Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime.

Nëse vini re se ju zë gjumi në vende dhe orare të çfarëdoshme, kjo është një tjetër shenjë që tregon çrregullim me gjumin, shkruan Brightside.

Njeriu më i pasur në botë i habit të gjithë menjëherë pasi u kthye nga hapësira, Jeff Bezos komunikon vendimin e papritur: Do t’iu fal 100 milionë dollarë këtyre dy personave!
Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo.

Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnia. Hipersomnia ndodh kur orët e gjumit shtohen gjatë natës ose ditës. Nëse vuani nga kjo gjë, me shumë mundësi mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës.

Pra, gjumi i tepërt nuk do të thotë gjithmonë çlodhje.

Ju mund të keni simptoma depresioni

Depresioni shfaqet me simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Nëse dikush përjeton insomnia për shkak të depresionit, dikush tjetër mund të përjetojë hypersomnia.

Mbase ka të bëjë me zemrën

Nëse po flini me orë të zgjatura, një shkaktar mund të jetë zemra sepse shpeshherë sëmundjet e zemrës kanë të tilla efekte te njerëzit.

I keni kontrolluar tiroidet?

Janë dy lloje tiroidesh që ndikojnë tek gjumi. Njëra prej tyre shkakton insomnian ndërsa tjetra hipersomnian. Hipertiroidizmi lidhet me gjumin 10-orarësh ose më shumë.

Ndonjëherë nuk ka ndonjë arsye kaq shkencore dhe këto probleme mund të lidhen me ndryshimin e stinëve dhe si ky ndryshim ju bën të ndiheni.

Kur nuk flini mjaftueshëm, gjasat janë që të doni t’i rikuperoni orët e humbura.

Gjumi juaj mund të ndikohet edhe nga rrugët e frymëmarrjes

Nëse ka ndonjë bllokim në rrugët e frymëmarrjes gjatë natës, gjumi ndërpritet. Bllokime të tilla janë të shpeshta dhe shtyjnë orarin e gjumit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here