Author: tirana

Policia e Vlorës ju ka ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara. Sipas bluve të Vlorës, një shtetas francez dhe një shtetase australiane kishin humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara, por janë gjetur pas 14 orësh kërkime. Njoftimi i policisë: Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara. Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet…

Read More

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e pesshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës (28.1% e popullsisë) dhe Maltës (24.5). Pas nesh renditet Turqia (23.1%). Nga vendet e rajonit të dhënat janë…

Read More

Moti i kthjellët do të dominojë në gjithë vendin tonë. Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës territori shqiptar paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellet të jetë dominant. Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.

Read More

Kandilat e detit janë të përbërë nga disa qeliza të quajtura “cnidocytes”, të cilat në kontakt me lëkurën lëshojnë substanca që provokojnë djegie të forta dhe kruarje. Lëngu që lëshon kandili përbëhet nga tri proteina, secila me një efekt të ndryshëm: një është paralizuese, tjetra neurotoksike dhe e fundit djegëse. Nëse jeni të sigurt që ju ka pickuar një kandil, nuk duhet të pushtoheni nga paniku. Përpiquni të dilni menjëherë në breg dhe kontrolloni nëse ju ka mbetur i ngjitur në zonën e prekur ndonjë masë lëngu e lëshuar nga kandili. Nëse po, atëherë pastrojeni menjëherë. Ekspertët këshillojnë përdorimin e…

Read More

Debati televiziv mes dy politikanëve në Moldavi ka përfunduar në një skenë boksi dy ditë më parë. Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa shkëmbime akuzash. Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë. E gjithë skena u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit. Një ditë më pas, Tofilat ka kërkuar falje publike. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se dhuna është…

Read More

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se SHBA-ja, BE-ja dhe NATO duhet ta shohin ideologjinë e botës demokratike si anti-demokratike. Në një interviste për median boshnjake “Dnevni Avaz“, Serwer tha se Ministri serb Aleksandar Vulin është zëdhënësi i kësaj ideje, e cila është një version i idesë së “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviç. “Aleksandar Vulin është bërë zëdhënësi kryesor i idesë ‘bota serbe” që i atribuohet presidentit Aleksandar Vuçiç. Kjo ide është një version i nxehtë i “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviçit, që dështoi të realizohej, pasi humbi katër luftëra në vitet 1990-ta”, ka thënë Serwer. Ai tha…

Read More

Shumë prej nesh ka menduar të lërë kafenë në një moment të jetës. Por përveç sforcimit për të përballuar ditën pa filxhanin e kafes në mëngjes, mund të humbni disa përfitime për shëndetin dhe bukurinë e flokëve tuaj. Me sa duket kafeja mund të bëjë shumë më tepër sesa t’ju ndihmojë të ngriheni nga shtrati në mëngjes. Flokët mund të rriten më ngadalë- Nëse jeni duke u përpjekur të rritni flokët tuaj më shpejt, pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ju ndihmojë! Kafeina sulmon dihidrotestosteronin – një hormon që mund të shkaktojë humbje të flokëve. Ndihmon gjithashtu…

Read More

Këshilltari i kryetarit të PD për pushtetin vendor Roland Bejko foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV për pozicionin e ish-liderit të së djathtës dhe shpalljen e tij non grata. Duke e cilësuar si ekuacion me shumë të panjohura, Bejko tha se Berisha duhet të ishte distancuar nga struktura e PD që prej 2013-ës. Sipas tij të qenit sërish deputet e vështirëson pozicionin e tij, ndërkohë që shtoi se ish-lideri nuk duhet të përdorë PD-në për vendimet e tij. “Nuk kam asnjë mendim për këtë. Ka një ekuacion me shumë të panjohura në këtë mes. SHBA e ka…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë “afatgjatë dhe i gjerë”. Ekspertët kanë bërë thirrje për veprim lidhur me ankthin dhe stresin e lidhur me COVID-19 “Të gjithë janë të prekur në një mënyrë apo tjetër”, OBSH-ja deklaroi në fillim të një takimi dy ditor në Athinë me ministra të shëndetësisë nga disa shtete. Organizata tha se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, bashkë me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe izolimin…

Read More

Juventusi nuk e braktis idenë për të risjellë Miralem Pjanic përsëri në radhët e,tyre por sinjale të përziera po vijnë nga Barcelona. Nëse merret si e mirëqenë që klubi katalanas është i interesuar të lejojë largimin e boshnjakut pas vetëm një sezoni, fakti që trajneri Koeman ka vendosur Pjanic në miqësoren kundër Nastic ka bërë që situata të mos duket aq e thjeshtë për Zonjën e Vjetër. Nuk ka gjasa që Barça të ndryshojë strategji, por Juventusi nuk është i vetëm në garë për Pjanic pasi edhe Tottenham ka shfaqur interes për të. Sidoqoftë, përparësia për mesfushën e Allegrit mbetet…

Read More

Nga Spartak Ngjela Hetimi i korrupsionit të lartë po vijon. Askush nga të korruptuarit e lartë, drejtorë, ministra e kryeministra nuk e di se çfarë do të ndodhë kur të plasë. Këta ende nuk e besojnë se mund të ndodhë, ndërsa ndonjëri, me mendjelehtësinë e provincialit gënjeshtaro-katundar, mendon se ka forcë kërcënuese kundër hetimit. Asgjë nuk bëjnë dot. Çfarë do të bëjnë të korruptuarit kur të denoncohen publikisht bëmat e tyre vjedhëse (shpejt do t’i dëgjoni)? Kjo do të mjaftojë, sepse shqiptarët do të prekin tragjedinë e tyre, e shkaktuar nga vjedhësit e pasurisë së tyre. Keni për të dëgjuar…

Read More

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur rrugën nëpër pyllin e Llogarasë pasditen e sotme. Çifti nga Franca janë nisur orët e para te ditës nga shtigjet e Llogarasë për të dalë ne malin e Karburunit dhe më pas për te zbritur në gjirin e Gramës në Karaburun. Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll. Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë të mundur…

Read More