Ceremonia private ekstravagante u zhvillua në një pallat tradicional në periferi të Romës dhe thuajse të gjithë të ftuarit ishin veshur me Dolce and Gabanna. Lady Kitty Spencer, mbesa e Diana, princesha e ndjerë e Uellsit është martuar me milionerin afrikano-jugor Martin Leëis në një ceremoni mahnitëse të shtunën. Mes të ftuarve ishin ylli britanik i muzikës pop Pixie Lott, kontesha Emma Ëeymouth dhe i preferuari i mediave londineze Mark Francis Vandelli. Dasma e mbrëmjes u zhvillua në Villa Aldobrandini në Frascati, e cila mburret me pamje mahnitëse të kryeqytetit italian. Mes të ftuarve ishin dy motrat e nuses Lady…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje. Në njoftimin zyrtar të presidencës thuhet se Meta ka dekretuar: – Ligj nr.92/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave””. Ligj nr.93/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri…
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj. Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria kur ka qenë në moshën 8-vjeçare. Bebe shfaqet me flokët e zeza të gjata, dhe këto tipare të ëmbla kur ka qenë e vogël duket se vazhdon t’i ruajë dhe sot.
Deputeti i zgjedhur i PD për qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku i është bashkuar kritikave në adresë të kreut demokrat Lulzim Basha për bashkëpunim të fshehtë me mazhorancën, pasivitet në të bërit opozitë apo marrëveshje me të ashtuquajturit prej tij si oligarkë. Teksa kryetarja e LRI-së Elbasan Anisa Bahiti, njëkohësisht ish kandidate për deputete ka adresuar kritika ndaj Bashës, Çollaku i është bashkuar duke konfirmuar qëndrimin e saj. Madje teksa Bahiti ka nënvizuar se opozita është në një pushim të thellë, dhe shyqyr që janë eksponentët e mazhorancës, Erion Brace e Petro Koçi si dhe ish kryeministri Sali Berisha, sigurisht…
Ndryshimet hormonale prekin të gjithë që nga lindja deri në vdekje. Për gratë, ndryshimet më të theksuara vijnë gjatë moshës 40 -50 vjeçare, por ato janë të dukshme që në moshën 30-vjeçare. Shumë gra kanë simptoma hormonale të mëhershme , të cilat kanë shumë të bëjnë jo vetëm stilin e jetës dhe dietën, por edhe ndotjen, toksinat dhe xenoestrogjenet (kimikatet sintetike që veprojnë si estrogjen në trupin tonë) që ne jemi të ekspozuar çdo dite . Ja disa nga simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale: Shtim peshe: Një dietë e mirë ushqimore dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në mbajtjen e…
Ledjana, Mevlani dhe Antonela vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe deklaratat e tyre bëhen herë pas here lajm. Edhe pas daljes nga emisioni ata nuk i kanë ndalur thumbat në rrjete sociale apo dhe në media për njëri-tjetrin. Së fundmi, Antonela ka bërë një deklaratë shumë të fortë për Ledjannën teksa ishte e ftuar “Te shoqja”. Ajo zbuloi se ka bërë dy këngë me Mevlanin, por nuk i kanë publikuar sipas saj, sepse Mevlanin nuk e ka lejuar Ledjana. “Kemi realizuar dy këngë me Mevlanin dhe një vetëm, asnjëra nuk u publikua dhe nuk e di nëse…
Një 30 vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite e katër muaj burg dhe një me gjobë 22 mijë euro me vendim të gjykatës së Busto Arsizios, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mediat bëjnë me dije se shqiptari, Rubin Molla, ndryshe njihej dhe me me nofkën ‘gjiganti’, ishte kontakti i parë me trafikantët e drogës nga Shqipëria, bashkë me nënën e tij. Molla është një nga nëntë të akuzuarit (nga 15 të hetuar gjithsej) që u gjykuan me gjykim të shkurtuar pas përfundimit të operacionit ‘Boxes’, mbyllur në maj 2020 nga karabinierët e Legnanos me sekuestrimin e 15…
Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24…
Denis Himçi, pedagogu i universitetit të Elbasanit, që u arrestua nga policia për akuzën e favoreve seksuale dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek pedagogët e tjerë, për të kaluar studentët në provime, ka mundur ti shpëtojë Drejtësisë. Prokurorja e çështjes Elveta Stafa, vendosi të pushojë çështjen penale kundër Denis Himçit, dhe ta dërgojë dosjen në gjykatë për pushim hetimesh. Çështja penale aktualisht është në tavolinën e gjyqtares Miranda Konica, e cila sot ka zhvilluar seancën e parë të gjykimit të kërkesës së prokurores Elveta Stafa, për pushimin e dosjes penale kundër, Denis Himçit, raporton “Ora”. Fillimisht, Himçi është ndaluar…
Moderatorja e njohur shqiptare, Fiori Dardha ka treguar për herë të parë në emisionin “Natën me Aulonën” se vuan nga një sëmundje autoimune. Ajo ka folur më shumë rreth kësaj beteje, të cilën e ka zbuluar prej dy vitesh. “Unë jam një qaramane profesioniste. Kjo është një mënyrë që kam gjetur për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për këtë, më ka ndihmuar shumë edhe sëmundja nga e cila unë vuaj. Trupi ynë krijon antikorpe që ne të na mbrojë nga rreziqet që na vijnë nga jashtë dhe kur krijon më shumë antitrupa se sa organizmi ka nevojë, zakonisht njerëzit…
Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në detyrë bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç është folur edhe idenë e shkëmbimit të territoreve. “Mund të ju them se kur isha këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe flisja me presidentin Thaçi dhe me presidentin Vuçiç, ajo mundësi, pra korrigjimi i vogël territorial, është shqyrtuar dhe është diskutuar. Nëse do të mundë ta kapërcenim shpërbërjen e Jugosllavisë më 1991-n dhe unë e di që historia shkon shumë më larg se 30 vjet, atëherë ajo…
Policia Rrugore e ka nisur këtë javë me ndëshkime sa u përket drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 16 drejtues janë arrestuar teksa 53 të tjerëve u është pezulluar leja e drejtimit. Bie në sy se në aksin Fier-Vlorë disa automjete vijojnë të vozisin me shpejtësi deri në 166 km/h. Ndërkohë janë ndëshkuar me masë administrative 1 mijë e 834 drejtues mjetesh. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia Rrugore, në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të…