Author: tirana

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e ndodhur në Kuçovë paraditen e sotme. Mësohet se dy të rinj që janë konfliktuar me njëri tjetrin janë banorë të së njëjtës lagje në këtë qytet. Në dëshminë e tij Xhuliano Kapllanaj i cili mbeti i plagosur me armë zjarri ka deklaruar se nuk e ka kuptuar si kanë rrjedhur gjërat duke theksuar se nuk e kishte pritur që debati me 26-vjeçarin Robert Gjika të agravohej deri në përdorimin e armës. “Nuk e mora vesh si ndodhi aq papritur. U zumë me fjalë dhe nuk e mendoja që situata do të agravohet,…

Read More

Janë publikuar disa dokumente që i përkasin vitit 1997 për vizitën e parë zyrtare të ish presidentit të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar me Tony Blair tregojnë si Clinton refuzoi të pinte çaj me Mbretëreshën Elizabeth dhe darkën në shtëpinë zyrtare të Kryeministrit Britanik, duke shijuar si turist vendin me blerje në dyqane dhe duke ngrënë ushqim. Dokumentet janë lëshuar nga Arkivat Kombëtare të MB. Megjithëse Presidentit dhe gruas së tij, Hillary Clinton, iu ofrua çaj me Mbretëreshën Elizabeth, ata e refuzuan atë në favor të aktiviteteve të tjera, zbulon një shënim nga sekretari privat i Bler, Phillip Barton. “Amerikanët…

Read More

Mbrëmjen e të hënës, në Fushë Gjormë të Kurbinit është gjetur në rrugë një person pa shenja jete. Viktima është identifikuar si 53-vjeçari P. Gj., banues në Adriatik të Kurbinit. Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po pëpiqet të zbardhe të gjithë dinamikën. Njoftimi i policisë: Kurbin Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga…

Read More

Ish-truproja i ikonës së popit, Britney Spears, ka bërë një dëshmi tronditëse. Ai ka treguar se si këngëtarja kontrollohej nga i ati. Fernando Flores në rrëfimin e tij, thekson se i at ii jepte këngëtares koktej me ilaçe të fuqishme. “Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores. Ai vazhdoi duke thënë se si babai i Britney, Jamie e telefononte atë shumë herë në ditë për të parë se çfarë situate ishte dhe duhej të kërkonte lejen e tij për çdo gjë që…

Read More

Ish zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi, prishje të provave. Nga ana tjetër ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florid Beu. Kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në burg” për të njëjtën akuzë.

Read More

Në një kohë kur reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë përfshirë Europën Qendrore dhe Kinën, vende të tjera po përballen me të nxehtin ekstrem. Dubai prej ditësh po kalon temperature përvëluese që shënojnë mbi 50 gradë Celsius. Kjo i ka detyruar autoritetet që të marrin masa dhe të gjejnë zgjedhje alternative për të përballuar vapën. Kështu ata kanë krijuar “shirat artificialë” përmes dronëve të cilat lëshojnë ngarkesa elektrike në atmosferë në mënyrë që retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshjet e shiut. Shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në rrjet disa video nga reshjet e shiut të cilat…

Read More

Tre drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e Policisë pasi janë konstatuar duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në Vlorë. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se dy nga personat e arrestuar lëviznin pa leje drejtimi. Përkatësisht është arrestuar një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet B. D. banues në Vlorë, i cili udhëtonte pa patentë dhe për të njëjtën arsye ka rënë në pranga edhe 26-vjeçari M. Z., banues në Fier. Ky i fundit ndërkohë është përfshirë edhe në një aksident, por që ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkaq është arrestuar edhe një 28-vjeçar i identifikuar si…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili është u arrestua për korrupsion kërkon lirimin nga qelia për arsye shëndetësore. Pala mbrojtëse e sih-kryebashkiakut ka deklaruar se Tushe vuan prej vitesh nga sëmundja e kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli. “Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme” .’-…

Read More

Nga Benjamin Waddel “The Week” Të dielën e 11 korrikut, kubanët në mbarë vendin dolën në rrugë për protestuar në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj varfërisë sistematike, urisë dhe qeverisjes prej dekadash me një parti të vetme, Partinë Komuniste. “Kjo është protesta më e madhe popullore kundër qeverisë që kemi parë në Kubë që nga viti 1959”- raportoi aktivistja kubane dhe historiania e artit Karolina Barrero për “The New York Times” përmes mesazheve me tekst. Presidenti amerikan Xho Bajden nxitoi të shprehte solidaritetin e tij me protestuesit përmes një njoftimi zyrtar për shtyp:“Ne qëndrojmë përkrah popullit kuban dhe…

Read More

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Nëse vini re se ju zë gjumi në vende dhe orare të çfarëdoshme, kjo është një tjetër shenjë që tregon çrregullim me gjumin, shkruan Brightside. Njeriu më i pasur në botë i habit të gjithë menjëherë pasi u kthye nga hapësira, Jeff Bezos komunikon vendimin e papritur: Do t’iu fal 100 milionë dollarë këtyre dy personave! Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo. Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Arben Smaçi. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit. Hetimi administrativ për prokurorin Smaçi u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Gjatë seancës dëgjimore të enjten më 15 korrik, Komisioni evidentoi se prokurori Arben Smaçi kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të rremë për çmimin e një apartamenti, ndërsa rezultoi me mungesa financiare të mëdha për justifikimin e pasurisë. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Smaçi kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi…

Read More

Këngëtarja Juliana Pasha dje u bë pjesë e një kurthi, të cilit arriti t’i shpëtonte me mjaft zgjuarsi. Gazetari i emisionin ‘Ora Verore’ u tha se Ardit Gjebrea ka thënë se ajo nuk meriton të jetë më në Këngën Magjike. Ndërkohë Juliana u shpreh se e njeh shumë mirë Arditin dhe se nuk mund të jetë gjë tjetër veç se një shaka. Ronaldo Sharka: Portalet shkruajnë se Ardit Gjebrea ka thënë se Juliana Pasha nuk meriton të jetë te Kënga më te Kënga Magjike. Juliana Pasha: Jo nuk është e vërtetë, e njoh shumë mirë Arditin.

Read More