Aksidenti tragjik i mëngjesit të ditës së diel në Kroaci me 10 viktima i ka tronditur të gjithë. Mes 10 viktimave ishte edhe e reja Anjeza Bellancia nga komuna e Rahovecit. Motra e Anjezës ka bërë një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale për motrën e saj të ndjerë e cila humbi jetën nga aksidenti fatkeq i mëngjesit të së dielës. Motra e Anjezës shkruan: o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma. Postimi i plotë: Anjez o shpirt motres, o drita e syve…
Author: tirana
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital. Gjithashtu, ministri tha se 26 të plagosurit tashmë kanë dal nga spitali. “Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia. Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit…
Siç është premtuar, HMD Global sapo ka njoftuar një telefon për të cilin thotë se nuk do të ketë më kurrë nevojë për mbrojtje. Kjo falë standardit të prodhimit “të gradës ushtarake”, që posedon ky model dhe që garanton qëndrueshmëri dhe cilësi të madhe. Kompania, megjithatë, po njofton edhe telefona të tjerë, përfshirë një version modern të modelit shumë të njohur Nokia 6310 klasik. Anëtari më i ri i linjës Nokia X, XR20 ka një trup të hijshëm që është në përputhje me standardin MIL-STD-810H, dhe në të njëjtën kohë vjen pa skaje të mëdha dhe të trasha dhe duket…
Mrekullia e Kosovës në “Tokyo2020” është aq e madhe sa ka kaluar çdo kufi, një paraqitje historike e dardanëve që po përkthehet në ar. Një vend aq i vogël sa Kosova, por me një shpirt të aq të madh luftarak, ka bërë që e gjithë bota të flas për shtetin më të ri. Nuk ka ambasadorë më të mirë për njohjen e këtij vendi se sa Nora dhe Distria, dy “vajza të arta”, që kaluan çdo limit duke i dhuruar vendit dy medalje ari. Kosova gjithashtu është një model frymëzimi për çdo vend, është model frymëzimi është për Shqipërinë që…
Pak ditë më parë u shoqërua në polici djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Shoqërimi i tij u bë nga Policia e Elbasanit, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit hashash. Së bashku me të u shoqërua edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll. Ndërkohë OraNews raporton se përgjimet ambientale kanë zbuluar se sasia prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash e sekuestruar nga policia e…
Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë reaguar lidhur me akuzat në adresë të këngëtares së njohur Eli Fara. Artistët nënvizojnë se janë pranë mikes së tyre dhe se besojnë plotësisht se gjithçka është një sajim. Në një koment ata shprehin indinjatën e tyre duke i konsideruar shkrimet si një abuzim.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE “Këtë lajm të pa bazuar e kanë nxjerë shumë media dhe ne kemi reaguar në shumë prej tyre. Jemi 100% me mikeshën tonë që e njohim aq mirë sa do t’i besonim gjithçka të vërtetën. Eli Fara dhe Aurela Gaçe janë dy ndër mikeshat tona më të mira…
Ditën e djeshme një aksident tragjik i ndodhur në Kroaci i mori jetën 10 shtetasve nga Kosova të cilët udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë. Deri te momenti tragjik, gjithçka po shkonte mirë, madje siç dëshmojnë dhe pasagjerët e mbijetuar atmosfera ishte tepër e ndezur pasi udhëtimi po shoqërohej me kvngë e hare. Siç shihet dhe nga një video e filmuar nga një pasagjer ata duken duke kënduar “Thërret Prizreni mori Shkodër”. “Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë, shoferët kanë qenë shumë të mirë, kishte muzikë, këngë…pastaj në Zagreb shoferët u ndërruan dhe shoferi që kishte qenë duke vozitur vajti…
Romelu Lukaku është rikthyer sot në stërvitje me Interin. Sulmuesi belg ndihet i lumtur dhe i karikuar për të bërë sa më mirë në sezonin e ri me kampionët e Italisë. Goleadori 28-vjeçar foli pas seancës stërvitore për Inter TV, aty ku u ndal edhe te trajneri Simone Inzaghi. Në fund një premtim për tifozët dhe popullin zikaltër. “Pushimet ishin të bukura, i kalova në New York dhe Miami. Pushova disi, por nuk kam hequr dorë nga stërvitja për të qëndruar në formë dhe për ta nisur mirë sezonin e ri. Kemi në dispozicion disa javë për t’u përgatitur, shpresojmë…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer. “67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama.
Italia Veriore pasditen e kësaj të hëne është përfshirë nga moti i keq me studidhe breshër. Mediat vendase bëjnë me dije se Milano është dhe qyteti më i goditur nga stuhia, ku nga stuhia dhe era e fortë është shembur një vinç mbi çatinë e një ndërtese. Ndër të tjera bëhet me dije se 24 familje u evakuuan nga ndërtesa ku fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar. Sipas mediave italiane, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të ri për motin i cili ende parashikon reshje të dendura shiu, të cilat në nivel lokal mund të jenë…
Një 34-vjeçar denoncoi në emisionin “Fiks Fare” dhunën e pësuar nga policët kroatë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Orlando Suter tha se në datën 4 qershor 2021 e ka kapur policia kroate, në afërsi të doganës Bajakov. “Kam tentuar të kaloj në kufirin e gjelbër dhe më ka kapur një patrullë e policisë kufitare. Më kanë torturuar për rreth 30 minuta, kam pasur dëmtime të rënda, të konfirmuara këto edhe nga mjekët në Serbi. Në atë moment kam pasur me vete 1500 euro, pasaportën shqiptare, 2 leje qarkullimi (patenta) 1 shqiptare, 1 zvicerane, 1 telefon, 1 kartë të shëndetësisë…
Në Beograd, vazhdon jehona e deklaratës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se do të lobojë që të ketë njohje të reja për Kosovën. Ky pohim i acaroi shumë qarqet politike serbe, por edhe mediat vendase, që përpiqen të gjejnë lloj-lloj arsyesh për të justifikuar lëvizjen e kreut të shtetit turk. “Alo.rs” thotë se Erdogani po e hedh këtë hap vetëm që të rrisë ndikimin e tij në Ballkan. “Sapo u tha se Greqia mund të njohë Kosovën, menjëherë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i trazoi “shpirtrat” duke njoftuar se edhe ai do të nisë lobimin për pavarësinë e saj.…