Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Sekuestrohen disa pajisje muzikore. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: -B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij. -O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet…
Author: tirana
Tre punonjës të një qebaptoreje në Nottingham të Anglisë janë shoqëruar në polici pas akuzave se rrahen brutalisht një person, për të cilin dyshonin se i kishte vjedhur. Zafar Ahmed, 35 vjeç, së bashku me vëllezërit Asmat Khan, 33 vjeç dhe Mohammed Khan, 25 vjeç, u dënuan me dy vjet heqje lirie pas incidentit në Victoria Kebabs në 12 qershor të vitit të kaluar. Asmat Khan i ishte afruar Adrian Perryt ndërsa ai po kalonte përpara dyqanit dhe e tërhoqi zvarrë brenda, pasi besonte se i riu ishte përfshirë në një vjedhje të mëhershme në qebaptore. Pasi ulën grilat, iu…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është ndaluar një 18 vjeçar me iniciale E.D. pasi akuzohet se ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur”. Gjithashtu i arrestuar është dhe një 196 vjeçar që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…
Një biznesmen është ekzekutuar në mënyrë mafioze mëngjesin e të shtunës në Greqi. Mediat vendase raportojnë se 45-vjeçar Kostas Tsaftaride, baba i dy fëmijëve u qëllua me 6 plumba jashtë shtëpisë së tij në Thelbes ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë blu. Viktima kishte në pronësi të tij një kompani ndërtimi dhe një biznes për lëshimin e automjeteve me qira. Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se ai ka marrë katër plagë në trup, një në kokë dhe një kofshë, duke bërë që të ndërrojë jetë në vend. Autori po e mbante nën vëzhgim dhe qëllim në drejtim…
Një karburant është grabitur ditën e sotme në zonën e Fllakës në Shijak, ndërsa disa persona të paidentifikuar janë ndalur për të mbushur makinën me karburant, dhe më pas kanë vjedhur xhiron ditore. Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i policisë Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç,…
Paraqitja spektakolare e Rey Manajt në debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës, pikërisht në miqësoren ndaj Gimnastic të Tarragonës, ka bërë që për sulmuesin shqiptar të interesohen klube të njohura. Barcelona është në mëdyshje se çfarë duhet të bëjë me Rey Manajn, ta mbajë në ekipin e parë pas sezonit shumë pozitiv që zhvilloi Barcelonën B dhe tregolëshit në miqësoren ndaj Nastic apo ta huazojë në një klub tjetër në mënyrë që shqiptari të ketë më shumë hapësira dhe të rritet më tepër si futbollist. Manaj ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh nga katalanasit shifër…
Autoritetet shëndetësore po përgatisin planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Kështu bëri të ditur kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli. Rakacolli tha se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin së shpejti. ‘Vjeshta është sfidë sivjet, sërish do të shikojmë sesa influencon virusi, pasi akoma nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi qoftë ai natyral qoftë nga vaksina. Do të…
Dy predha janë gjetur në zonën e Gërdecit në Tiranë, të cilat janë larguar nga xheniot. Mësohet se predhat janë gjetur brenda zonës ku kishte rënë zjarri në të njëjtin fshat, një ditë më parë. INSTITUCIONI I PREFEKTIT TË QARKUT TIRANË: Menaxhoi dhe koordinoi veprimet dhe procedurat ligjore me të gjitha strukturat, duke realizuar nje bashkëpunim dhe ndërveprim të shkëlqyer me AKMC, Bashkinë dhe Strukturat e Policisë Vorë, deri në ndërhyrjen e specializuar të forcave të specializuara të xhenjos për largimin e dy predhave të konstatuara një ditë më parë në fshatin Gërdec gjatë punës për shuarjen e zjarrit të shkaktuar. (Predhat …
Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda Rama si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë darkuar me familjen e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe familjen e saj. Ka qenë babai i kësaj të fundit Dukagjin Lipa i cili ka ndarë foto në rrjetet sociale, duke e quajtur rikthimin në Shqipëri një vizitë të paharrueshme. Dua Lipa vizitoi dje Tiranën, duke u takuar me një sërë personalitetesh dhe personazhesh të njohura në vend. Ajo u ndal në një kopsht fëmijësh në kryeqytet që po ndërtohet nga fondacioni i babait të saj, pasi u dëmtua nga tërmeti…
Një shtetase 35 vjeç është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Alba Taho, e cila dyshohet se ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara disa ditë para se të gjendej nga forcat blu të qytetit të gurtë. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë pasi nga banesa e familjes Taho vinin aroma të rënda. Menjëherë pas marrjes së njoftimit blutë kanë ndërhyrë në banesën ku e ndjera e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor jetonte bashkë me të ëmën. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i 35-vjeçares ishte…
Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar pas disa lajmeve të publikuara në media, ku ajo akuzohet se në kohën kur Fatmir Mediu ishte ministër Mjedisi ka përfituar para nga buxheti i shtetit dhe poste pa të drejtë si drejtoreshë për ngrohjen Globale, duke kryer udhëtime jashtë vendit. Ajo shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se ndjen neveri për njerëzit që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht. Eli Fara përgënjeshtron lajme e përhapura në media, duke theksuar se nuk ka mashtruar apo vjedhur aksënd por ka punuar fort duke përballuar çdo gjë me djersën…
Është publikuar fotoja e 54-vjeçarit nga Tirana, Xhentil Kupe, i cili së bashku metre persona të tjerë, zhvatën shumën prej 4 mln eurosh përmes mashtrimit nga bizneset. Në foton e mëposhtëme, ai shihet i buzëqeshur dhe krah për krah me dy kamerunasit. Skema Skema e cila quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” zbulon se personat e arrestuar, së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.…