Monika Kryemadhi që pas zgjedhjeve të 25 prillit është shfaqur shumë pak në jetën publike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI. Me një njoftim për mediat, LSI bën me dije se do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që do të jetë në Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Kurban Bajramit, duke ‘i zënë vendin’ Kryemadhit në këtë detyrë. “Ne orën 11.00, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari do…
Author: tirana
Kanadaja më 9 gusht do të hapë kufirin e saj për amerikanët që janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit. Siç njoftoi qeveria federale kanadeze, po ashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar që kanë marrë të dy dozat e vaksinës mund të hyjnë në Kanada duke filluar nga 7 shtatori. Qeveria po ashtu ka hequr masën e izolimit të detyruar për 14 ditë para se të vijnë në Kanada, por do t’u kërkohet testi negativ ndaj virusit COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë. Fëmijën nën moshën 12-vjeçare që vijnë me një prind ose kujdestar plotësisht të vaksinuar nuk do të kenë…
Përdorimi i inteligjencës artificiale e njohur ndryshe edhe si AI, Artificial Intelligence, u shtua gjatë pandemisë sipas deklaratës së fundit të një prej sindikatave më të mëdha në Evropë. Ekspertët thonë se kanë identifikuar disa praktika goxha ngjethëse të përdorura nga kompanitë për të monitoruar punonjësit e tyre. “Shohim se janë përdorur disa algoritme që janë vënë në punë për të gjurmuar hapat e ndërmarra nga punonjësit që u detyruan të punojnë online gjatë pandemisë,” shpjegon Isabelle Schömann, eksperte pranë ETUC. “Të dhëna si orët e punës; apo sa herë është prekur tastiera prej tyre, për shembull që vë në punë gjurmimin…
Kandidati kryesor për postin e kancelarit, Armin Laschet u fundos në një sondazh si lider për menaxhimin e krizave, pas së qeshurës së pakontrolluar gjatë një vizite në zonat e përmbytura në perëndim të Gjermanisë. Ai u kalua në sondazhe nga social-demokrati Olaf Scholz, sipas një pyetësori të organizuar nga ”Civey” për llogari të gazetës ”Der Spiegel”. Vetëm 26 për qind e gjermanëve e vlerësojnë kandidatin konservator për kancelarinë, të aftë për të trajtuar situatat e krizës, ndërsa 41 për qind të tjerë ia atribuojnë këtë Olaf Scholz. Në vendin e tretë renditet kandidatja e të gjelbërve, Annalena Baerbock. Sidoqoftë,…
Delegacioni i Bashkimit Evropian këtë të martë ka bërë me dije se në vendin ton ënë kuadër të procesit të vaksinimit kanë mbërritur në Tiranë një ngarkesë prej 8000 vaksina Pfizer. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, delegacioni i BE bën me dije se vaksinat janë financim i BE-së dhe mundësuar nga Austria.
Një shqiptar 50-vjeç është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit në qendër të Heraklios, pasi sulmoi gruan dhe vajzën e tij. Burri, duke mbajtur një hanxhar në duar, i sulmoi verbalisht dhe i kërcënoi pas sherrit në familje. Disa minuta më pas ai u lokalizua nga policia dhe u arrestua, ndërsa iu gjet hanxhari në makinë.
Nga Martin Pengelly “The Guardian” Javën e shkuar, “The Guardian“ raportoi bazuar në disa informacione të dekonspiruara nga Kremlinit që e përshkruajnë Donald Trump si një “individ impulsiv, mendërisht të paqëndrueshëm dhe të ç’ekuilibruar”. Dokumentet thonë se për këtë arsye, Vladimir Putin,vendosi të ndihmojë ngjitjen e tij në pushtet në vitin 2016, si një mënyrë për të dobësuar Amerikën. Pesë vjet më vonë, ndërsa Amerika po përballet me një varg zbulimesh bombastike rreth ditëve të fundit të presidencës Trump nga disa libra të rinj, gjykimi i Moskës duket të jetë i saktë. Të marra së bashku, këto libra mbi Trump…
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ambasada e BE shkruan: “Delegacioni i BE-së në Shqipëri iu uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!”. Teksa ambasadori Luigi Soreca ka uruar në shqip: “Gëzuar Kurban Bajramin!” Urimin për Kurban Bajramin e ka bërë më herët edhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi…
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e biznesmenit Isuf Isufi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Lagje Perash”. Policia thekson se 49-vjeçari u arrestua bazuar te informacionet në rrugë operative, se po lëvizte me armë zjarri. Pasi e lokalizuan, shërbimet e policisë të forcës së posaçme “Shqiponja” ndërhynë duke e ndaluar dhe gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës me euro. Biznesmeni banues në lagjen “Ajasëm” është prangosur dhe tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Isuf Isufi disa vite më parë ishte edhe zv/president i…
Ish-dekani dhe profesori i njohur i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi deklaron tërheqjen nga Partia Demokratike dhe të gjitha nagazhimet ndaj saj. “I zhgënjyer dhe me keqardhje, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD”, shkruan ai, i nxitur siç thotë dhe nga Kuvendi i kësaj force politike në 17 korrik. “Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më…
Një tërmet me madhësi 4.1 ballë është regjistruar në Thiva, të Greqisë qendrore, sot në mëngjes, thanë autoritetet. Nuk ka raporte të menjëhershme të dëmtimit ose lëndimit. Sipas mediave vendase, Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti ndodhi në 8.05 të mëngjesit me kohën lokale, 2 kilometra në veri-lindje të Thiva dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Ditët e fundit rajoni është goditur nga qindra tërmete. Të shqetësuar për aktivitetin sizmik të vazhdueshëm, shkencëtarë po hetojnë nëse ato janë pjesë e një tufë lëkundjesh të lehta apo paralajmërese të një tërmeti më të fortë.
Presidenti i Serbisë Aleksandwr Vuçiç ka përmendur ish-liderët e Kosovws, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, ndërsa ka komentuar takimin e fundir me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin. Vuçiç për RTS, është shprehur se krahasuar me ish-përfaqësuesit e palës sw Kosovws në negociata, me Kryeministrin Albin Kurti, e ka të pamundur të merret vesh për ndonjë gjë. ”Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si…