Author: tirana

Ju sjellim pesë pozicionet e gjumit që tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Zgjidhni pozicionin në të cilin flini në të shumtën e herëve, kjo mund t’ju ‘informojë’ për disa tipare të karakterit. 1. Nëse flini me gjunjët e përthyer të shtirë në njërin krah, atëherë kjo tregon se jeni person i qetë dhe i besueshëm. Nuk bini pre e ofendimeve dhe nuk trembeni nga ardhmja. Buzëqeshni edhe në ditën më të mërzitshme të dimrit dhe mund të ndreqni pa problem çdo problem që ndodh në jetën tuaj. 2. Nëse zakonisht flini në pozicioni ‘fetus’ atëherë shpesh ndieni nevojën e përkujdesit,…

Read More

Pas shuarjes së zjarrit në Dukat, zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë foto në rrjetet sociale teksa mbajnë nën vëzhgim situatën në rast se zjarri riaktivizohet. Ata janë shfaqur duke ngrënë një vakt së bashku, me ato që i gjendej me vete. Fotot janë shpërndarë në faqen e tyre në facebook me një mbishkrim domethënës. “Kur Detyra realizohet në Grup !  Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndjamë me njeritjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!”, shkruhet në postim. 

Read More

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat vendosi sot të dënojë 14 persona të akuzuar për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 e 17, në Qershor të vitit 2019. Këtë të Hënë gjykata ka dënuar 4 persona me punë në komunitet dhe 6 me shërbim prove nga 2 deri në katër vite. 4 persona të tjerë janë dënuar nga gjykata me nga 6 muaj deri në 2 vite e gjysëm burg. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi dhe kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika e cilësuan këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ata u shprehën se vendimi i…

Read More

Gjykata Speciale pritet të marrë nesër vendimin nëse do të rinisë ose jo ndjekja penale për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009. Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjecarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan në muajin shkurt të këtij viti organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale…

Read More

Vajza shqiptare, Nora Gjakova mundi në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe fitoi medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë. Po ashtu, në gjysmëfinale Nora mundi japonezen Tsukasa Joshida. Kjo është medalja e tretë e artë e Kosovës në Lojërat Olimpike, pas asaj të fituar para 5 vitesh nga Majlinda Kelmendi në Rio dhe asaj të para pak ditëve nga Distria Krasniqi. Kosova konfirmohet edhe një herë superfuqi në xhudo dhe renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas shumë superfuqi. Ky lajm ka bërë super…

Read More

Raportohet se moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali këtë të hënë. Në pak minuta, breshëri ka thyer xhamat e qindra makinave. Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer. Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmi është kolosal.

Read More

Të jesh një personazh i njohur ke gjithmonë privilegjin të marrësh nga pak dashuri kudo që shkon. Shumë të njohur surprizohen herë pas here nga fansat dhe një befasi e tillë kaq e këndshme i ka ndodhur edhe këngëtares Marsela Çibukaj. Ajo ka treguar se ditën e sotme një zotëri i ka dhuruar lule asaj dhe partnerit Vitmar Basha. Marsela ka treguar se e gjitha ka ndodhur shumë papritur dhe ky gjest i zotërisë dhe fjalët e bukura për punën e tyre i kanë pëlqyer shumë. Më vonë pasi kanë biseduar më tej me zotërinë, ata kanë mësuar se ai…

Read More

Kreu i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, u shpreh se nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Ai tregoi dhe simptomat që e identifikojnë këtë virus. “Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me…

Read More

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi është shkëputur prej kohësh nga ekrani. Përgjatë kësaj periudhe ajo është fokusuar te fëmijët e saj, Zëri dhe Bora. Megjithatë, këto janë muajt e fundit të pushimeve pasi me ardhjen e Shtatorit Elita do t’i rikthehet televizionit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram. Moderatorja nuk ka zbuluar më shumë detaje dhe nuk dihet ende se për çfarë projekti bëhet fjalë.

Read More

Sipas informacioneve bëhet me dije se një grua është vetëdjegur në oborrin e banesës së saj në fshatin Hundëkuq në Gjirokastër. Viktima është një grua e moshës së tretë, e identifikuar si Olimbi Koleta. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, dhe as çfarë e ka shtyrë gruan që ka gjetur vdekjen të ndërmarrë aktin e rëndë.

Read More

Nëse pini cigare, me siguri jeni të vetëdijshëm për ndikimet që mund të ketë cigarja tek zemra, mushkëritë dhe tek truri. Por pirja e cigares nuk krijon probleme vetëm brenda – ajo gjithashtu dëmton pamjen e jashtme. Siç edhe theksoi dermatologia e njohur Erjona Shehu gjatë Konferencës për Reduktimin e Riskut të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit publik: “Plakja është konsideruar që të jetë impakti kryesor i cigareve mbi lëkurën. Ka një mekanizëm të parakohshëm të plakjes, pasi ulet niveli i kolagjenit, degradohet cilësia e tij, dobësohet integriteti i lëkurës.” Siç theksoi gjithashtu dermatologia, për ata të cilët ndalimi…

Read More

Gjatë ditës së nesërme në disa zona në kryeqytet, do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës. OSHEE njofton se bëhet fjalë për Rrugën Kamëz-Valias, Kasall, Rruga “Sami Frashëri”, Rrugën ”Shefqet Ndroqi dhe në Rrugën dytësore Tiranë– Vorë. Njoftimii i OSHEE Stakim, 27 korrik Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, në datën 27 korrik do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim 09:00-15:00 Rruga Kamëz-Valias, Kasall.…

Read More