Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Princi Harry duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës me familjen mbretërore, shkruan një libër për jetën e tij që s’ka për t’ju pëlqyer aspak

17:26 / July 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Harrry
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princi Harry do të publikojë së shpejti një libër me të pathënat nga jeta e tij, i cili pritet të shkatojë një tërmet të madh brenda mbretërisë. Mediat e huaja kanë mësuar se prej një viti, Harry po bashkëpunon me gazetarin e famshëm dhe fituesin e çmimit Pulitzer, John Joseph Moehringer, për të shkruar librin e jetës.

Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të botohet në fund të vitit 2022. Thuhet se marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mendohet se Harry do t’i dhurojë të ardhurat për bamirësi.

Harry do të ndajë për herë të parë përvoja nga jeta e tij, aventurat, humbjet dhe mësimet që ka marrë. Libri do të përmbajë gjithashtu rrëfime për jetën si anëtar i familjes mbretërore, ekspozimin ndaj publikut, shërbimin në ushtri dhe përvojën si baba.

Thuhet se në faqet e këtij libri, Harry do të japë dhe versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore duke u shpërngulur në anën tjetër të oqeanit. Duka i Sussex pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin Wlliam.

familjen mbretërore Princi Harry
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.