Dy vëllezërit, Lulzim Hajdaraj dhe Gëzimi, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë për t’i ardhur në ndihmë personave të cilët u dëmtuan nga përmbytjet në Gjermani. Një nga vëllezërit, Lulzimi tregoi momentin e parë kur bisedoi me një shtetas gjerman dhe se të dielën në mesnatë mbërritën në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin, i cili ishte përmbytur pothuajse i gjithi. “I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë. Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha ai. Ndër të tjera, Lulzimi rrëfeu se sapo mbërritën në qytet kanë pyetur…
Author: tirana
Dy persona i kanë dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm në Librazhd dhe Belsh. Bëhet fjalë për dy të moshuar 73-vjeç dhe 70-vjeç, të cilët i kanë dhënë fund jetës në banesat e tyre, duke u vetëvarur. Njoftimi i policisë: Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë. Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth…
Edhe pse dëgjojmë më së shumti histori të shqiptarëve që largohen nga vendi, “Ora Verore” takoi në Vlorë një çift nga Brazili dhe Ukraina, që jetojnë në jugun e Shqipërisë tonë të bukur. Ata kanë vetëm 3 vite që jetojnë në Shqipëri dhe e flasin gjuhën shqipe shumë mirë. Për më tepër braziliania pohon se ndihet vlonjate në zemër, duke theksuar se vlonjatët nuk janë të frikshëm apo të egër. “Jam nga Brazili, kam tre vite e gjysmë në Shqipëri. Kishim një mësues shumë të mirë në Tiranë, që na mësoi gjuhën. Bashkëshorti im është nga Ukraina dhe flet shumë…
Një pjesë e konsiderueshme e individëve shqiptarë deklarojnë se nuk kanë mundësi që të blejnë apo të ndërtojnë një shtëpi, që është në kontrast me lulëzimin që po përjeton tregu i pasurive të paluajtshme së fundmi. Banka e Shqipërisë në indeksin që ajo harton për treguesin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, një prej pyetjeve e ka të lidhur me blerjen e shtëpive. Të anketuarve, në bazë tremujore, u bëhet pyetja: “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për…
Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes. Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ushqimet që konsumoni. Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak. Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide debele. Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve. Për këta persona, por…
Mark Marku u shpreh sonte në “Log.” se duhet të ketë një “ngrirje” të përkohshme të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Sipas deputetit demokrat të zgjedhur në 25 Prill, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë. “Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë. Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë që kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kreu i qeverisë ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë përmes një video nga ku shihen pamjet nga Xhamia në Tiranë e “Et’hem Beut”. “Gëzuar Kurban Bajramin” shkruan Rama, teksa e shoqëron me një emoji të flamurit shqiptarë dhe të xhamisë.
Policia e Shkodres ka arrestuar mbrrëmjen e ditës së hënë biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës, të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistoletë pa leje. Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Gjithsesi, Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë. Isuf Isufi është vellai i shtetasit Hasan Isufi, që në Prill të vitit 2020, plagosi një shtetas.
Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit e njohur ndryshe dhe si “Festa e Flijimit”. Herët në mëngjes me qindra besimtarë kanë mbushur Sheshin Skëndërbej, ku kanë falur edhe namazin. Gjatë faljes së Kurban Bajramir, klerikët myslimanë kanë bërë apel për paqe, dashuri dhe dhurim ndihme ndaj personave në nevojë. “Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Kurban Bajrami (“Festa e Flijimit”) është…
“Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta”. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij, një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë. I ftuar sonte në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Nishani tha se asnjë analizë nuk u bë në Kuvend, analizë reale me arsyet e vërteta të këtij rezultati më të keq se edhe ai i vitit 2013…
Moderatori Alban Musa ka treguar historinë sesi është njohur me bashkëshorten e tij, me të cilën ka një vajzë. I ftuar në emisionin “Rudina”, tregoi se bashkëshorten e kishte njohur në martesën e babait të tij, në një ceremoni të thjeshtë familjare. “Jemi njohur në dasmën e tim eti. Sepse fatkeqësisht ime më nuk rron. Ka mbi 10 vjet që ka ndërruar jetë. Dhe im atë vendosi që të martohej. Aty e pashë. Kuptova që dashuria me shikim të parë ekziston. Aty u njohëm për herë të parë,”-tregoi ai.
Një sasi prej 1 kg kokainë që vinte nga Porti i Durrësit është kapur nga policia italiane në një kamion që sapo kishte zbritur në Portin e Brindisit. Sipas mediave italiane, nëse do të hidhej në treg sasia e kokainës do sillte një fitim prej 400 mijë eurosh për trafikantët. Kamioni, i cili sapo kishte zbritur, u zgjodh për inspektim përmes një analize të rrezikut mbi flukset tregtare. Ishte kontrolli me anë të një skaneri, që zbuloi ngarkesën prej 1 kilogram e 180 gramë kokainë të pastër, e gjitha e fshehur brenda kamionit. Drejtuesi i automjetit u arrestua për trafik…