Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që ju zhvaten gati 9 milionë lekë. Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë. Hetimi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gjykim në kryeqytet , zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak…
Author: tirana
Biznesmenët e lokaleve në Vlorë kanë dalë sërish në protestë sa i takon kufizimit të muzikës në ambiente, për shkak të stuatës së koronavirusit në vend. Dje në mbrëmje pronarët e lokaleve në Lungomare të Vlorës dolën në protestë pasi kërkonin që të shtyhej më shumë se ora 22:00 lejimi i muzikës në ambientet e tyre. Pati edhe përplasje mes disa prej sipërmarrësve dhe policisë. Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama njoftoi se duke filluar që nesër 20 korrik muzika do të lejohej deri në orën 23:00, gjë të cilën e zyrtarizoi dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve. Megjithatë pronarët e lokaleve…
Pas hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit të ri, Seria A ka miratuar edhe ditët e oraret fikse për dy javët e para të kampionatit, që do të startojë pikërisht të shtunën e 21 gushtit. U takon kampionëve në fuqi, Interit që të zbresin për herë të parë në fushën e lojës, për t’u përballur me Genoan të shtunën në orën 18:30 në “San Siro”, ndërsa në të njëjtën orë, në “Bentegodi” do të zhvillohet përballja Verona-Sassuolo. Po të shtunën e 21 gushtit do të luhen edhe takime të tjera si Empoli-Lazio dhe Torino Atalanta, të cilat do të…
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime me zyrtarë amerikanë, por edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në intervistë për Zërin e Amerikës, Jaço ka folur për zhvillimet në Shqipëri, si dhe klimën e biznesit, ku një nga pyetjet ishte për deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me abuzimet me tenderat publikë. Zëri i Amerikës: Dhoma Amerikane ka publikuar së fundmi “Axhendën e Investimeve”, një raport me 40 rekomandime për klimën e biznesit në vend. Cili është synimi i këtyre rekomandimeve dhe sa shpresoni…
Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se edhe pse vendi ynë është në pragun e ekzistencës së variantit “Delta mund të shkohet drejt hapjes totale nëse situata mbetet e qëndrueshme. “Nëse do të ketë shifra të qëndrueshme do të shkojmë drejt hapjes totale por në se do të ketë shtim të rasteve do të shkojmë dhe drejt masave shtrëngese”, tha Rakacolli për Euro News Albania.
Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale u ka dalë kundër qytetarëve që rrinë në lokale.Ai thotë se nuk e kupton se çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë i ulur në karrige në bar, pasi këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që arkëtojnë paratë.“Se cfare argetimi eshte te rrish 3, 3 ore e gjysem, 4, ne nje karrige ne nje vend qe quhet bar, vetem ata qe arketojne parate e dine”, shkruan Braçe. Ky reagim i Braçes vjen pas përplasjeve të administratorëve të lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë me efektivët.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Marbella të Spanjës. Një person, është futur me makinën e tij në një bar, duke plagosur 10 persona. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen njerëz të lënduar të shtrirë përtokë, ndërsa shoferi, shfaqet brenda makinës i tronditur. Incidenti ka ndodhur në orët e pasdites e në ato momente kalimtarët e klientët në bar kanë qenë të shumtë. Të lënduarit janë duke u transportuar për në spital, e nga raportimet paraprake, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferi që shkaktoi aksidentin është identifikuar si një 30-vjeçar spanjoll. Sipas raportimeve, ai vuante…
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për 56-vjeçarin Frederik Frrokaj, i cili përmes mashtrimit tregtonte një medikament me pretendimin se kuronte sëmundjen e koronavirusit. 56-vjeçari u arrestua në korrik të vitit të kaluar, pasi publikoi në Facebook një video me titull “A e dini si shërohet COVID-19?” ku reklamonte një medikament të krijuar prej tij duke pretenduar se shëronte sëmundjen Covid-19, por në fakt ishte mashtrim. Për të dokumentar këtë aktivitet kriminal, prokuroria infiltroi dy agjentë të policisë dhe pasi kanë lënë takim me 56-vjeçarin blenë medikamentin kundrejt shumës prej 20 mijë lekësh. Në një tjetër episod ishte nipi i Frederik…
Mbi 60% e punimeve të ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi është realizuar. Kryeministri Rama shkruan se ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka parë nga afër punimet ku tha se është një zonë që nuk pengon pushuesit, ndërsa pritet të mbarojë verën e vitit që vjen. “Avancojnë punimet për ndërtimin e segmentit të ri rrugor Palasë-Dhërmi. Një aks i rëndësishëm që lehtëson lëvizjen e automjeteve përgjatë bregdetit të jugut. Ministrja Belinda Balluku ndjekur punimet”, shkruan Rama në postimin e tij.
Mungesa e dokumentacionit të viteve të punës nëpër ish kooperativat bujqësore penalizon prej vitesh një numër shumë të madh pensionistësh të cilët nuk vërtetojnë dot vitet e punës për të përfituar pensionin e plotë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në shumë raste, regjistrat e Kooperativave janë dorëzuar me mangësi, apo fare. Një pjesë e këtyre regjistrave u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997 dhe për këtë shkak periudhat e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore nuk u janë njohur anëtareve të këtyre kooperativave, në mënyrë që të vërtetojnë periudhën e vjetërsisë në punë. Këta persona u janë drejtuar shpesh gjykatave.…
Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga Aeroporti i Rinasit në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare, sidomos Italia, si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave, sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni, TIA ka dhënë një njoftim të rëndësishëm ku sugjeron që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit. “Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin…
Një kompani izraelite ka përgjuar 37 telefona inteligjentë që u përkisnin gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. “The Washington Post”, ka deklaruar se “Pegasus” i licensuar nga “NSO Group” me bazë në Izrael gjithashtu u përdor për të shënjestruar telefonat që u përkisnin gruas dhe gazetarit kritik Jamal Khashoggi, i vrarë në konsullatën saudite në Turqi në 2018. “The Guardian” është shprehur se pas një hetimi të detajuar është vënë re një abuzim i vazhdueshëm që “NSO Group” ka bërë për një kohë shumë të gjatë duke mundësuar nxjerrjen e mesazheve, fotove…