Author: tirana

Ndryshe nga kundërshtarët e tyre demokratë, socialistët do ta nisin analizën e votës parlamentareve të prillit në 15 shtator, pas krijimit të qeverisë “Rama 3”. Deri në këtë datë, në selinë rozë, krahas pushimit të verës, do të punohet edhe për krijimin e një komisioni të posaçëm që do të udhëheqë procesin. “Partia Socialiste është në fazën e konstituimit të komisionit të posaçëm i cili do të merret me përgatitjen e metodikës e cila do të bëhet e gjithë analiza që të kemi një standard analitik në të gjithë territorin e vendit. Jemi duke diskutuar faktin nëse në një zonë…

Read More

Korriku do të jetë deri në fund një muaj i nxehtë për demokratët. Pasi morën besimin e delegatëve të Kuvendit, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, do të vulosin ndryshimin e kupolës drejtuese me të besuarit e Bashës. Në mbledhjen e parë të tij, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë mes të paktën dy kandidaturave, kreun e ri të këtij organi. Ende nuk janë publike dy alternativat për drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili pas kritikave ndaj Lulzim Bashës, rrezikoi edhe anëtarësinë në Këshillin Kombëtar, por e shpëtoi pozicioni në krye të shtetit gjatë…

Read More

Me rastin e Kurban Bajramit, ish-deputeti Aqif Rakipi ka vendosur të therë disa bagëti për kurban, të cila i ka shpërndarë për njerëzit në nevojë. Rakipi ka publikuar në rrjetet sociale pamjet me qeset e mbushur me mish dhe njerëzit që qëndrojnë para derës së tij për të marrë “sadakanë”. POSTIMI I PLOTË I RAKIPIT: Me lejoni qe ne emrin tim dhe te familjes tone tju uroj perzemersisht Gezuar Kurban Bajramin. Qofte i mbare, i begate per ju dhe Familjet Tuaja. Ky do te jete Kurban Bajrami i pare qe dora e Baces tone Kahramanit nuk do tju sherbeje te…

Read More

Shpejtësi e çmendur në rrugët e Shqipërisë! Policia Rrugore ka kapur dy automjete luksoze duke bërë gara në aksin Fier-Vlorë. Makinat, një Lamborghini dhe një BMW, kanë qenë me rreth 225 kilometra në orë, në momentin që janë pikasur nga radari i policisë. E ndonëse polici ka ngritur tabelën për t’i ndaluar, makinat kanë fluturuar para tij. Por blutë kanë arritur t’i ndalojnë më pas, duke u vendosur edhe nga një gjobë të majme me mbi 1 milion lekë të vjetra. Njoftimi i policisë dhe video në fund të shkrimit: Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më…

Read More

Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”. Fjalët e të madhes Nënë Tereza mund të tingellojnë si slogan i ndonjë fushate humanitare, mirëpo nuk është kurrë vonë për të dhuruar pak dashuri, mirëkuptim e mbështetje aty ku kanë nevojë për to. Dhe këtë gjë e dinë më mirë se kushdo tjetër shenja e mëposhtme, e cila konsiderohet edhe si më zemërgjera e horoskopit. DASHI: Të lindurit nën shenjën e parë të zodiakut shquhen për karakterin e tyre të…

Read More

Disa ditë më parë Edi Rama i pastoi një nga fushat e sportit dhe e kritikoi jo pak, mirëpo kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk i mban inat kryeministrit, (të paktën publikisht), edhe pse është e qartë që marrëdhënia e tyre është krisur. Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pyetur nëse do ia uronte këtë festë edhe kryeministrit Edi Rama, ai tha “absolutisht po”, ndonëse kreu i qeverisë është katolik. “Dua të uroj rastin nga xhamia në Bulevardin Ismail Qemali, të uroj të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin. Aty që janë nga…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për për shtyp tha se se në javën e fundit janë identifikuar edhe 5 raste të reja me llojin Delta. “3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në vendin tonë zyrtarisht ende nuk ka asnjë të prekur të konfirmuar me…

Read More

Mesazhin e faljes së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës këtë herë ia kushtoi me fokus të veçantë familjes. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij drejtuar besimtarëve tha se familja është vetëm ajo e ngritur nga martesa mes një burri dhe gruaje dhe çdo nismë tjetër është goditje e familjes së shëndoshë. Tërnava shtoi se shoqëria kosovare është dëshmuar për tolerancë, por karshi nismave të reja sipas tij nuk duhet treguar indiferent. Derisa qytetarët u falënderuan dhe u lutën për të ardhmen e shoqërisë. Në këtë ditë feste, të gjithë qytetarëve u është bërë thirrje për respektim…

Read More

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 19 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehje të ardhurash“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronesisë industriale” i shtetasit E. H., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi paketash pa pullë fiskale. Specialistët për Hetimin…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për kapjen e 12 kg kokainë në një kontejner me banane disa ditë më parë në portin e Durrësit. Në studion e ABC, Hoxha tha se është e çuditshme që u kap një sasi aq e vogël lënde narkotike, ndrëkohë që ka bërë një rrugë të gjatë nga Ekuadori për të mbërritur në Shqipëri. “Ndryshe nga rasti kur u kap 12 kg kokainë, kur ndodhi që kontejneri kaloi në skaner dhe skaneri e konstatoi se ka lëndë narkotike. policia e hapi dhe e njoftoi kompaninë. U paraqiten aty shoferi i pronarit dhe vëllai i…

Read More

Twitter ka pezulluar përkohësisht llogarinë e politikanes republikane Marjorie Taylor Greene dhe e akuzon atë se ka postuar informacione të rreme në lidhje me koronavirusin. Gjiganti i mediave sociale në një deklaratë ka sqaruar se llogaria e Greene do të jetë e pezulluar për 12 orë dhe ajo nuk do mund të postojë dot asgjë. Pezullimi i llogarisë erdhi pas dy postimeve të bëra prej saj, ku u bënte thirrje qytetarëve që të mos vaksinoheshin dhe se Covid nuk është i rrezikshëm tek njerëzit e moshës nën 65 vjeç dhe që nuk janë obezë. Postimet e politikanes republikane nuk janë…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare Irma Libohova, thotë se ora policore duhet të shtyhet me disa orë, deri në orën 02.00 të mëngjesit, në mënyrë që njerëzit të argëtohen. “Vera ime është plotë dhe do ishte shumë më bukur sikur të na e lëshonin orarin e kufizimeve, sepse e kemi shumë të limituar.Tani errësohet në orën 21:00, atëherë kur i bie të fillojë muzika? Është verë nuk është dimër, duhet të zgjatet orari pak më shumë. Nuk është çështje lekësh. Janë njerëzit që duan të këndojnë, të argëtohen”, ka thënë ajo për “Ora Verore”. Më tej, këngëtarja ka thënë se edhe…

Read More