet. Me një instrument të tillë në trup, 28-vjeçari e ka të pamundur për të luajtur në Itali, pasi…

Read More

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen nr.18 në Durrës. Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç. Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Read More

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në atdhe, ajo, i dashuri dhe familja, janë takuar me personalitete të larta në vend si, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ambasadoren Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama. Mirëpo, këto kohë, duket se Dua po e shfrytëzon edhe për pushime. Ajo ka vizituar këtë të diel muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një foto teksa formon me duar simbolin e shqiponjës. Sfondi i prapmë i këngëtares plotësohet nga Skënderbeu dhe trimat e…

Read More

Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të kenë nevojë për një dozë tjetër të vaksinës kundër COVID-19. “Pacientët me kimioterapi, sëmundje auto-imune, që përdorin trajtime për imunitetin, janë ata individë që nëse vendoset që të ketë një dozë të tretë, do të ishin ndër të parët që duhet ta marrin,” tha zoti Fauci gjatë një interviste për kanalin televiziv CNN. Duke cituar studime të fundit që tregojnë se mund të ketë ulje të antitrupave tek njerëzit e vaksinuar, zoti Fauci tha se zyrtarët…

Read More

sh-konkurrentja e “Përputhen”, Fjorela Peto u largua nga emisioni pasi gjeti dashurinë jashtë. Kanë kaluar muaj dhe jeta e saj private ka të reja. Burime pranë familjes së saj kanë treguar për “Iconstyle” se partneri i Fjorelës quhet Ani Brakaj dhe se ka një biznes privat. Sipas tyre, Fjorela po jeton ditët e saj më të lumtura, pasi është në pritje të ëmbël. Ish-konkurrentja e “Përputhen” do të bëhet nënë për herë të parë. Mësohet se ajo është tre muajshe shtatzënë dhe planifikon të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen. Fjorela ka publikuar dhe në rrjete sociale një…

Read More

Dashi Një ndjenjë qetësie do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës së parë të javës që fillon. Kjo përputhet mirë me ritmin e gjërave përreth jush, sepse jeta juaj nuk është më aq dinamike. Merrni disa ditë pushime në mënyrë që të relaksoheni së bashku me partnerin tuaj. Demi Mos kini frikë të “pastroni” zemrën tuaj sa më parë. Këtë të hënë është koha e duhur për ta bërë. Distanca kohore do t’ju largojë nëse nuk veproni sa më shpejt. Mos jini konfidencial me të gjithë. Binjakët Nëse po prisni kthimin e një dashurie, këtë të hënë është dita juaj më…

Read More