Në 24 orët e fundit nga Koronavirusi në Kosovë ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 15 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës. Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet…
Author: tirana
Një zjarr ka përfshirë kodrën pranë plazhit të Gjirit të Hartës në Ksamil. Shkurre dhe pemë kanë marrë flakë teksa zjarri vijon prej disa minutash. Pushuesit që kanë zgjedhur ditën e sotme të kalojnë disa orë në Gjirin e Hartës janë ndier të pashqetësuar teksa shohin tymin. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët.
Revista italiane “Arte” i ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Edi Rama. Duke nisur nga fëmijëria e tij, edukimi në një ambient artistësh deri tek qeverisja e vendit, Rama thotë shumëçka për jetën e tij. Ai flet për marrëdhënien me të atin, largimin në Francë, kthimin dhe detyrat e rëndësishme. Idetë e tij për raportin me qytetarët dhe raportin e politikës me artin dhe kulturën. SHKRIMI I PLOTË Por Edi Rama, ku e gjen kohën për të vizatuar Doodles-at e tij, ato “shkarravina” shumëngjyrëshe siç i përcakton vetë ai që grumbullohen në tryezën e tij si Kryeministër i Shqipërisë? Përgjigja…
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi në Kolumbi i “bosit” shqiptar të kokainës, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”. Mediet kolumbiane kanë publikuar pamjet e aksionit të DEA-s amerikane dhe të autoriteteve lokale për arrestimin e shqiptarit Agim Çerma dhe të 4 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët trafikonin kokainë me “Charter” nga Kolumbia drejt Europës. Agim Çerma, i njohur edhe me emrin “Jimmy”, është personi që shfaqet në avion charter i shoqëruar nga agjentët e DEA-s. Grupi drejtohej pikërisht nga shqiptari i vënë në pranga. Agim Çerma ishte përgjegjës për marrjen dhe transferimin e parave nga Evropa për të…
Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur. Kancelarja Merkel takohet me ndihmësit dhe banorët. Kancelarja gjermane Angela Merkel po viziton disa nga zonat më të prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Nordrhein-Westfalen (NRW). Ajo shoqërohet nga Armin Laschet, kryeministri i landit NRW dhe pasardhësi i mundshëm i Merkelit. Ata vizituan qytetin Bad Münstereifel në rrethin Euskirchen, ku pati shumë shkatërrime. Më parë kancelarja Merkel kishte vizituar zonat e prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Rheinland-Pfalz, ku prej përmbytjeve kanë gjetur…
Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia Tiranë është kujdesur që në të gjitha qendrat sociale të kryeqytetit të shtrohet një drekë e veçantë për të moshuarit dhe personat në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shërbeu drekën festive të moshuarve në një prej qendrave sociale pranë ish-Nesharakut. Teksa uroi të pranishmit për Kurban Bajramin, Veliaj tha se, “sot duhet ta kemi zemrën plot mirënjohje për ata që sakrifikuan në luftën kundër Covid 19.” Kryebashkiaku tha se në të gjithë qendrat sociale të Tiranës ka plot vend për të mirëpritur të gjithë ata të moshuar…
Një aksident tragjik i ka marrë jetën ish-konkurrentes së emisionit të dashurisë “It’s my love” që transmetohet në Kosovë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dhe si pasojë ka ndërruar jetë Gresa Restelica. Aksidenti ndodhi në orën 04:30 të mëngjesit. Pëveç 18-vjeçares që humbi jetën, nga ky aksident lëndime trupore pësoi edhe një vajzë tjetër e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Gresa ishte e pranishme në “It’s My Love” vetëm në një episod. Ajo njihej gjithashtu edhe si modele duke marrë pjesë në klipe muzikore.
Një lëkundje e fortë tërmeti tronditi pak çaste më parë vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë në zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Mësohet se epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut, por për shkak të thellësisë së vogël, lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë. Tërmeti ka pasur magnitudë 3.2.
Akuza dhe kundërakuza, dyshime për tradhti, dhunë dhe ecejake në polici dhe gjykatë. Kjo është panorama që ndjek procesin e divorcit mes çiftit nga Lezha, Gjet dhe Dava Ndoj. Në këtë situatë janë përfshirë dhe fëmijët e çiftit dhe familjarë të tyre, të cilët në një farë mënyre janë përfshirë në këtë marrëdhënie të vështirë dhe po vuajnë pasojat.Në studion e Emisioni “Me zemër të hapur”, këtë të martë ishte Dava, e cila vjen për një përballje me bashkëshortin, që u rrëfye një javë më parë. Dava mohon të ketë braktisur familjen dhe pretendon se drejt divorcit e çoi tradhtia…
Pak javë më parë, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu zbuloi se ishte zhgënjyer nga Atdheu, por pa e treguar arsyen. Së fundmi, Atdheu ka treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një intervistë për emisionin “Në Pranga”. Sipas Jasminës, ai është bërë shkak për ndarjen e saj nga Andi. “Sa herë që ka pasur konflikte me Jasminën, nja 2-3 herë i kam bashkuar unë. Sidomos Jasminën e kam përkrahur shumë, me aq mundësi sa kam pasur, për çdo gjë më ka pasur mbrapa. Doli dhe ajo në një emision tha më ka zhgënjyer Atdheu. Imagjino e kam zhgënjyer unë.…
I riu 30-vjeçar që akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij 26-vjeçare në Folegandros të Greqisë, kërkoi dhe mori një afat nga nëpunësi i gjykatës, në mënyrë që të përgatisë linjën e tij të mbrojtjes me avokatin Giannis Vlachos. Sipas medias lokale naxostimes.gr, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kur ai hyri në automjetin e patrullës së policisë për t’u transportuar përsëri në qendrën e paraburgimit, 30-vjeçari tha “ngushëllime dhe forcë për familjen e Garyfallia”. 30-vjeçari u arrestua për krimin një ditë pasi trupi i 26-vjeçarit u gjet në det dhe pranoi vrasjen. Sipas hetimeve i riu pas grindjes…
Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit. Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj. Ajo është e vogël por punën e bën të madhe për organizmin e njeriut. Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit. 4 Arsye Përse Duhet Të Hani Më Shumë Hudhër Në Verë Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më…