Author: tirana

Babai me dy djemtë e tij dhe një tjetër banor i fshatit Mukje të Krujës janë arrestuar sot, nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë: Vijon puna nga shërbimet e Policisë Krujë për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Ndalohen 4 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S.,…

Read More

Ju mund të keni dëgjuar se njerëzit e sotëm, ndajnë një pjesë shumë të madhe të gjenomeve tona me bananet. Tani një studim i ri, tregon se vetëm 1.5 për qind e AND-së sonë është e ngjashme me atë të të afërmve tanë të lashtë si Neandertalët dhe Denisovanët. “Ne kemi një hartë brenda gjenomeve njerëzorë me prejardhje të lashtë, dhe të rajoneve gjenomike që nuk ndahen me njerëzit e lashtë”-shkroi ekipi në studimin e tij të ri. “Ne kemi zbuluar se vetëm 1.5 deri në 7 për qind e gjenomës moderne njerëzore, është unike njerëzore”- theksojnë ata. Identifikimi i…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet tjera këtë javë, teksa një sondazh ka treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë thënë se nuk duan të imunizohen. Të 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik. Deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera, ka shtuar ajo. Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit. Megjithatë,…

Read More

Bëhet me dije nga Policia se është arrestuar djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën disa doza kanabis, teksa sot është arrestuar nga policia e Elbasanit. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe Ergi Gjumsi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë…

Read More

Hëna e plotë e korrikut, e quajtur ndryshe “Hëna e drerit”, do të tërheqë vëmendjen e atyre që shohin qiellin të shtunën. Sipas NASA, Hëna do të jetë drejtpërdrejt Diellit, por për shumë vende, përfshirë rajonin e Ballkanit dhe do të jetë e dukshme për tre ditë. Por kulmi do të jetë sot në darkë. Kjo hënë e plotë ka edhe emra të tjerë si: “Hëna e plotë e rrufesë”, “Hëna e plotë e Sanosit”, “Hëna e plotë e Hydromelosit“, por forma më e më e zakonshmja është “Hëna e plotë e drerit”.

Read More

Tirana tashmë do të ketë linjën e parë të transportit të gjelbërt publik. Bashkia Tiranë pritet të prezantojë sot linjën e re të autobusëve për kryeqytetin. Rreth 18 autobuzë ‘Go Green’ janë rreshtuar ditën e sotme para ambienteve të sheshit ‘Nënë Terezë’ dhe shumë shpejt pritet që të futen në qarkullim. Linja e re e autobusëve është miqësore me mjedisin dhe synon që të reduktojë ndotjen e ambientit në qytet. Linja ‘Go green’ është linjë hibride, në rast se shpejtësia e urbanëve ulet, autobusët punojnë me motor elektrik.

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërcënuar një tjetër person për t’i marrë paratë në ambientet e një lokali në kryeqytet. Në pranga është vënë Z. M., 28 vjeç ndërsa është vënë nën hetim M. S., 33 vjeç. Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të dorëzuar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi…

Read More

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare në Port. Ai ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Republikës së Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të COVID-19. Punonjësi i Policisë pasi i ka bërë me dije se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë të prerjes 50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë…

Read More

Jetëgjatësia jonë ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm. Në studime të shumta, është parë që vetëm 30% e jetëgjatësisë varet nga gjenetika e trashëguar. Kjo do të thotë që përqindja më e lartë i mbetet faktorëve të jashtë, ku përfshihet dhe ushqimi. Ajo që ne hamë është sigurisht faktori më i rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Diskutimet rreth diferencës që ka në organizëm një dietë me produkte të mishit kundër asaj që nuk e lejon ende janë të hapura. Ama në një nga studimet më të fundit u vu re se personat që nuk konsumonin mish,…

Read More

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Bamirësen dhe Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe…

Read More

Një tërmet me madhësi 4.8 goditi Greqinë mëngjesin e sotëm, afër Iraklionit në ishullin e Kretës. Lëkundja u regjistrua herët në mëngjes rreth orës 5:07 të mëngjesit me kohën lokale, në një thellësi shumë të cekët prej 5 km nën sipërfaqe. Ngjarja u regjistrua nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA), agjencia e parë sizmologjike që e raportoi atë. Një raport i dytë u lëshua më vonë nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), e cila e renditi atë si një tërmet me madhësi 4.5. Një agjenci e tretë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), raportoi të njëjtin tërmet me magnitudë 5.1.

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka hequr pak vëmendjen nga pandemia e koronavirusit, duke folur për një tjetër virozë që qarkullon dhe që po ngatërrohet me variantin Delta, sa i takon manifestimin të simptomave. Ndryshimi sipas Kalos, është se kjo virozë e cila zgjat nga 3 deri në 5 ditë, nuk shoqërohet me humbje të nuhatjes apo shijes, po ashtu nuk shkakton asnjë problem as në rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa edhe njëherë rekomandon gjithashtu që kushdo ka mundësi të marrë vaksinën, pasi është e vetmja mënyrë sipas tij për të shmangur format e rënda të sëmundjes. “Gripi i verës” apo…

Read More