Ledri Vula dhe Faton Shoshi për 5 vite kanë qenë jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe miq shumë të mirë e kudo shiheshin bashkë. Mirëpo në vitin 2019 ata vendosën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin për të mos punuar më bashkë dhe u përfol se i kishin dhënë fund edhe miqësisë. Dy vite më pas duket se Ledri dhe Fatoni i kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar sërish. Në rrjete sociale po qarkullon së fundmi një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shihen bashkë me një grup shoqëror në një lokal. Thuhet se dyshja i kanë rregulluar raportet, por…
Author: tirana
Stresi është pjesë e përditshmërisë. Ai mund të shkaktohet nga situata që i kemi krejtësisht jashtë kontrollit ose nga gjëra që thjesht na bëjnë nervoz, si ndonjë punë projekti apo detyrë kursi. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek gjendja shëndetësore. Duke ndjekur këto 6 teknika për vetëm 20 minuta në ditë për pak javë, do të mund të rifreskoni të gjithë sistemin imunitar dhe e bëni trupin më pak të ndjeshëm ndaj hormoneve të stresit. Ja cilat janë ato! 1 minutë: Merrni frymë thellë Kur jemi të stresuar, priremi të…
Drejtori ekzekutiv i AC Milan, Ivan Gazidis është diagnostifikuar me kancer në fyt. Në një deklaratë zyrtarë, Milan sqaron se pas një seri testesh e skanimesh Gazidis ka dalë me kancer, por mjekët garantojnë se ai do të shërohet. Vetë Gazidis thotë se ka një formë të shërueshme të kancerit dhe i premton të gjithëve se do të shihen së shpejti. Gjithashtu ai thekson se Milani mbetet një ekip i fortë dhe ka besim se grupi i lojtarëve do e çojë përpara skuadrën. DEKLARATA ZYRTARE E MILAN AC Milan informon tifozët dhe palët e tij të interesit se CEO ynë,…
Princi Harry do të publikojë së shpejti një libër me të pathënat nga jeta e tij, i cili pritet të shkatojë një tërmet të madh brenda mbretërisë. Mediat e huaja kanë mësuar se prej një viti, Harry po bashkëpunon me gazetarin e famshëm dhe fituesin e çmimit Pulitzer, John Joseph Moehringer, për të shkruar librin e jetës. Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të botohet në fund të vitit 2022. Thuhet se marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mendohet se…
Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi janë prej vitesh miq, shoqëri që po e ruajnë akoma edhe pas largimit të moderatores nga emisioni i humorit “Portokalli”. Ditën e sotme, moderatori feston ditëlindjen dhe Xhemi ka vendosur që ta urojë mikun e saj me një përmbledhje momentesh të kaluara së bashku, duke iu drejtuar me një kërkesë mjaft dashamirëse. “Mos ndrysho kurrë. Gëzuar ditëlindjen” Dyshja bëhen shpeshherë nostalgjikë dhe kujtojnë periudhën kur moderonin bashkë spektaklin e humorit. “Qesh gjithmonë me këtë dialogun”, ka shkruar Salsano krahas videos së publikuar në InstaStory ku duken së bashku me Xhemi në korridoret e televizionit. Moderatorja…
Blerimi dhe Atdheu, dy sh-konkurrentë të “Për’puthen” kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të tensionuara me njëri-tjetrin sa ishin pjesë e emisionit. Tensionet mes tyre lindën pasi Atdheu u rikthye në program për Antonelën, një veprim që Blerimit nuk i pëlqeu aspak, sepse dhe ai kishte shfaqur afrimitet të madh me Antonelën. Që prej asaj kohe gjakrat mes dy djemve nuk janë qetësuar de duket se tashmë i kanë shpallur “luftë” njëri-tjetrit. I ftuar së fundmi në një emision, ku duhej të komentonte personazhet e “Për’puthen”, Atdheu e dogji foton e Blerimit. Ai nuk tha asnjë fjalë për të, por veprimi i…
Punët e shumta në ditët e sotme janë ato të cilat na “detyrojnë” të qëndrojmë përpara kompjuterit apo celularit për orë të gjata. Ky është një problem i madh pasi dëmtojmë sytë dhe trupin tonë nga mënyra e qëndrimit. Por ka një zgjidhje për të gjitha, bëhuni pozitivë. Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20, ja çfarë do të thotë kjo: 1.Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur! 2.Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë…
Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Britani, për shkak të rasteve në rritje tme COVID-19 në vend. Departamenti i Shtetit e rriti të hënën në nivelin më të lartë paralajmërimin për udhëtimet në Britani, pas një veprimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë gjatë ditës. Të dy agjencitë thanë se nëse njerëzit duhet të udhëtojnë për në Britani, ata duhet të sigurohen që janë vaksinuar plotësisht para udhëtimit. Paralajmërimi erdhi ndërsa britanikët festonin “Ditën e Lirisë”, fundi zyrtar i pothuajse të gjitha kufizimeve të…
Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në përmbytjet në Gjermani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë. Po ashtu, ka vdekur edhe një tjetër, njëri prind i të cilit është shtetas i Kosovës. “Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së. Gjermania, javën e kaluar, është përfshirë nga përmbytje masive. Mbi 160 njerëz kanë humbur…
Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rëndë nga përmbytjet, Kancelarja Merkel premtoi për ndihmë të shpejtë financiare, ndërkohë që në Belgjikë u zhvilluan ceremoni përkujtimore për viktimat. Belgët gjenden kështu në ditë zie vetëm një ditë përpara festës së tyre kombëtare. Ndërkohë edhe flamujt përpara godinës së Komisionit Evropian u ulën në gjysmë shtizë në shenjë solidariteti për të paktën 196 viktimat e konfirmuara deri më tani nga përmbytjet. Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri vizitën e saj të dytë në rajonin e shkatërruar nga përmbytja të martën ndërsa puna vazhdoi në Gjermaninë perëndimore dhe në…
Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi historia e pazakontë e një 19-vjeçare amerikane. Ajo zbuloi se zemra e saj ndodhej në anën e djathtë të kraharorit. Claire Mack tregoi se kishte vendosur të bënte një kontroll për kollën e vazhdueshme por u trondit kur mjeku i tha se diçka nuk shkonte me zemrën e saj. Claire tha se shpërtheu duke qeshur kur mjeku i tha që zemra e saj ishte në anën tjetër të gjoksit të pasi nuk mund ta besonte. Kjo gjendje prek vetëm 1 përqind të popullsisë së botës dhe në terma mjekësorë si dekstrokardi. “Unë vazhdoja…
Miliarderi amerikan Jeff Bezos ka realizuar me sukses fluturimin e parë me njerëz përmes kompanisë së tij private Blue Origin drejt hapësirës. Së bashku me Jeff ishte edhe vëllai i tij Marc, një 18-vjeçar holandez dhe një amerikane në pension. 18-vjeçari dhe 82-vjeçarja u bënë kështu astronautët përkatësisht më i ri dhe më i vjetër në moshë.